VIDEO/ “Ku ka qiell e tokë, aty jam unë”-Lulzim Caka udhëtonte lirisht në Zvicër dhe sfidonte policinë
“Piranjat News” kanë zbuluar se Lulzim Caka fshihej me dy identitete, duke përdorur emrin e rremë “Pepe”. Ai përdo...
“Piranjat News” kanë zbuluar se Lulzim Caka fshihej me dy identitete, duke përdorur emrin e rremë “Pepe”. Ai përdo...
Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshim...
Policia belge ka arrestuar tetë persona në kuadër të një hetimi për një rrjet ndërkombëtar të trafikut t&eum...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka finalizuar më 15 shtator 2026 një operacion që çoi në arrestimin në flagranc&eum...
Në një raport të detyrueshëm të parë të këtij lloji për Kongresin, inspektori tha se midis 28 shkurtit dhe 30 qer...
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin ...
Gjykata e Lartë shqyrtoi sot rigjykimin e çështjes që lidhet me masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Konflikti për pagat e magjistratëve u shndërrua në një përplasje të re publike mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtësi...
GJKKO shpall vendimin për të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi. Kujtoj...
Alket Rizai, shqiptari i dënuar për vrasje dhe i njohur për dy arratisje spektakolare nga burgjet greke, është rikthyer në qend&...

Një tjetër kullë po merr jetë në një nga lagjet më të vjetra të Tiranës, në rrugën “Qemal Stafa”, ngjitur me Shkollën e “Kuqe”. Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur lejen e radhës, ku në vend të banesave private, ato më karakteristiket në kryeqytet, do të “mbijë” një pallat plot 23 kate i lartë, që do t’u bëjë hije banesave përdhese të zonës.
Duket se, krahas qendrës së Tiranës, kullat po zhvendosen edhe në zonat më historike, duke dashur të zhdukin njëherë e mirë historinë e kryeqytetit, banesat apo gjithçka tjetër. Sipas dokumenteve që ka hulumtuar Vox News, planet vendore i kanë hapur rrugë këtyre kullave, ku rëndom firmat i bëjnë planet privatisht për t’ia servirur zyrtarëve burokratë të Bashkisë së Tiranës. Normalisht, ndërtimi sjell zhvillim, por të rrafshosh historinë apo gjithçka tjetër, duket se më shumë është zhdukje e identitetit. Vende për kulla ka plot, në Bulevardin e Ri, në fushat e Yzberishtit, afër Unazës së Madhe. Por jo në qendër, në ato vende që njihen si lagjet e vjetra të Tiranës.
A ka kulla apo pallate shumëkatëshe në zonat historike të Budapestit Vjenës, Berlinit, Romës, Madridit, Stambollit, Parisit etj?! Normalisht që jo, pasi ato ndërtohen në periferi dhe zona ekonomike, që sjellin zhvillim. Të dyja ecin paralelisht, por këta shtetarët tanë e kanë më të kollajtë t’i vënë shkelmin gjithçkaje.

Faksimile: Leja e ndërtimit e zbardhur nga AZHT për kullën 23 kate në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë
Sipas dokumenteve , ditët e fundit Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur një tjetër leje për kullë, në një nga zonat më të vjetra të Tiranës, në Njësinë Administrative Nr.8. Dikur, banorët e asaj zone njiheshin si “tiransit e vjetër”, ndërkohë tashmë nuk do të mundin të njohin komshinjtë ngjitur dhe jo lagjen, që sa vjen dhe tjetërsohet.
Në vend të ndërtimeve karakteristike, vilave 2 katëshe apo ndërtimeve me tulla apo edhe me qerpiç, po ngrihen pallate të stërmëdha, dikur me leje të Bashkisë së Tiranës dhe tashmë me leje nga KKTU. Në dokumente shkruhet se “zona ndodhet përgjatë rrugës ‘Qemal Stafa’. Prona ndodhet në një largësi 1 km në linjë ajrore dhe afërsisht 10 minuta me mjete automobilistike, nga qendra e Tiranës” thuhet në dokumente.

Në foto: Harta e zonës ku do të ndërtohet kulla e radhës në afërsi të Shkollës së Kuqe
Leja përcaktohen se bëhet fjalë për njësi banimi dhe shërbimi 21 dhe 23 kate, me zhvillues kompaninë “Primo Invest”, me pronar Ersi Ngjelën dhe Besnik Palucën. “Kulla kufizohet me pjesën veriore me objekte ekzistuese përdhese, në jug me rrugën kryesore ‘Qemal Stafa’, dhe në lindje perëndim me objekte banimi, kryesisht kate përdhe dhe një objekt ekzistues 5K. Funksionet që duhen implementuar në këtë zonë sipas studimit janë godinat të reja të propozuara me funksion banimi. Në këto godina mund të implementohen ambiente tregtare në katet e para”, thuhet në këtë dokument.
Pra, ka pasur plane studimi vendore që i hapën rrugën kullave. “Në shkallë më të gjerë kjo e kthen zonën në një pol shumë të rëndësishëm për qytetin e jo vetëm nga pozicionimi por edhe nga formulimi dhe miksimi i funksioneve publike me ato private”, vijon dokumenti.

Në foto: Projekti që është miratuar për t’u ndërtuar shumë afër qendrës së Tiranës
Në dokument shkruhet se në këtë projekt propozohet të ndërtohen rreth 9556.81 m² mbi toke, nga të cilat 279.22 m2 janë shërbime. “Planifikohet të ndërtohet 1 objekt 23 kate me funksion banim dhe shërbim. Gjithashtu është parashikuar që të ndërtohen 3 kate nëntokë me një total prej 3220.59m²” thuhet në dokumente.
Sipas saj, me një vendndodhje shumë pranë qendrës së qytetit, apartamentet luksoze janë në prani të hapësirave të gjelbërta të cilat ofrojnë një atmosferë qetësie. “Përdorimi kryesor do të jetë ai i banimit edhe pse këto hapësira do të përfshijnë edhe ambiente të ndryshme shërbimesh në formën e qendrës komerciale”, vijon dokumenti.
Sipas saj, në pronën që zhvillohet, pjesa me e madhe shkon për sistemimin e infrastrukturës, sheshe, trotuare dhe gjelbërim. “Hapësira përreth objektit do të sistemohet me trotuare, stola edhe pemë. Infrastruktura rrugore ekzistuese është e pamjaftueshme për qarkullimin e mirë të makinave dhe këmbësorëve kështu nga Bashkia Tiranë janë parashikuar ndërhyrjet në zonë si krijimi i një rruge ndërlidhëse midis aksit kryesore rrugës ‘Qemal Stafa’ dhe rrugës ‘Dervish Hekal’i”, vijon dokumenti./ VoxNews
Dyshimet për Ron Yeffet që është një personazh i dyshuar për mashtrim dhe zhvatje, tek të cilat do të ndalemi gjerë...
Kur ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj do të denonconte për herë të parë shtetasin izraelit Ron Yeffet, jo vetëm si mik të kr...
Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vite burg për Elona Kaleshën, 42 vjeçe me origjinë shqiptare, e akuzua...
Një aksident është shënuan mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Balldre-Torovice. Drejtuesi i një motori ka ...
Kuadër pas kuadri, po zhvillohen ngjarjet e natës fatale në dhomën e hotelit në Argostoli, ku 19-vjeçarja Myrto humbi jetën...
Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka dalë haptazi kundër ish-ministrit Pirro Vengu, për një tender të majmë, për baz&e...
Fermerë në zonën e Divjakës kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të kanalit kryesor vaditës, i ci...
Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Balldren-Torovicë, ku një çiklomotor ka dalë nga rruga dhe ësh...
Më shumë kokainë u sekuestrua në Tirolin Jugor. Gjatë një kontrolli në qytetin e Lanës, Guardia di Finanza (Policia Fina...
Në kuadër të kontrolleve të territorit, Policia italiane në Spoleto arrestoi një të ri 21-vjeçar shqiptar, i cili u ka...