Zbardhen detaje të reja nga hetimet lidhur me plagosjen me armë zjarri të shtetasit turk Halil Uçar mbrëmjen e së hënës në Tiranë. 39-vjeçari u plagos në ambientet e një restoranti turk në zonën e Saukut të vjetër. Sipas policisë autori është një shtetas turk me origjinë kurde.
Ai e ka qëlluar 39-vjeçarin me pistoletë nga një distancë e afërt, por i është bllokuar arma dhe i plagosuri ka marrë vetëm një plumb pranë barkut, ndërsa sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.
Për herë të fundit, autori është pikasur nga kamerat e sigurisë një rrugë pranë liqenit të Thatë. Burime bëjnë me dije se i plagosuri 39-vjeçari Halil Uçar nuk është treguar bashkëpunues me hetuesit për identifikimin e autorit dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Policia dyshon se i plagosuri merret me aktivitet të paligjshëm, pasi kishte disa ambiente me qira në kryeqytet. Grupi hetimor po heton edhe pistën nëse shtetasi turk merrej me aktivitetin ilegal të call center-ave apo të kriptomonedhave.
Hetuesit dyshojnë se konfliktet në aktivitetet e tij të paligjshme mund të jetë edhe shkaku i tentativës për ta vrarë 39-vjeçarin Halil Uçar.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Mars17:09
Kërcënohet me armë pronari i MCN TV, Endri Meksi! Persona të maskuar shfaqen në ambjentet e televizionit
Pronari i MCN TV, Endri Meksi ka kallëzuar në polici se është kërcënuar me jetë. Sipas kallëzimit të Meksit, në...
AKTUALITET
10 Mars16:49
Të shtënat me armë zjarri dje në Shkodër/ Zbardhet ngjarja, Barush Bregu që qëlloi në ajër dhe u arratis, pjesë e fisit Lici
Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri teksa policia tentoi ta...
AKTUALITET
10 Mars16:31
Ndryshohen masat disiplinore për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës, Komisioni i Ankimimit zbut dënimet
Komisioni i Ankimimit në Policinë e Shtetit, i mbledhur këtë të martë ka ndryshuar vendimin fillestar të Standardeve Profesio...
AKTUALITET
10 Mars16:10
KLSH: Bashkia Vlorë në shkelje ligjore në 22 tendera, me fond 6 mln € në kohën kur drejtohej nga Leli e Dredha
Rreth 60 drejtues e zyrtarë të tjerë të administratës së Bashkisë së Vlorës, pjesa më e madhe e të cil&eu...
AKTUALITET
10 Mars15:57
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në m&eu...
AKTUALITET
10 Mars15:55
Rikthehen paratë e IPARD, 146 milionë euro do të shpërndahen për bujqësinë shqiptare
Pas një periudhe 3 vjeçare të pezullimit të fondeve europiane për bujqësinë shqiptare, zhvillimet e datës 9 mars nga B...
AKTUALITET
10 Mars15:43
Shtohen truprojat për Altin Dumanin dhe Klodian Brahon, caktohen nga 8 bodyguardë për secilin
Garda e Republikës ka forcuar masat e sigurisë fizike për ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin dhe udhëheqësin aktual të institucionit,...
AKTUALITET
10 Mars15:11
Ura e Berluskonit në aksin Milot-Lezhë po shembet! Ekspertët: 20 firma marrin inerte në lumin Mat
Veriu i Shqipërisë rrezikon të mbetet i izoluar, për shkak të dëmtimeve të shumta të urës së ngritur mbi lum...
AKTUALITET
10 Mars14:50
‘Asgjë për t’u shqetësuar’/ Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli del nga SPAK pas 1 ore
Ish kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të marte, 10 mars.
Ende nuk ka informacio...
AKTUALITET
10 Mars14:41
Zjarr masiv në një sipërfaqe pyjore në Pogradec, era përhap flakët
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe pyjore pranë fshatit Leshnicë në Pogradec. Flakët e zjarrit po pë...