AKTUALITET

‘Po na zhdukin prodhimin shqiptar’, Zeka: Qeveria fle, bizneset po mbyllen njëri pas tjetrit

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Qershor 2026, 10:41

‘Po na zhdukin prodhimin shqiptar’, Zeka: Qeveria fle, bizneset po

Ekonomia shqiptare po përballet me një krizë të thellë e cila po çon drejt zhdukjes së prodhimit vendas dhe mbylljes masive të bizneseve.

I ftuar në studion e "Kafe Shqeto", Florian Zeka nga Pro Export Albania ngriti alarmin për atë që e cilësoi si një krizë të rëndë të prodhimit shqiptar, duke akuzuar qeverinë për mungesë reagimi përballë problemeve që po godasin bizneset prodhuese.

Ai u shpreh se, zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe vonesa e masave mbështetëse po detyrojnë kompani të njohura të largohen nga Shqipëria, ndërsa prodhuesit vendas po humbasin terren edhe në tregun e brendshëm.

Zeka tha se qeveria tregohet tepër efikase kur bëhet fjalë për mbledhjen e taksave, por dështon të mbrojë sektorët prodhues, duke paralajmëruar se fundi i vitit mund të sjellë një valë të re falimentimesh dhe humbje masive të vendeve të punës.

Pjesë nga deklarata:

Atëherë, po aq dëm sa ka bërë këmbimi i euros, po aq dëm ka bërë edhe mungesa e vëmendjes së institucioneve jo vetëm ndaj sektorit tonë, sepse ne kemi qenë ata që kemi ngritur zërin më fort, por ndaj të gjithë prodhuesve. Po të shohësh edhe në bujqësi, po të shohësh edhe në sektorë të tjerë, vërejmë që në tregun tonë nuk kemi më produkte shqiptare. Po të shkosh të bësh një pazar, po themi në fruta-perime, sheh që patatet vijnë nga Egjipti, karotat nga Greqia. Nuk po flasim për produkte luksi, nuk po flasim për Rolex; po flasim për gjëra bazike, të cilat Shqipëria i prodhonte deri para pak vitesh dhe që ishin pjesë e tregut.

E njëjta gjë ndodh edhe me sektorin e manifakturës. Në një kohë kur ne kishim marrë një pjesë të tregut në rajon, po shohim që ato markat prestigjioze, ato kompanitë shumë të mëdha që kanë qenë 35 vjet në Shqipëri, po ikin. Po ikin për shkak të rritjes së kostove, po ikin për shkak të klimës së biznesit, po ikin sepse Shqipëria nuk është më atraktive. Me një fjalë, ashtu siç erdhën ndër vite, tani, me efekt domino, po ikin. Sepse, nëse nga një televizion i rëndësishëm largohet një gazetar i rëndësishëm, po themi si Flavio, edhe të tjerët do të ndjekin rrugën e tij. E njëjta gjë po ndodh edhe me sektorin tonë.

Kështu që ne po zhvlerësohemi dita-ditës, duke mos pasur mundësinë as të zhvillohemi, por as të bëjmë atë transformimin nga fason, nga material porositësi, në cikël të plotë.

Flavio, ne jemi përdorur gjithmonë si një amortizator social dhe, po të kthehemi pak vite përpara, në periudhën e pandemisë, i vetmi sektor që u la i lirë të punonte ishte sektori fason. Me një fjalë, në pandemi punuan mediat, policia, ushtria dhe manifaktura...

Mirë, ai është sektor tjetër që s’ka lidhje me ne. Po flas për ata që u lejuan të punonin. As me mediat s’ka lidhje. Normal, normal.

Shifrat tregojnë këtë humorin që po bën, sepse vetëm pak javë më parë, me dy goditje, u sekuestruan 300 milionë euro cash dhe 1 miliard e gjysmë euro asete. Do të thotë që, po ta krahasosh me GDP-në, është një shifër marramendëse. Po sikur organet e drejtësisë të bëjnë goditje të tjera, ku do të shkojmë ne? Është e frikshme.

Një pjesë e bizneseve kanë filluar ta implementojnë këtë. Ta implementojnë patjetër, sepse shumë biznese po mbyllen dhe ato, pavarësisht eksperiencës dhe gjithë atij know-how që kanë akumuluar për 30 vite, në fund të fundit kanë një problem më pak. Sepse në datën 10 apo në datën 15 nuk do të kenë për të paguar paga. Kështu që, nga njëra anë, e kanë marrë atë vendim.

Por ajo çfarë rëndon mbi ekonominë dhe mbi qytetarin është se mungon një pagë në shtëpi. Një pagë e cila për shumë vite ka qenë vendimtare për ekonominë familjare. Kështu që do të vazhdojë të reduktohet. Kur them që për tre vite do të jemi në 50%, nuk po flas për pas tre vitesh. Po të marr muajin gusht, në fund të muajit gusht, që do të jetë edhe periudha kur merren pushimet, do të kemi përsëri reduktime në sektorin e manifakturës. Madje, nëse vazhdon kjo situatë gjeopolitike dhe kjo situatë ekonomike e brendshme, mendoj se në fund të vitit, në dhjetor, do të kemi surpriza.

Surpriza do të thotë që shumë biznese të manifakturës, por edhe prodhues të tjerë, nuk do të kenë mundësinë, po themi, ta nisin vitin e ardhshëm.

Çfarë ndodh me ekonominë shqiptare? Atëherë, para pak ditësh ishim në një takim për të analizuar statistikat që kishte nxjerrë revista Monitor dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Na rezulton që, nga rritja prej 3.4% apo 3.8% që trumbetohet nga ndërtuesit, pjesën e luanit e zënë pagat dhe taksat. Kështu që rritja nuk është reale; nuk është 3.4% apo 3.8%, por është diku te 2%.

Dhe një vend i vogël si Shqipëria është gati në stanjacion, sepse një rritje prej 2% për një shtet si Gjermania do të ishte diçka e madhe, por për një shtet si Shqipëria, për një ekonomi si ajo shqiptare, 2% është e papërfillshme. Për ekonominë shqiptare, por edhe për xhepin e qytetarit. Kjo është ajo që po përjetojmë.

Kam përshtypjen se reagimi do të vijë vetëm falë presionit tonë, por edhe falë presionit të opozitës. Sepse, po të shohësh muajt e fundit, një pjesë e grupit parlamentar të opozitës është bërë zëdhënësi ynë në parlament. Po ashtu kemi çuar bashkë edhe ligje e projektligje për qeverinë, dhe nga informacioni që kam, në ditët në vijim do të dalin me strategjinë për “Made in Albania”.

Shpresoj që të jenë marrë parasysh kërkesat tona, por ka një problem, Flavio. Sa më shumë vonohen këto masa dhe sa më pak të menjëhershme janë, aq më shumë i afrohemi atij fundit që the ti, atij fundi të tmerrshëm. Kështu që mund të jenë masa të mira, por nëse vazhdojnë të vonohen, normalisht që nuk do të kenë efekt.

Le të marrim garancinë shtetërore, të cilën e paraqiti qeveria. Akoma nuk është firmosur VKM-ja për bankat e nivelit të dytë, në mënyrë që kjo të dalë në treg. Me një fjalë, kjo nuk është ndonjë masë e madhe, sepse në fund të fundit është një kredi me kushte shumë të favorshme, por nëse vazhdon të vonohet, i humbet efekti.

Kështu që kam përshtypjen se qeveria duhet të jetë më e shpejtë në marrjen e masave.

Unë e di që, kur është puna për të mbledhur taksat, është shumë efiçiente. Këtë e tregojnë edhe shifrat e tatimeve, ku tejkalohen planet si në dogana, ashtu edhe në tatime. Kështu që, ashtu siç është efiçiente në këtë drejtim, duhet të jetë edhe në ndihmën ndaj sektorit. Sepse, po të marrim një shifër, borxhi i jashtëm u ul nga 78% në 75%.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan