Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Neni 124 i ligjit për Policinë e Shtetit përcakton se policia për të realizuar mbledhjen e të dhënave mund të përdorë bashkëpunimin e fshehtë me individë, regjistrimin me kamera në mjedise publike, vëzhgimin në mënyrë të fshehtë të personave dhe mjediseve si dhe pajisjet gjurmuese të vendndodhjes. Pra policia përdor pajisje gjurmuese vetëm për vendndodhjen dhe jo interceptimin e telefonatave. Ndryshimet e mëvonshme të ligjit ia hoqën të drejtën e përgjimit, duke ia kaluar Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por, kjo s’e ka penguar policinë të përdor tashmë shumë hapur pajisjen e shumë debatuar Imsi-Catcher, një pajisje shumë e debatuar e cila u hetua kohë më parë nga prokuroria se përgjonte politikanë. Në atë kohë policia u justifikua se ishte pajisje trajnimi, ndërsa tashmë ajo përdoret në çdo kohë, sidomos gjatë “stinës së protestave të opozitës”.
Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Policia e Shtetit ka hapur me shpejtësi një tender me objekt “Suport teknik për DFPO”, me një fond limit prej 8.151.333 lekë pa TVSH, të ndarë në lote. Loti i parë ka një objekt “shërbim, support teknik i Njësisë së Përgjimit Ambiental”, me fond 1.568.000 lekë pa TVSH. Siç duket edhe nga objekti, policia ka një njësi të tërë përgjimi, të cilën mund ta përdorë në çdo kohë. Por, a nuk përcaktohej në ligj se policia vetëm mund të bëjë gjurmime?! Kjo pikë ngelet shumë e diskutueshme, pasi tashmë çdo gjë bëhet me normalitetin më të madh, me justifikime për “luftën kundër krimit”, kur në fakt dhjetëra herë punonjës me uniformë kanë qenë pjesë e këtyre grupeve.
Loti i dytë i tenderit të policisë ka një objekt “shërbim, support teknik të pajisjes MSCAN”, me fond 1.750.000 lekë pa TVSH. Ndërkohë, që loti i tretë bën fjalë për pajisjen e shumë debatuar; “Shërbim, support teknik të pajisjes IMSI CATCHER”, me fond limit 4.833.333 lekë pa TVSH. Por, shikoni pak afatin. Tenderi është hedhur në fund të muajit tetor, në muajin nëntor shpallet fituesi dhe firma ka një afat deri më 30 dhjetor 2024. Përse kjo ngutje e policisë? Për çfarë i do pajisjet e përgjimit në 2025-ën? Kujtojmë se viti i ardhshëm është vit zgjedhor, teksa në shumë raste opozita ka akuzuar mazhorancës se përdor rëndom policinë. Madje, akuza se “po përgjohen politikanë”. A të jetë edhe ky rasti?
Ligji i Policisë së Shtetit përcakton se policia vetëm gjurmon vendndodhjen. Po përse shërben pajisja e përgjimit në polici? Dhe, përse ka një Njësi Përgjimi në Policinë e Shtetit?
Në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës nisi një hetim për pajisjen e përgjimit, të cilën s’e gjeti kurrë pasi u fsheh në selinë e një ambasade të huaj. Pajisja e quajtur Imsi-Catcher ka si funksion interceptimin e komunikimeve telefonike mes individëve të ndryshëm në një territor të caktuar. Në atë kohë policia e mohoi një pajisje të tillë, duke thënë se ishte vetëm për trajnim dhe nuk shërbente për përgjimet e politikanëve.
Zhvillimet e mëvonshme sollën edhe pezullimin nga detura të drejtorit të atëhershëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Megjithatë, ashtu si shumë dosja të tjera, edhe kjo u arkivua dhe pezullimi i Çakos zgjati vetëm 2 javë dhe vetëm 3 vjet pas nisjes së hetimeve, dosja u pushua përfundimisht.
Tashmë, shumë vite pas këtij skandali, policia bën tendera për mirëmbajtje të një pajisje të tillë, të cilën e “fshehu” në atë kohë. Sipas policisë, pajisja vepron si një antenë false e telefonisë celulare dhe çdo telefon pranë saj mund të përgjohet në tekst dhe audio. Në shumë vende të botës përgjimi nga një pajisje e tillë ka shkaktuar debate, për shkak të shkeljes së privatësisë dhe është pasur me hartimin e ligjeve të rrepta./ Marrë nga Vox News
pamje nga protesta SHKODËR- Qyetarët e Shkodrës kanë nisur marshimin për atentatin me 3 viktima të 30 tetorit në fshatin...
SHKODËR- Ka nisur protesta në formë marshimi për atentatin me tre viktima në Shkodër. Të pranishëm janë...
SHKODËR- Ditën e sotme në Shkodër po mbahet një marshim-protestë pas atentatit mafioz të ndodhur pak ditë më...
vendngjarja SHKODËR- Atentati mafioz i 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, është ende pa autor, ndonëse disa person...
MILOT- Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ditën e djeshme në autostradën “Milot- Morinë...
SHKODËR- Policia ka arrestusr dy autorët e dyshuar të zjarrvënies në automjetet e Sabaudin Hoxha, ngjarje e ndodhur në or&e...
universiteti e elbasanit ELBASAN- Gjashtë pedagogë të Universitetit të Elbasanit janë arrestuar dhe një tjetër ësht...
foto ilustruese TIRANË- Një vatër me gripin e shpendëve (H5N1) është konfirmuar në fshatin Mëzez, në Tiran&eum...
anija libra e marines italiane ITALI- Nga e hëna "Libra", anija e Marinës, do të kthehet në stacionin e saj 20 milje nga Lampedusa...
foto ilustruese TIRANË- Mungesat në tregun e punës dhe rritja e pagave në dy vitet e fundit mund të frenojnë largimin e t&eum...