EMRAT/ Arrestohet biznesmeni dhe ish-kreu i Kadastrës Fier, ja akuzat që rëndojnë mbi ta
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Kastriot Haskaj dhe Ertis Shehu janë arrestuar nga Policia e Shtetit për llogari të Prokurorisë Fier në lidhje me një ç&eum...
Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojn&...
Protestuesit janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetar&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin e zhvilluar nga dega lokale në Krujë, ka folu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në Kuvendin e degës së Krujës. Gjatë fjalës së mba...
Eno Agasi është arrestuar ditën e sotme nga policia. Eno Agasi është kushëriri i Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë m&...
I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Gjykatës ...
Thashethemet për një kalim të Erling Haaland te Real Madridi vazhdojnë të qarkullojnë, ndërsa gazetari Ruben Martin beson s...
Pasi kanë kapur mat në rrugët e Tiranës Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën, protestuesit këtë herë janë për...
Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, R...
Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes së ndodhur disa ditë më parë në një argjendari në Pogradec në pronësi të Lytfi Alisë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Argjendaria” u vunë në pranga dy persona, si autorë të ngjarjes, ndërsa një tjetër u procedua penalisht për pengim të zbulimit të së vërtetës.
Të arrestuarit janë K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç, të cilët akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.
“Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient”, thote policia, e cila thekson se vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Argjendaria”, për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për vjedhje në një argjendari, ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër, i cili kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, në lagjen nr. 5, Pogradec, ku disa persona tentuan të vidhnin një argjendari, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Argjendaria”, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Si rezultat i operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, shtetasit:
K.T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç.
Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj një 29-vjeçari, për të cilin, për arsye hetimore, nuk mund të bëhen me dije hollësi të mëtejshme.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme
Gjatë ditës së sotme, kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike që ndodheshin në zonën e sektorit janë zhvendosur pran&e...
Një 19-vjeçar shqiptar bëri një pistë të Formula 1 në Autostradën Rajonale të Selanikut dhe u arrestua rreth or&e...
Policia e Shijakut, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka goditur një rast të kultivimit të b...
Që prej shtatorit të vitit të kaluar, projekti i Aeroportit të Vlorës ka hyrë në një sagë ligjore midis dy aksioner...
Hyrjet dhe daljet e vazhdueshme nga banesa e tij, si dhe lëvizjet e shpeshta të shpejta me skuterin e tij, kanë ngjallur dyshime tek hetuesit e S...
Një deputete socialiste është nën hetim nga SPAK. Kështu deklaroi gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se nuk mund të bënte pu...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 mars) në aksin kombëtar Korçë-Pogradec. Ngjarja ndodhi në afërsi të...
Betoni nuk po kursen asnjë prej zonave më të bukura në Shqipëri, teksa në këto radhë do të ndalemi në një...
Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje edhe nga hetimi i organizatës kriminale të vrasjeve dhe trafikut të drogës në Vlorë, e drej...
Katër shtetas shqiptarë të ndaluar nga autoritetet serbe janë liruar pa asnjë masë penale pas përfundimit të seanc&eum...