Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, Lamallari dënon aktin kriminal: Autori do të përballet me drejtësinë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...

TIRANË- Policia Rrugore ka bërë bilancin pas kontrolleve të kryera në të gjithë vendin me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Si rezultat i shtimit të kontrolleve me mjetet inteligjente janë pezulluar 126 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur. Gjithashtu në të gjithë vendin janë vënë mbi 27 mijë gjoba. Ndërkohë në pranaga kanë rënë edhe 35 shoferë.
Drejtoria e Policisë Rrugore
Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin, vijonë monitorimet intensive të qarkullimit rrugor në të gjtiha akset rrugore nacionale, urbane e rurale me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Monitorimet po kryhen nëpërmjet mjeteve inteligjente shpejtësimatëse, dronëve të cilësisë së lartë, e pajisjeve të tjera bashkëkohore që Policia Rrugore ka në dispozicion.
Njëkohësisht janë shtuar patrullat e lëvizshme, të mbështura nga Patrullat e Përgjithshme dhe "Shqiponjat", pasi në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane por veçanërisht në zonat bregdetare, është shtuar maksimalisht fluksi i lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve.
Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, nga Policia Rrugore, si rezultat i shtimit të kontrolleve me mjetet inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat dhe së fundi edhe teleskopët, për të evidentuar përdoruesit e celularit, gjatë drejtimit të automjeteve:
-janë pezulluar 126 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;
-janë arrestuar 35 drejtues mjetesh, nga këta 22 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 1 për drejtim mjeti nën efektin e narkotikëve, dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vënë 27 927 masa administrative, nga këto:
* 8008 për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit;
* 1479 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 1632 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 2094 për parakalime të gabuara;
* 678 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
* 234 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë;
* 345 drejtim mjeti/motomjeti në efektin e alkoolit;
* 11334 për parkim të gabuar;
* 2123 për shkelje të ndryshme.
Edhe gjatë javës së ardhshme, shërbimet e Policisë Rrugore do të vijojnë intesivisht monitorimet në të gjitha rrugët urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente dhe bazën logjistike bashkëkohore që kanë në dispozicion, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për përdorim të rrugëve alternative, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, t’u japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në qendrat urbane dhe akset nacionale.
Gjithashtu drejtuesit e kamionëve të zbatojnë me rigorozitet kufizimet e lëvizjes përgjatë fundjavës dhe festave zyrtare. Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
protesta TIRANË- Një protestues është arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me protestën e djesh...
zjarri SHKODËR- Zjarri i rënë pasditen e djeshme në Shkodër në tregun e rrobave të përdorura, la të shkrumbua...
DIBËR- Dy persona janë proceduar ditën e sotme në Dibër për vepra penale të ndryshme. Bëhet me dije se Prokuroria nisi...
DIBËR- Dy persona janë arrestuar në Dibër. Bëhet me dije se Agim Hoxha 56 vjeç banues në Burrel dhe Dritan Konesha 3...
ida dhe sokol mengjesi TIRANË- Avokati Sokol Mëngjesi u dhunuar brutalisht mëngjesin e 29 majit, dhe qëndroi në intubim për n...
foto ilustruese GJERMANI- Drejtësia gjermane ka nisur një gjyq ndaj një shqiptari dhe një turku, të cilët akuzohen për k...
aksidenti VLORË - Një aksident është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrethrrot...
zjarri SHKODËR- Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e djeshme një treg rrobash të përdorura në Shkodër....
foto ilustruese TIRANË- Efikasiteti dhe efektiviteti i autoriteteve vendore është i kufizuar, me pasoja negative tek ofrimi i shërbimev...
foto ilustruese TIRANË- Kompetencat dhe territoret e bashkive janë zgjeruar dukshëm pas reformës territorialë të vitit 2015 d...