Shehi: Ramën e gjuan gjysma e Shqipërisë me gurë!
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
“ Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe pesë deputetëve të tj...
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkes&...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë ...

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë.
Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, por edhe propozon ndryshim të metodologjisë për llogaritjen e detyrimit.
Aktualisht për ndërtesat që përdoren për qëllim tregtar shkalla e taksës është 0,2% e vlerës së dyqanit. Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.
Për qytetet e tjera, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve. Për bizneset e rretheve niveli i taksës së ndërtesës nuk ndryshon, pasi nuk kanë ndryshuar çmimet e referencës, mbi bazën e të cilës llogaritet vlera e ndërtesës.
Konkretisht nëse një pronar dyqani me sipërfaqe 100 metër katror me vendndodhje në zonën kadastrale 1/1 që në terren përfshin zonat, si: Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk) ku çmimi i referencës së apartamenteve të miratuara në 2023 është 102,800 lekë për metër katror paguan në vit 41,120 lekë detyrim për taksën e ndërtesës.
102,800 lekë/m2 (çmimi fiskal) x2 = 205,600 lekë (çmimi i referencës 100 m2 = 20,560,000 lekë vlera e dyqanitx0.2% (shkalla e taksës) = 41,120 lekë detyrimi vjetor.
Krahasuar me çmimet e referencës së vitit 2018 detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës për këtë pronar u rrit 2,040 lekë në vit apo 5% më tepër.
Me projektligjin e ri propozohet rritje të shkallës së taksimit për ndërtesat me qëllim tregtar nga 0.2% që është aktualisht në intervalet 0.15% deri në 0.25%. Shkalla e taksës propozohet me rritje deri 25% nga sa është aktualisht.
Por vlera e pronës në këtë rast dyqanit nuk do të llogaritet më me dyfishin e çmimeve të referencës. Bazë për llogaritjen e taksës do të merret vlera e pronës që përdoret për aktivitet tregtar, por sipas çmimeve mesatarë për dyqanet do të jenë të reja të përcaktuara në hartën e vlerës së re të pronave. Për dyqanet çmimet mesatare do të jenë më të larta sesa e apartamenteve.
Konkretisht për një dyqan me vlerë 20,5 mln lekë e llogaritur me shkallën maksimale të taksës prej 0.25%, detyrimi vjetor arrin 51,140 lekë në vit apo 10,280 lekë më shumë apo 25% më tepër.
Po ashtu për kategoritë e tjera të ndërtesave përfshirë garazhet e mbyllura, të hapura, ambientet sportive, vlera e pronës me qëllim taksimin do të vijojë të mbetet sa 50% e vlerë. Ndërsa shkalla e taksës do të jetë sa nivelet e propozuara për ndërtesat nga 0.15 deri 0.25%. / Monitor
Dy të rinj plagosen me thikë pas një konflikti në Sukth, njëri jashtë rrezikut për jetën Një ngjarje e rënd&e...
Dhjetëra qytetarë po denoncojnë në redaksinë e News24 pamundësinë për të marrë shërbimet e Hipotekës...
TIRANË- Protestuesit janë zhvendosur para zyrës së kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë përsëritur thirrjen: Je...
Në pjesën e parë të PLUG, ndoqët se si miliona euro janë paguar kot, janë justifikuar me fatura fiktive, e për pasoj&eum...
Një grup protestuesish pritet të qëndrojë sërish gjatë natës para godinës së Kryeministrisë, duke e kthyer pre...
TIRANË- “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Arrestoni Ballukun”, “Shqipëri e Re”, &ldqu...
Prej më shumë se një orë e gjysmë mijëra protestues kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit, pas mbylljes së tubi...
Vdekja e aktorit shqiptar Gjergji Lala në Poliklinikën “Umberto I” në Romë ka çuar në hapjen e një hetimi nga P...
Prej disa ditësh, opinioni publik po mëson se si paratë e kokainës po pastrohen me lehtësi në Shqipëri fal kullave të fi...
Dikur një vend që eksportonte, sot, Shqipëria është shndërruar në një destinacion të punonjëseve të seksi...