AKTUALITET

"Prania e pajisjeve DPI u pranua zyrtarisht", Besmir Semanaj shpjegon se çfarë mund të bëjë Inspektimi i Thellë i Paketave: Momenti që të ndërhyjë SPAK!

n.f Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 20:12

"Prania e pajisjeve DPI u pranua zyrtarisht", Besmir Semanaj shpjegon

TIRANË- Inxhinieri elektronik, Besmir Semanaj përmes "Facebook" ka reaguar në lidhje denoncimin e tij të bërë 2 javë më parë për instalimin e DPI pranë ISP-ve. Ai falenderoi ASKS që konfirmoi instalimin e DPI pranë ISP-ve. Ai u shpreh se nuk flet asnjëherë pa prova ndërsa ka zbuluar disa detaje.

Në një postim tjetër Semanaj shkruan se nëse do të ishte e vërtetë se 100% e trafikut të internetit është i enkriptuar atëherë vendi ynë do të bëhej pjEse e Librit të rekordeve Guinnes si vendi i parë që e ka arritur këtë. Ai theksoi se si ekspert kjo deklaratë e bën të vërë duart në kokë.

Teksa ka cituar ChatGPT dhe dokumente online ai ka shpjeguar se Inspektimi i Thellë i Paketave, DPI analizon trafikun dhe zbulon se cilat aplikacione apo shërbime po përdor një përdorues. Ekpserti thekson se DPI gjithashtu filtron pasi mund të bllokojë, ngadalësojë ose përparësojë lloje të caktuara trafiku. Ai më tej shkruan se DPI mbikëqyr, modifikon të dhënat dhe zbaton politika si përshembull bllokimi i faqeve dhe censurimi.

Semanaj thekson se DPI nuk mund të deshifrojë përmbajtjen, por nuk është plotësisht i verbër. Sipas tij DPI mund të shohë adresat IP, emrat e faqeve, madhësinë e paketave dhe ritmin e trafikut. Ai shtoi se DPI është cenim i privatësisë pasi kjo paketë mund të gjurmojë sjelljen online dhe të ndërtojë profile përdoruesi.

Eksperti shkruan se ISP futet në mes, krijon një certifikatë të rreme dhe “sheh” gjithçka. Sipas tij kjo funksionon vetëm nëse përdoruesi ka instaluar një certifikatë. Ai shkruan se kjo shkatërron sigurinë e enkriptimit dhe është shumë e rrezikshme për privatësinë. Pasi ka listuar me burime disa hapa se çfarë ndodh në këto paketa ai bëri thirrje për ndërhyrjen e SPAK.

Ju lutem mos më besoni mua — hapni ChatGPT ose kërkoni në Google dhe lexoni vetë.
Siç u tha nga ASKS, “100% e trafikut të internetit është i enkriptuar.” Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë do të hynim në Librin e Rekordeve Guinness dhe do të ishim të vetmit në botë që e kemi arritur. Kur një deklaratë e tillë vjen nga një ekspert, të vjen natyrshëm të vësh duart në kokë.

Pastaj del një tjetër dhe thotë që “e bllokojmë TikTok-un në nivel pakete” — ndërkohë që po flitet për trafik të enkriptuar. U tha gjithashtu se DPI rrit sigurinë dhe mbron nga sulmet, gjë që në parim është e vërtetë. Por kam një pyetje të thjeshtë: Nëse DPI është kaq i dobishëm dhe pa rrezik, pse do ta hiqni pas një viti?Më poshtë po ju tregoj se çfarë bën DPI ndaj trafikut të enkriptuar. Këtë nuk e them unë, por e thotë vetë ChatGPT dhe çdo dokument serioz online.

Inspektimi i Thellë i Paketave (DPI) – Çfarë është dhe Çfarë Bën në Trafikun e Enkriptuar
Çfarë mund të bëjë DPI: • Analizon trafikun: Zbulon se cilat aplikacione apo shërbime po përdor një përdorues. • Filtron: Mund të bllokojë, ngadalësojë ose përparësojë lloje të caktuara trafiku (si video, torrent, etj.). • Mbikëqyr: Regjistron aktivitetin e përdoruesve për qëllime komerciale apo shtetërore. • Modifikon të dhënat: Mund të fusë reklama apo të ridrejtojë faqet. • Zbaton politika: Si p.sh. bllokimi i faqeve dhe censurimi.

Çfarë Ndodh me Trafikun e Enkriptuar? 1. DPI nuk mund të deshifrojë përmbajtjen, por nuk është plotësisht i verbër: • Mund të shohë adresat IP, emrat e faqeve (përmes SNI ose DNS), madhësinë e paketave dhe ritmin e trafikut. • Mund të përdorë metoda si “fingerprinting” për të identifikuar se cilin shërbim po përdor (p.sh. YouTube, Netflix).
2. Cenimi i privatësisë: • Edhe pa e parë përmbajtjen, DPI mund të gjurmojë sjelljen tënde online dhe të ndërtojë profile përdoruesi. • Në disa vende, përdoret për mbikëqyrje masive nga shteti.

3. Ngadalësimi i trafikut të enkriptuar: • Edhe pse trafiku është i koduar, DPI mund të kuptojë që po përdor një video ose telefonatë dhe ta ngadalësojë qëllimisht. 4. Sulme të tipit “Man-in-the-Middle” (MitM): • Në raste ekstreme DPI mund të përdorë interceptim të trafikut SSL/TLS: • ISP futet në mes, krijon një certifikatë të rreme dhe “sheh” gjithçka. • Kjo funksionon vetëm nëse përdoruesi ka instaluar një certifikatë • Kjo shkatërron sigurinë e enkriptimit dhe është shumë e rrezikshme për privatësinë.

Kjo nuk është më një çështje që u përket vetëm ekspertëve dhe mediave — tani është momenti që të ndërhyjë SPAK. Prania e pajisjeve u pranua zyrtarisht, ndërsa gjithçka tjetër vazhdon të mbetet në errësirë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan