Reagimi i fortë i PPE: Të dëgjohet zëri i të rinjve shqiptarë, vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...

Një grupim banorësh të krahinës Dukat-Tragjas-Radhimë-Orikum, të mbledhur në një Kuvend Komunitar, kanë ngritur një thirrje urgjente drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës së Hagës për Krime kundër Njerëzimit dhe SPAK-ut, duke akuzuar qarqe politike dhe struktura shtetërore në Shqipëri për “krime të organizuara kundër komunitetit”.
Sipas tyre, prej më shumë se tre dekadash, e sidomos në vitet e fundit, banorët e zonës përballen me një presion të organizuar që synon shpërnguljen dhe shpopullimin e krahinës. Në dokumentin e tyre, banorët pretendojnë se institucione shtetërore, funksionarë publikë dhe grupe biznesmenësh po u mohojnë të drejtat themelore, duke përfshirë:
Të drejtën për konsultim publik në projekte që prekin jetën, shëndetin dhe pronat e tyre.
Të drejtën e pronësisë, të cilat, sipas tyre, po grabiten përmes falsifikimeve dhe presioneve.
Të drejtën për jetesë me identitet dhe dinjitet, duke i zhytur banorët në pasiguri e frikë.
Të drejtën e banimit, duke shembur ose kërcënuar me shembje shtëpitë e shumë familjeve.
Të drejtën për përfitimin e aseteve të zonës, si burimet e ujit në Tragjas, vijën bregdetare Radhimë -Orikum, Karaburunin dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Banorët theksojnë gjithashtu mungesën e infrastrukturës së denjë, duke përmendur rrugët e dëmtuara të Orikumit dhe pamundësinë e përdorimit të segmenteve rrugore në zonën e Dukatit, që sipas tyre përbëjnë rrezik real për jetën.
Në thirrjen e tyre, e cila i është bërë me dijeni edhe ambasadave të SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Amnesty International dhe OKB-së, komuniteti i zonës shprehet se është “në prag të shpërbërjes totale”, pasi po detyrohet të shpërngulet për shkak të pamundësive ekonomike dhe presioneve të vazhdueshme.
“Po kërkojnë të na shkatërrojnë me dhunë dhe të na shpërndajnë në të katër anët e botës. Ne kërkojmë që të mbrohen të drejtat tona, të ndalet ky krim dhe fajtorët të dalin përpara drejtësisë”, thuhet në dokumentin e banorëve.
Transporti publik nuk do të jetë më në varësi të bashkive. Nga shtatori i vitit 2026, autobusët, bashkë me hapësi...
Dy agjencitë ligjzbatuese europiane Europol dhe EUROJUST, kanë reaguar në lidhje me goditjen e grupit kriminal që trafikont...
Shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Përmet është pezulluar nga puna me urdhër të prokurorisë së Gjirokastr...
Një çift shqiptar është kapur nga policia italiane gjatë një operacioni të gjerë kundër grupeve kriminale n&eum...
Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së ...
Kërkesat e përsëritura për blerje materialesh shkollore në kopshtet publike të Tiranës dhe Kamzës kanë ngritur sh...
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka nisur procedim penal për dy shtetas, pas një konflikti fizik që ka ndodhur në lagjen "10 K...
Në tetor 2024, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nxënësit e shkollave të Tiranës do të...
Një 34-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Sarandës, pasi u kap duke vjedhur suvenire. Policia tha se Eridion Manush...
Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit kanë përcjell drejt banesës së fundit, djalin e tyre Bekim Halilaj, i cili humb...