Trump: Do të shqyrtoj kërkesën e familjeve të viktimave për publikimin e të dhënave të 11 shtatorit
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të dielën se do të shqyrtojë kërkesat e familjeve të viktimave të 11 shtatorit pë...
Tirana po përballet ditën e sotme me një trafik të rënduar, i cili përkon edhe me fluksin e makinave në ditën e par&eu...
Për ukrainasit, lufta ajrore e Rusisë është prej vitesh një realitet i përgjakshëm dhe i hidhur. Nga raketat, bom...
Nga analiza e pamjeve filmike, të cilat policia arriti t’i shqyrtojë vonë pasdite, u konfirmua se një nga personat kryesorë t&e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Roskovec, ku një person plagosi me çekiç ish-vjehrrin e ...
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të hënë në Tiranë, ndërsa aksioni qytetar shënon dit&e...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit, ku një shtetas dyshohet se është goditur me &ccedi...
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Europian ka mbetur sërish me ritme të larta në 10 vitet e fundit, dhe gradualisht po tejkalon va...
Moti do të jetë i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat pritet të shkojnë deri në 31&de...
Rikthimi në shkollë ka një paradoks: arsimi publik është falas, por hyrja në të nuk është. Një vrojtim i &cc...
Irfan Azizi, një personazh problematik që ka pasur përplasje me grupin Çopja të Elbasanit, ka lëshuar disa deklarata të forta me implikime politike në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Sipas raportimit të Daily Mail, Irfan Azizi nga Berati, teksa kërkon të fitojë azil në Britani ka pretenduar në sallën e gjyqit se vëllezërit Vëllezërit Çopja kanë kryer vrasje “me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm”, një akuzë e rëndë që është pasqyruar edhe nga Daily Mail. Pjesa që tërheq vëmëndjen në përgjigjet e tij, është ajo kur u pyet për fuqinë e grupit kriminal, ndaj të cilit ndihej i kërcënuar.
“Nëse mendon se ky grup është kaq i fuqishëm, pse nuk je kërcënuar që atëherë?” u pyet ai.- Ti thua se ata kanë fuqinë të vrasin njerëz ndërkombëtarisht, megjithatë nuk ka asnjë provë që të kenë bërë ndonjë kërcënim ndaj teje, apo jo?”
Azizi u përgjigj: “Këta njerëz kanë kryer vrasje për Kryeministrin me urdhër të tij dhe gjithashtu për Ministrin e Brendshëm. Unë kam prova. Ata nuk të paralajmërojnë kur do të të vrasin, thjesht vijnë për ty. Edhe herën e parë që erdhën të më qëllonin, nuk më paralajmëruan. Mund të shkoj të jap dëshmi, por kam frikë për familjen dhe gruan time. Nëse shkoj në Shqipëri, do të më vrasin dhe, për të mos ndodhur kjo, do të më duhet t’i vras unë ata, gjë që nuk dua ta bëj.”
Deklarata vjen nga një person që është i interesuar të marrë azilin politik dhe për këtë është i gatshëm të bëjë çdo pohim që e shton rrezikun e riatdhesimit. Normalisht thënie si këto, trajtohen me kujdes në çdo sallë gjyqi, për më tepër kur nuk mbështeten nga prova konkrete.
Megjithatë duke marrë parasysh se grupi Çopja e kishte bazën në Elbasan, duhet thënë se insinuatat e Irfan Azizit janë për kryeministrin Edi Rama dhe për ish-ministrin e Brendshëm, Taulant Balla që ka qenë edhe drejtues politik i PS për qarkun e Elbasanit.
Opozita e ka akuzuar vazhdimisht Taulant Ballën se është përfshirë në përplasjet e bandave të trafikut të drogës në Elbasan dhe sapo doli lajmi në mediat britanike, kreu i PD, Sali Berisha e komentoi menjëherë.
“Është e dokumentuar me dokumente zyrtare në dosjet e SKAP-it të partisë, me dokumente zyrtare, se Taulant Balla ka bërë ndërlidhjen direkte për probleme elektorale midis kartelit Çela dhe Edi Ramës.
Është e faktuar, në mënyrë zyrtare me dokumente zyrtare, me regjistrime, se Taulant Balla ka porositur vrasje. Dhe këto dokumente, këto regjistrime, janë djegur me proces-verbal i cili është publikuar në media nga gjykatësja Vyshka, mos gaboj dhe një prokuror tjetër” tha Berisha.
Kush është Irfan Azizi, miqësia dhe hasmëria me Talo Çelën
Figura e Irfan Azizit është raportuar për krime të rëndomta në mediat shqiptare. Raportime të mëhershme, që datojnë që nga gushti i vitit 2018 dhe shtatori i vitit 2021, e përshkruajnë atë si një person që merrej kryesisht me vjedhje automjetesh. Mes klientëve të tij të përhershëm në shitblerjen e automjeteve të vjedhura ishte edhe Talo Çela, vrasës me pagesë që sipas përgjimeve të Sky Ecc përdorej nga vëllezërit Çopja, me qendër në Dubai për eleminimin e kundërshtarëve në trafikun e drogës.
Por në nëntor të vitit 2020, Irfan Azizi i shpëton për mrekulli një atentati. Ai goditet me një plumb në dorë pasi armët e autorëve bllokohen. Përgjimet e SKY ECCC tregojnë se autor ishte pikërisht Talo Çela. Vrasësis me pagesë Talo Çela dyshonte se Azizi u kishte shitur bandave rivale një makinë që u përdor për të eleminuar vëllain e tij Bujar Çela. Përgjimet e Sky ECC zbulojnë se për dy javë rresht Talo Çela kishte shkuar thuajse çdo ditë në Berat, për të vëzhguar lëvizjet e Irfan Hazizit dhe për të organizuar atentatin e nëntorit të vitit 2020, kur ai u qëllua me armë në Berat nga një mjet në lëvizje.
Nga bisedat e zbardhura të aplikacionit SKY ECC, Talo Çela shfaqet si koordinatori kryesor i atentatit duke dhënë udhëzime për eliminimin e Irfan Azizit. Në një prej komunikimeve, ai i shkruan bashkëpuntorëve: “Duhet me e gjet patjetër, s’ka ku shkon”, duke kërkuar me insistim gjetjen e Azizit. Në një tjetër mesazh kërkon me insistim: “Mos e lini me na ik prapë, mbarojeni punën”.
Duhet thënë se Irfan Azizi dhe Talo Çela kishin qenë miq. Madje edhe kishin marrë pjesë në grabitje. Vetëm se rrugët e tyre ishin ndarë dhe Azizi e pa veten si shënjestër të grupit kriminal.
Shpërbërja e klanit Çopja
Për momentin vëllezërit Çopja kanë marrë një goditje të fortë nga autoritetet shqiptare dhe ato të huaja që i kanë çuar pas hekurave. Grupit iu sekuestrua një pasuri e konsiderueshme me 10 milion dollarë në kriptovaluta, hotele, vila, llogari bankare etj. Kreu i grupit, Hajdar Çopja, ndryshe “Dari” akuzohet në Shqipëri për një seri sulmesh me armë, që kanë pasur si pasojë vrasjen e 6 personave dhe plot 14 raste të ‘Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen’.
Hajdar Çopja është arrestuar në vitin 2024 në Emiratet e Bashkuara, pas një përplasjeje që ka përfunduar me plagosje dhe është dënuar me 4 vite burg. Ai është vëllai i madh i Franc Çopjas, i arrestuar në një nga Republikat Islamike dhe i ekstraduar në Belgjikë. Franc Çopja u dënua me 25 vjet burg në Belgjikë për një vrasje. Bashkëpuntori i tij, Mikael Qosja, u dënua me burgim të përjetshëm dhe ekzekutori i vrasjeve Flobenc Meçja mori gjithashtu burgim të përjetshëm.
Talo Çela, njeriu që kërkonte ekzekutimin e Irfan Azizit është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, duke marrë me vete të vërtetën për disa vrasje, për të cilat është shpallur në kërkim në Shqipëri.
Duhet thënë se banda e grupit Çopja u përfshi në një seri përplasjesh me grupet rivale, por arriti të infiltrohet edhe në disa projekte ndërtimi në Tiranë. Gjithsesi fakti që Irfan Azizi kërkon azil politik në Britani dhe është i interesuar që të alarmojë autoritetet britanike për rrezikun që i kanoset, ngre pikëpyetje mbi besueshmërinë e dëshmitarit, por edhe mbi motivet dhe kontekstin në të cilin është bërë dëshmia e tij.
Një bloger italian i cili identifikohet në rrjetet sociale si Lambrenedetto XVI denoncon me zë të lartë të vërtetën e ...
Një tjetër skemë mashtrimi po qarkullon në Shqipëri përmes mesazheve SMS, ku qytetarët mashtrohen në emër t&...
Një aksident ka ndodhur pranë tunelit të Elbasanit, duke shkaktuar kaos dhe bllokim të përkohshëm të qarkullimit. Sipas pam...
Tre shtetas të huaj janë ndaluar nga policia në Shkodër, pasi dyshohet se kanë tentuar të përhapin ideologji fetare tek ...
Një person ka mbetur i plagosur rëndë sot në Vlorë si pasojë e një sulmi me thikë. Sipas informacioneve paraprake, b&eum...
Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, i është drejtuar Gjykatës s&eum...
Autori i dyshuar, Vehid Murici, pas krimit të rënde ka shkuar në shtëpi duke ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij. N...
Magazina me kanabis në Peqin, pas pezullimit përjashtohen 7 zyrtarët e policisë. Pas hetimit disiplinor për shkelje të rën...
Policia ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin e ndodhur në Mamaliaj në Tepelenë, ku dy persona mbetën të plagosur. Blu...
Një grup i strukturuar kriminal që operonte në jug të Anglisë është goditur nga autoritetet britanike, pas një hetimi ...