“Është gruaja ime!”/ Besmir Mustaj qëlloi para banesë së ish-bashkëshortes, 22-vjeçarja: Më ka kërcënuar mua dhe partnerin
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh. Berisha u ...
Ndoc Macaj, kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër është marë i pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje”, pasi n&...
Një 23-vjeçar në Korçë, i cili duhej të qëndronte në arrest shtëpie, është kapur nga policia pas di...
Ish-ministrja socialiste Irena Beqiraj ka bërë një analizë të ashpër të mënyrës së qeverisjes së kryemini...
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të...
Deputeti i Partia Demokratike Arian Ndoja ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv. Gjatë bised...

Pas krizës financiare, borxheve dhe vonesave të Air Albania, duket se qeveria do t‘i vijë në ndihmë për të lekuiduar borxhet.
Piranjat kanë denoncuar në shumë raste problemet e kësaj kompanie duke vënë në dukje shqetësimet e qytetarëve dhe problemin që ka sjellë në treg kjo kompani!
Në vitin 2018 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqërisë Air Albania”, ku sanksionohej se kompania do të operonte në fushën e transportit ajror dhe do të kishte ortakë kompaninë publike Albcontrol si përfaqësuese të interesave të shtetit shqiptar dhe dy shoqëritë e tjera Turkish Airlines me kapital turk dhe MDN Investiment me kapital shqiptar, në pronësi të biznesmenit Sinan Idrizi.
Vendimi përcaktonte se Albcontrol bashkë me ortakun tjetër shqiptar duhej të zotëronin jo më pak se 51% të kapitalit të shoqërisë, me qëllim që kompania të kishte identitetin shqiptar të premtuar nga kryeministri.
Dhe kështu ndodhi. Në shtator të vitit 2018 qeveria miratoi aktin e themelimit të kompanisë Air Albania.
Në mars të vitit 2021 Piranjat trajtuan rastin e kësaj kompanie, se si Air Albania, që nga momenti i themelimit e deri më sot nuk ka bërë publike në asnjë moment bilancet ekonomike.
Por edhe ortakët shqiptarë, si Albcontrol dhe MDN Investimet, nuk kanë bërë publike të dhënat financiare të kësaj kompanie. Po ashtu as Autoriteti i Aviacionit Civil, edhe pse e ka përgjgejësi, nuk e ka monitoruar shëndetin financiar të Air Albania.
Ndërsa, Turkish Airlines, ka bërë publike të gjitha humbjet dhe detyrimet e Air Albania nga viti 2019-2024, ku rezulton se në total janë 105 milionë dollar humbje dhe borxhe të kompanisë shqiptare vetëm për Turkish Airlines.
Por ditën e sotme një artikull nga media e njohur ndërkombëtare “AeroTelegraph”, me bazë në Zvicër e raporton se qeveria shqiptare po shqyrton mundësinë e marrjes përsipër të borxheve të kompanisë “Air Albania” pas vështirësive financiare dhe ndërprerjes së aktivitetit të saj.
Duke bërë me dije se bëhet fjalë për 100 milionë euro detyrime të papaguara nga kompania, përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin, shërbimin e ushqimit etj.
Sipas medias, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka marrë përsipër të paguajë rreth 35 milionë euro për të shmangur procedurat ligjore.
“Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar. Kjo rrjedh nga detyrime të papaguara prej afërsisht 100 milionë eurosh, duke përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit, sipas raportimeve të mediave lokale.
Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë.
Shlyerja ndaj shtetit është planifikuar për një afat të gjatë. Air Albania ndërpreu operacionet afërsisht shtatë muaj më parë, pasi autoriteti i aviacionit pezulloi licencën e saj. Kompania ajrore është aktualisht në likuidim.”, thuhet në artikullin e medias së huaj.
Pak muaj më parë Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë pezulloi aktivitetin e “Air Albania” për shkak të shkeljeve kontraktore. Pas këtij vendimi, disa aeroporte ndërprenë shërbimet për kompaninë dhe kontraktorët bllokuan avionët e dhënë me qira./PiranjatNews
Departamenti Amerikan i Shtetit iu ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në botë që të tregojnë kujdes të shtua...
Në Shqipëri, projektet infrastrukturore zakonisht prezantohen si zgjidhje për trafikun dhe përmirësimin e jetës së qytetar&eu...
Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo, të Italisë. Sipas mediave t&...
Dy persona janë arrestuar në Sarandë pasi kishin kthyer lavazhin në një “dyqan” për shitjen e drogës. Në pra...
Përgjatë tetë viteve të fundit, korpusi prej 805 gjyqtarësh, prokurorësh dhe ndihmësish ligjorë të vendit kaloi n&e...
Një konflikt pronësie që zgjat prej dy dekadash në fshatin Imshtë të Lushnjës është rikthyer në qendër t&...
Në këto rreth 12 ditët e para të luftës në Lindjen e Mesme, shqiptarët po e blejnë naftën në tregun e pakic&eu...
Për dy puntata me radhë ju kemi treguar historinë fatkeqe të ish-bashkëshortëve, Leonard Marku dhe Gjovana Pecit, histori e cila n...
Kjo është vila në të cilën, dy javë më parë, denoncuam një call center mashtrues, bashkë me kolegët e emi...
Ndërsa vende të njohura evropiane si Spanja dhe Portugalia vijojnë të jenë shumë të frekuentuara nga turistët, ekzistojn...