Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
"Dritan Rexhepi, ose Lulëzim Murataj, i njohur si "mbreti i kokainës", ka përdorur mekanizma të ndryshme dhe të sofistikuara për t'iu shmangur autoriteteve ekuadoriane dhe për t'u arratisur nga vendit", kështu e ka nisur shkrimin e saj, media infobae.com.
Rexhepi ka vuajtur dënimin me burg në Ekuador që nga viti 2004 pasi akuzohej për trafik droge, por u lirua në vitin 2011, teksa pjesën e mbetur të dënimit 13 vjeçar, Rexhepi do ta vuante jashtë burgut, në arrest shtëpie.
Sipas mediave, edhe pse gjyqtari i çështjes në fjalë ka vendosur disa masa për shqiptarin, asnjëra nuk është përmbushur, teksa nga informacionet zyrtare bëhet e ditur se në favor të Rexhepit kanë vepruar mbrojtësi publik, gjyqtari, zyrtarët e burgjeve dhe mjekët publikë.
Mbi Rexhepin ka dy kërkesa ekstradimi nga Shqipëria dhe Italia. Ndërkohë në vitin 2015, kur Rexhepi u dënua me 14 vite burg, Gjykata Kombëtare e Ekuadorit vendosi që shqiptari të ekstradohet sapo të përfundojë dënimin në Ekuador.
Disa dokumente të gjykatës italiane e identifikojnë Rexhepin, tani 42 vjeç, si mbreti i padiskutueshëm me akses në sasi të pafundme kokaine nga Kompania Bello, një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe që, sipas autoriteteve, ai kishte funksionuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, siç u publikua në nëntor 2021 nga The Eall Street Journal .
Infobae , si dhe disa media anglo-saksone, në nëntor të vitit 2022 dhe në mars të këtij viti njoftuan se Rexhepi nuk ishte më në Ekuador dhe se dikush kishte firmosur për të në të dhënat pranë organit kompetent.
Ky informacion u ratifikua nga Shërbimi i Kujdesit Gjithëpërfshirës (Snai), institucioni përgjegjës për burgjet në Ekuador, përmes një pakete dokumentesh për Rexhepin, dorëzuar presidentit të Komisionit të Mbikëqyrjes së Kongresit, Fernando Villavicencio. Ky medium ka mundur të qaset në të gjithë dokumentacionin zyrtar për rastin. Janë disa parregullsi që ishin të njohura për qeverinë dhe autoritetet gjyqësore.
Kur Rexhepi kërkoi lirimin paraprak, ai argumentoi se vuante nga lupus eritematoz sistemik, një sëmundje e pashërueshme dhe inflamatore në të cilën sistemi imunitar sulmon indet e veta dhe prek nyjet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.
Në vitin 2021, gjyqtari i garancive penale, Diego Poma, i akuzuar për favorizimin e trafikantëve të tjerë ekuadorianë të drogës të lidhur me kartelin Sinaloa, pranoi kërkesën e Rexhepit dhe vendosi se e drejta e shqiptarit për shëndetin mbizotëronte mbi ndalimin e tij për të mos lejuar ekstradimin e tij me përfundimin e dënimit të tij.
Sipas të dhënave të rastit, Rexhepi nuk ka mundur t'i qaset kujdesit apo mjekimit të nevojshëm për sëmundjen e tij në burg.
Një vit Piranja! Sot është përvjetori i emisionit Piranjat, një emision i cili për nga mosha do duhej të ishtë duke m...
Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit me përmasat më të vogla, të barabarta me ato të një pulle post...
TIRANË- E dashura e Stiven Toshkësit ka dhënë dëshminë e saj për autoritetet. Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se vajza, e ...
Një pjesë e madhe e tenderëve që zhvillojnë institucionet publike janë me konkurrencë të cunguar ose pa garë fare...
KAVAJË- Marsida Qaja, 33-vjeçarja që u bë protagoniste e kronikës së zezë në vitin 2019 pas vrasjes së ish-t&eu...
Autoritetet e përbashkëta të dy qeverive, ato të Shqipërisë dhe të Britanisë kanë hartuar ditën e djes...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një çift i moshuar u gjetën të vdekur brenda banesës s&eu...
Punonjësi i Bashkisë Patos, Bato Dalipaj, i cili u dhunua dje nga eprori i tij, ka treguar sot detaje nga sulmi i eprorit të tij, pasi nuk pran...
Prokuroria e Posaçme ankimon vendimin e pafajësisë për komisioneren e vettingut Etleda Çiftja e cila mori pafajësi në t...
Zhdukja prej 20 ditësh pa nam e nishan e dy 46-vjeçarëve në Sarandë Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit alias Krasniqi dhe ...