Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Në tetor 2024, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nxënësit e shkollave të Tiranës do të përfitonin një vakt falas me nisjen e vitit të ri shkollor në shtator të këtij viti, pavarësisht të ardhurave të prindërve të tyre. Premtimi u përforcua nga kryeministri Edi Rama në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ku nga një podium në “Qytetin Studenti” ai theksoi se ushqimi në shkolla nuk do të futej vetëm në Bashkinë e Tiranës, por edhe në bashki të tjera që funksionojnë si qendra qarqesh.
“Do të vëmë në jetë projektin më të ri të përbashkët mes qeverisë dhe bashkisë, që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës,” tha Rama, duke e vlerësuar këtë si një hap drejt transformimit të shkollave në qendra komunitare.
Përfshirja e vaktit të drekës në shkolla është një premtim i vjetër i qeverisë dhe të paktën në Bashkinë e Tiranës, një projekt pilot mbeti në gjysmë të rrugës për shkak të mungesës së infrastrukturës. Por të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se premtimi rrezikon të mbetet në letër për shumë vite të tjera, pasi shkollat ekzistuese nuk kanë infrastrukturë dhe shkollat e ndërtuara rishtazi nuk kanë të parashikuara ambiente për mensa. Bashkia e Tiranës i tha BIRN se nga 26 shkollat e reja të ndërtuara në katër vitet e fundit në Tiranë, asnjëra prej tyre nuk parashikonte hapësira për mensa.
“Në projektet e miratuara nuk parashikohet ndërtimi i mensave si dhe nga ana e Drejtorisë së Investimeve, nuk është duke u menaxhuar ndonjë kontratë e veçantë për ndërtimin e mensave në shkolla,” deklaroi Bashkia në një përgjigje me shkrim.
Migen Qiraxhi nga organizata “Qëndresa Qytetare” i tha BIRN se ushqimi në shkolla u përdor si një premtim kryesor në fushatë, pa ndërmarrë masa konkrete për të realizimin e tij.
“Mensat në shkollat e arsimit parauniversitar u përdorën si një nga premtimet kryesore në fushatën elektorale. Megjithatë, në programin qeverisës ky zotim u reduktua, duke u parashikuar të zbatohet vetëm ‘në çdo bashki qendër qarku,” tha Qiraxhi.
Sfidat e infrastrukturës
Premtimet për futjen e ushqimit falas vijnë në një kohë kur arsimi 9-vjeçar, veçanërisht në Bashkinë e Tiranës, përballet me shumë sfida. Një pjesë e shkollave funksionojnë ende me dy turne në kryeqytet, ndërkohë që zonat e reja të banuara masivisht gjatë viteve të fundit vuajnë mungesën e institucioneve arsimore pranë tyre. Në shkurt 2025, Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit deklaruan se po bënin një studim fizibiliteti për aplikimin e programit të ushqimit në shkolla – por rezultatet nuk janë bërë ende publike. Sipas ekspertit të arsimit, Ndriçim Mehmeti, mbajtja e premtimit dështoi këtë shtator, pasi nuk u shoqërua me masat përkatëse.
“Hapësirat e gatimit dhe konsumimit të ushqimit duan mjedise të veçanta, higjenike, me dritë dhe të përshtatshme për këtë qëllim. Kjo nuk u bë dhe me shumë gjasa nuk ka mundësi të bëhet,” tha Mehmeti për BIRN.
“Një tjetër mundësi do të ishte edhe një mjedis gatimi qendror, si në rastin e Kosovës, por as kjo nuk ndodhi,” shtoi ai.
Sipas Mehmetit, sistemi arsimor në Shqipëri është jofunksional për shkak të mungesës së vizionit dhe mbështetjes nga qeveria.
“Strukturat e arsimit janë thuajse jofunksionale në mënyrën sesi janë ndërtuar, detyrat që kanë dhe punën që ato bëjnë. Duhet një riorganizm i ri, mentalitet dhe pasion për të ofruar një shërbim arsimor dhe edukativ të niveleve bashkëkohore,” theksoi ai.
Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” thekson se para se të flitet për ushqim falas për nxënësit në shkolla, duhen adresuar sfida të tjera infrastrukturore.
“Pengesa e parë që duhet adresuar është mësimi me dy turne. Vetëm në Bashkinë Tiranë, sipas projeksioneve tona, për të zgjidhur këtë problem duhen ndërtuar të paktën 21 shkolla të reja,” tha Qiraxhiu.
Bashkë me ushqimin falas, kreu i qeverisë premtoi edhe pilotimin e programit “After School”, por Ministria e Arsimit nuk jep afate konkrete.
“Ministria e Arsimit dhe Sportit, në kuadër të Planit Kombëtar të Veprimit për fuqizimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune dhe bullizmi për sigurinë në shkolla, ka parashikuar si masë pilotimin e programit ‘after school’, që do të përfshijë edhe komponentin e ushqimit që ofrohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore,” tha në mënyrë të përgjithshme Ministria./birn
Një 34-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Sarandës, pasi u kap duke vjedhur suvenire. Policia tha se Eridion Manush...
Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit kanë përcjell drejt banesës së fundit, djalin e tyre Bekim Halilaj, i cili humb...
Një 39-vjeçar, i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij ka rënë në pranga, ku sipas hetimeve, gru...
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pushuar një padi për shpifje kundër Flamur Nokës. Në njoftimin e shp&...
Hapja e profileve false është kthyer në një problematikë serioze në vendin tonë, në vetëm 24 orë, tre qytetar&...
Një aksident rrugor ka ndodhur në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Transballkanik. Auto...
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik të Policisë së Tiranës kanë nisur një procedim në gjendje të li...
Mediat greke kanë bërë me dije sot se grevisti i urisë, shqiptari Pano Ruçi (Routsis) u shtrua në Spitalin e Përgjithsh&e...
Policia e Tiranës ka njoftuar masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes së futbollit mes "KF Tirana" dhe "Partizani",...
Moti i keq ka përfshirë zona të ndryshme të vendit, duke sjellë reshje dëbore dhe temperatura nën zero. Në Steblev&eum...