Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Banorët dhe fëmijët e zonës së Luzit në Fushë-Krujë kanë dalë sërish në protestë, duke bllokuar për të dytën ditë me radhë rrugën kryesore. Shkak është bërë gjendja e mjerueshme e këtij aksi rrugor, i cili prej vitesh është lënë në harresë totale nga autoritetet.
Në një lidhje live për 'Kafe Shqeto', drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja, tha se rruga e cila konsiderohet si pjesë e unazës së Fushë-Krujës dhe një arterie me rëndësi të madhe ekonomike, ku kalojnë rreth 2000 kamionë në ditë, është kthyer në një burim rreziku dhe falimentimi për komunitetin.
Sipas Kalasë, gropat e mëdha dhe mungesa e asfaltit e bëjnë thuajse të pakalueshme. Situata është veçanërisht alarmante për nxënësit e shkollës “Gjon Luka”, të cilët detyrohen të kalojnë çdo ditë në këtë aks pa asnjë mbikalim apo sinjalistikë sigurie, duke u ekspozuar ndaj aksidenteve.
Tonazhi i rëndë i kamionëve jo vetëm ka shkatërruar rrugën, por ka dëmtuar edhe trotuaret dhe tubacionet e ujit, duke thelluar më tej problemet e infrastrukturës.
Kalaja u shpreh se kjo gjendje zvarritet prej të paktën dy vitesh, pavarësisht premtimeve të pambajtura për asfaltimin e saj.
Në përfundim, ai i bëri thirrje drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) që të shkojë personalisht në terren për të parë gjendjen katastrofike të rrugës.
Deklarata e plotë:
"Edhe fëmijët, siç e shikoni, kanë dalë tani dhe kanë bllokuar rrugën, sepse kanë një kërkesë legjitime duan të shtrohet rruga. Kanë ardhur mbrëmë këta edhe kanë hedhur çakulli, por nuk shtrohet me çakull kjo. Kjo do asfalt.
Kemi qenë dhe dje në protestë. Dje e kemi bllokuar rrugën nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 12:00, pra për tre orë. Ndërsa sot banorët kanë dalë pa paralajmërim.
Ka dhe një problem këtu, te vendi ku unë jam pozicionuar, nuk ka një mbikalim që mund t'i kalojë fëmijët e shkollës nga njëra anë te ana tjetër e shkollës. Edhe është burim aksidentesh.
Që të kuptojmë diçka, kjo është një rrugë ekonomike, një rrugë e cila kalojnë të gjithë bizneset, rreth 2000 kamiona kalojnë në ditë këtu. është unaza e Fushë Krujës. Dhe nuk është bërë asnjë investim. Është hedhur vetëm çakull.
Ndërkohë gropat këtu janë me hy karrikja brenda. Shiko, t'ju them dhe diçka tjetër, këta banorë nuk kërkojnë asgjë tjetër përveç shtrimit të rrugës në këtë rast.
Pra duan që të shtrohet rruga sepse në verë e kanë shumë të vështirë për me lëvizur sepse ngrihen pluhurat në ajër. Kurse në dimër është baltë e madhe dhe nuk kalohet nga njëri trotuar te tjetri. Tani çfarë kanë bërë kamionët? Ngaqë është e prishur rruga, kamionët ndërkohë kalojnë në trotuar. Janë prishur dhe trotuaret.
Janë prishur tubacionet e ujit nga tonazhi i rëndë që kanë kamionat. Dhe këta herë pas here rregullojnë ndonjë tub, ndërkohë e lënë gropën hapur.
Janë pusetat të gjitha gjatë gjithë gjatësisë së rrugës hapur dhe këta prandaj kanë dalë këtu se i ka zënë halli vëlla. Ka dhe një problem tjetër, në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge ka biznese, ka lavazh, ka njerëz që shesin ushqime, pra, ushqimore, ka servis makinash dhe të gjitha janë të falimentuara.
Të gjitha bizneset janë të falimentuara për shkak se nuk kalon njeri. Pra nuk vjen asnjë makinë këtu se nuk ka rrugë. Është devijuar komplet trafiku tani nga Luzi, nuk kalojnë më makinat, prandaj në Fushë Krujë ka një trafik të rënduar. Njerëzit e Luzit janë këtu, janë në terren, janë në rrugë derisa të shtrohet rruga. Nuk tërhiqen këta."
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërk...
Në vitin 2025 rezulton se ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi që jetojnë e pun...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranë...
Në muajin korrik të vitit të kaluar, pajisja e akseleratorëve në Spitalin Onkologjik në QSUT, pësoi dëmtime. Ngjarja u...
Qeveria ka dërguar për shqyrtim në Kuvend projektligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe p&eum...
Katër persona shpalli në kërkim policie e Lezhës mbrëmjen e sotme në lidhje me atentatin me armë zjarri në një berb...
Një ditë pas atentatit me armë zjarri në Lezhës, policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim katër persona. ...
Në redaksinë e Piranjave ka mbërritur një denoncim shqetësues nga një qytetar lidhur me një produkt që tregtohet n&eum...
Një aksident ka ndodhur në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël. M&eum...
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së të dielës në Rrilë të Lezhës. Sipas burimeve, mës...