Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...

Përdorimi i terminaleve virtuale për pranimin e pagesave online është në rritje këtë vit, por numri i tyre ngelet ende shumë i vogël.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2026 numri i terminaleve POS virtuale arriti në 389, në rritje me 59% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Terminalet POS virtuale mundësojnë pranimin e pagesave elektronike, zakonisht me karta, për të lehtësuar kryerjen e pagesave nëpërmjet faqeve të internetit. Ky produkt është i lidhur sidomos me platformat e tregtisë elektronike të bizneseve, megjithatë mund të përdoret edhe nga institucionet për të mundësuar pranimin e pagesave online për shërbimet publike.
Me gjithë rritjen e lartë të shënuar këtë vit, numri i POS-eve virtuale në Shqipëri ngelet në nivele të papërfillshme krahasuar me numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve.
Vlerësohet se zhvillimi i tregtisë elektronike në Shqipëri është ende i ngadaltë krahasuar me tregjet më të zhvilluara.
Sipas statistikave të INSTAT, 31.3% e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë shitur produkte ose shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.
Ky tregues është rritur me 3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, transaksionet e tregtisë elektronike përgjithësisht dominohen nga pagesat cash në dorëzim.
Qeveria shqiptare vitin e kaluar nisi një strategji për uljen e përdorimit të parasë cash në ekonomi. Pjesë e kësaj strategjie ishin detyrimi i bizneseve për pajisje me terminal POS për pranimin e pagesave me kartë, si edhe zgjerimi i aksesit për pagesa jocash edhe në institucionet publike.
Shqipëria ngelet një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.
Vlerësohet se afërsisht 40% e monedhës lokale në qarkullim qëndron jashtë bankave, pa përfshirë këtu valutat e huaja, për të cilat nuk ekzistojnë statistika zyrtare. Shqipëria është një ndër vendet me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave, çka nënkupton një shkallë të lartë të përdorimit të parasë cash në ekonomi.
Megjithatë, pagesat me kartë janë në rritje të shpejtë në vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej 16 milionë pagesa me kartë në pikat elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 28% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Tashmë, numri i pagesave me kartë në POS-e ka kaluar në mënyrë të qëndrueshme numrin e tërheqjeve cash në bankomate.
Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 56 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraja cash.
Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 58.3 miliardë lekë, me një rritje prej 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 18.3% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 17.4% i vitit të kaluar. / Monitor
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Një inxhinier teknologjie, Enrik Shënepremte, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku, gjatë një bisede me një...
Gazetari Osman Stafa, i ftuar në emisionin Prime News24 foli për protestën e sotme.Stafa u shpreh se është duke u bërë terror...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në rrjetet sociale mbi protestat që po ndodhin në Tiranë e mbarë vendin nga të rinjtë. Sot...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka denoncuar episode të tjera dhune dhe pengimi ndaj gazetarëve gjatë protestave të zhvilluar...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Të rinjtë vijojnë rezistencën para policisë. Një grup vajzash adoleshente janë bërë zinxhir përpara policis&eu...
Gazetari Poli Hoxha deklaroi se një grup aktivistësh, të mbështetur nga juristë, po përgatit një kallëzim penal në ...
Protestuesit kanë debatuar me efektivët e policisë, të cilëve u kanë bërë me dije se nuk paguhen nga Kryeministri Rama, ...