AKTUALITET

Pjesë e organizatës kriminale në Greqi, kush janë katër shqiptarët me një sërë precedentësh penalë në të shkuarën?

S.B Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 18:02
Pjesë e organizatës kriminale në Greqi, kush janë katër
EVIS SHYTI DHE GENI ÇATO

GREQI- Policia greke ka bërë të mundur shkatërrimin e një organizate kriminale në Greqi. Anëtarët e organizatës kryenin disa lloje të ndryshme veprash penale si shpërthime, zjarrvënie, plagosje, falsifikime, vjedhje e trafik droge.

Mësohet se mes 17 personave, janë arrestuar edhe shqiptarët Xhorxhi Gjoka 43 vjec, Evis Shyti 40 vjec, Geni Cato 37 vjec nga Përmeti dhe Marsel Stafaj 36 vjec nga Tirana. Shqiptarët e arrestuar rezultojnë pjesëmarrës në disa prej episodeve të zbuluara nga policia greke.

Evis Shyti 40 vjeç, ka qenë shoqërues i parë i kumbarit Manolis Karagiannis, i vrarë më 27/6/2018, në orën 10 në mëngjes, në P. Faliro. Karagiannis, i cili pati një armiqësi të ashpër me “Kumbarin e Kumbarëve” Vassilis Stefanakos, konsiderohet nga autoritetet si krimineli famëkeq që qëndron pas vrasjes së oficerit të forcave speciale EKAM, Spyros Papachristou. Shyti përdor gjashtë emra të ndryshëm si Evis, Ervis, Kostas, Konstantinos, Kristo dhe Ilia si dhe mbiemrat Shyti, Rushiti, Boukouvalas dhe Prifti. Evis Shyti përdor një pasaportë me gjeneralitetet Kristo Prifti i datëlindjes 05.06.1984, e cila në fakt rezulton e falsifikuar dhe i përket një vajze shqiptare të mitur të datëlindjes 2017.

Evis Shyti rezulton i arrestuar në 2007 për shkelje të ligjit “Për automjetet e pasiguruara”, në 2011 është akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “zhvatje”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, në 2013 është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”, në 2014 është akuzuar për “vjedhje”, “grabitje”, “zjarrvënie”, “falsifikim”, “armëmbajtje pa leje”, në 2022 është akuzuar për “vjedhje”, në 2023 është akuzuar për “grabitje” dhe “armëmbajtje pa leje” për dy grabitje me armë në dyqanet “AB SHOP & GO” në Palio Faliro dhe në 2024 është arrestuar për “shpërthim eksplozivi”, “prodhim dhe mbajtje të lëndëve eksplozive”, “zhvatje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “dëmtim pasurie”.

Geni Cato 37 vjeç, rezulton i arrestuar në 2011 për “prishje të qetësisë në familje”, “hyrje dhe qëndrim i paligjshëm në Greqi”, “rezistencë ndaj policisë”, “falsifikim” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2012 është arrestuar për “vjedhje”, në 2013 është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”, “tentativë vjedhje”, “vjedhje” rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2014 është arrestuar pasi ishte dënuar me 9 muaj burg për “armëmbajte pa leje”, “rezistencë ndaj policisë” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët” dhe disa muaj më pas është arrestuar sërish për “organizatë kriminale”, “zhvatje”, “armëmbajtje pa leje”, “shkelje e ligjit mbi drogën”, “shkelje të ligjit për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”, në 2015 është arrestuar për një dënim prej 2 vite burg për “dëshmi e rreme” dhe pas disa muajsh edhe për “vjedhje”, në 2017 është akuzuar për një vjedhje banese të kryer në 2015 dhe po në të njëjtin vit është akuzuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2018 është arrestuar për “dëshmi të rreme”, në 2019 është arrestuar për “falsifikim dokumentash”, “falsifikim”, vjedhje”, “grabitje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2020 është akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”, në 2022 është arrestuar për “shkelje të ligjit mbi drogën” dhe në 2024 për “shpërthim eksplozivi”, “prodhim dhe mbajtje të lëndëve eksplozive”, “dëmtim prone” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Marsel Stafaj 36 vjeç, rezulton i arrestuar në 2006 për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2013 për “shfrytëzim pa leje të biznesit” dhe “armëmbatje pa leje” dhe në 2024 për “organizatë kriminale” dhe “shkelje të ligjit mbi drogën”.

Xhorxhi Gjoka alias Jorgo Gjoka 43 vjeç, rezulton i arrestuar në 2000 dhe 2001 për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, në 2003 për “armëmbajtje pa leje” dhe në 2011 për “grabitje dhe krijim organizate kriminale” dhe “armëmbajtje pa leje”.

evis shyti organizate kriminale arrestohet shqiptari ne greqi

greqi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan