Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë dhe më pas te Kuvendi, një pjesë e protestuesve kanë ushtruar akte të rënda dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore.
Policia e Shtetit, gjatë gjithë zhvillimit të tubimit iu ka bërë thirrje me megafon protestuesve të dhunshme që të distancoheshin nga dhuna, por sulmet ndaj punonjësve të policisë kanë vijuar deri në përfundim të tubimit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta.
Si pasojë e sulmeve drejt Policisë u dëmtuan 16 punonjës Policie, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie dhe dëmtime fizike.
Policia e Shtetit thekson se ka qenë e angazhuar gjatë gjithë tubimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të siguruar ushtrimin e së drejtës kushtetuese të tubimit paqësor.
Strukturat ligjzbatuese po dokumentojnë të gjitha rastet e dhunës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur në përmbushjen e misionit të saj për garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimit të ligjit, duke falënderuar qytetarët që kanë bashkëpunuar dhe janë distancuar nga aktet e dhunshme, si dhe gazetarët dhe punonjësit e medias për transparencën që kanë ofruar për publikun.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Shkurt20:59
VIDEO/ Policë civilë tërheqin zvarrë protestuesit
Pas mbarimit të protestës së opozitës, kanë nisur shoqërimet e protestuesve.
Forcat e rendit, një pjesë e tyre të ...
AKTUALITET
10 Shkurt20:55
Denoncimi i Malltezit: Policia heq etiketat e bombave të gazit që helmoi qytetarët
Jamarbër Malltezi ka reaguar pas zhvillimeve në protestën kombëtare të opozitës, duke hedhur akuza të forta në drejtim t...
AKTUALITET
10 Shkurt20:33
Gaz lotsjellës në fytyrë dhe goditje me shkop gome, policia dhunon deputetin demokrat (VIDEO)
Një incident i rëndë u regjistrua në protestën e opozitës para Parlamentit të Shqipërisë.
Deputeti i Partisë ...
AKTUALITET
10 Shkurt20:15
Protesta e opozitës, reagon ministrja e Brendshme Albana Koçiu
Ministrja e Punëve të brendshme, Albana Koçiu reagoi në rrjetet sociale pas protestës së opozitës, duke theksuar dhuna nuk ...
AKTUALITET
10 Shkurt20:12
Policia e Prodës dhunon gazetarët e mediave të huaja
Pre e dhunës së policisë kanë rënë edhe gazetarët e medieve të huaja, të cilët janë në vendin ton&eu...
AKTUALITET
10 Shkurt20:06
VIDEO-LAJM/ I lënduar dhe me pantallona të grisura, shihni se si kolegët transportojnë policin
Disa efektivë policie mbetën të lënduar gjatë protestës së sotme të opozitës para Parlamentit.
Një prej efekt...
AKTUALITET
10 Shkurt20:02
Policia bën bilancin paraprak: Ja sa efektivë u lënduan gjatë protestës
Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tre pu...
AKTUALITET
10 Shkurt19:46
Hidhen bomba molotov dhe lëndë piroteknike drejt policisë, i vënë flakën koshit të mbeturinave
Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria te Parlamenti, ku ka tension dhe përplasje mes protestuesve dhe kordonit policor.
...
AKTUALITET
10 Shkurt19:37
Protestuesit hodhën lëndë piroteknike gjatë protestës, lëndohet një punonjës policie
Gjatë protestës para Kryeministrisë, është lënduar dhe një punonjës policie.
Sipas raportimeve, shkak mund të jet&...
AKTUALITET
10 Shkurt19:23
I vodhi sende me vlerë prej 500 mijë eurosh, prezantuesja përballet me hajdutin shqiptar. Gjykata jep vendimin e dënimit
Prezantuesja dhe modelja holandeze Sylvie Meis, e cila jeton në Gjermani, ishte e pranishme në seancën gjyqësore për vjedhjen e ndodhur...