Dy shqiptarë janë arrestuar në Teramo të Italisë, pasi akuzohen se kishin shndërruar një parking në zonën Villa Zaccheo–Petriccione në pikë shitjeje të kokaine.
Arrestimet u kryen pasditen e djeshme nga Skuadra Fluturuese e Policisë së Teramos, në kuadër të një operacioni të nisur pas disa raportimeve anonime për aktivitet të dyshimtë në këtë zonë.
Sipas autoriteteve italiane, dy shqiptarët, të moshës 23 dhe 34 vjeç, u kapën në flagrancë, teksa po kryenin një pazar droge. Ata u ndaluan në momentin e shkëmbimit të pesë dozave kokaine me një person të dyshuar, kundrejt shumave të parave.
Sjellja e kujdesshme dhe izolimi i tyre në parking ngjalli dyshimet e policisë, e cila ndërhyri pikërisht në çastin e transaksionit, që më pas u konfirmua si shitje droge.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën pesë doza të tjera kokaine, ndërsa në banesën e tyre u sekuestruan materiale për paketimin e lëndëve narkotike.
Po ashtu, policia sekuestroi edhe 1 450 euro, të dyshuara si të ardhura nga trafiku i drogës.
Dy shqiptarët u vendosën në arrest shtëpiak, në pritje të seancës për vlefshmërinë e masës së sigurisë dhe procedurave të mëtejshme gjyqësore, përfshirë edhe mundësinë e pranimit të fajit që çon në përfundim të përshpejtuar të procesit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
31 Janar20:46
Fillimi i fundit të çmendurisë me ndërtimet në Tirane? Të dhënat nga tregu e konfirmojnë këtë
Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë në Bashkinë e Tiranës ranë me 2.3 herë gjatë vitit të kal...
AKTUALITET
31 Janar19:52
1 vit në burg/ Veliaj, nesër, lë qelinë për disa orë
Erion Veliaj do të lërë të paktën për disa orë qelinë të dielën, ditën e parë të shkurtit, p&eu...
AKTUALITET
31 Janar19:36
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës/ Policia lë të lirë autorët, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim të blejmë bukë
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar në lagjen nr.14 në Nishtulla të Durrësit, ku një...
AKTUALITET
31 Janar19:26
Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000%
Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti.
Madje, disa prej ...
AKTUALITET
31 Janar18:44
Droni 'tradhtoi' bandën shqiptaro-greke! Goditet rrjeti që trafikonte drogë brenda Kampusit Universitar
Policia e Greqisë ka arrestuar dje katër persona, në afërsi të Kampusit Universitar në Zografou të Athinës. Sipas mediav...
AKTUALITET
31 Janar18:32
Shqiptari çan postbllokun e karabinierëve për t’u arratisur. Çfarë iu gjet gjatë kontrollit
Një 26-vjeçar shqiptar tentoi të arratisej nga një postbllok karabinierësh në Itali, teksa ndodhej duke trafikuar lëndë...
AKTUALITET
31 Janar18:22
Dumanin e mbron Garda me VKM të posaçme e jo KLP
Një lajm se ish-kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë kësaj kohe është kërcënuar, u përhap me shumë shpejtësi sot di...
AKTUALITET
31 Janar17:24
Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, babai i këngëtarit
Ka ndërruar jetë ditën e sotme, aktori Fitim Makashi.
Ai është edhe babai i këngëtarit të mirënjohur shqiptar, R...
AKTUALITET
31 Janar17:15
Vdiq sot pasi u qëllua me armë, mesazhet për një vajzë i sollën fundin tragjik 45-vjeçarit në Shijak
Një femër ka qenë shkaku i përplasjes mes të rinjve në Shijak, ku mbeti i plagosur rëndë Denis Cumani, ngjarje e ndodhur...
AKTUALITET
31 Janar17:08
U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani, autorët në arrati
Ka ndërruar jetë në spital, 45-vjeçari Denis Çumani, i cili u qëllua me armë zjarri në Shijak, nga dy kush...