AKTUALITET

Precedentët flasin, SPAK veproi ndryshe: Balluku e pandehur por pa masë sigurie

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Tetor 2025, 18:39

Precedentët flasin, SPAK veproi ndryshe: Balluku e pandehur por pa

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje të reja nga procedimi penal i nisur për numrin dy të qeverisë shqiptare, Belinda Balluku, njëkohësisht Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, pas marrjes zyrtarisht të pandehur nga Prokuroria e Posaçme për Tunelin e Llogarasë.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Qyno tha se me njoftimin zyrtar të akuzës nga ana e SPAK , Balluku mund të ketë kërkuar të njihet me aktet e hetimit dhe në një moment të dytë mund të japë sqarime para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për provat dhe aktet e procedimit ndaj saj.

Elton Qyno: Në fakt ishte planifikuar që ditën e hënë të kësaj jave, por për shkak të agjendës së zëvendëskryeministres, zonjës Belinda Balluku, nuk u mundësua prania e saj në ditën e hënë dhe për pasojë Prokuroria e Posaçme iu u drejtua me një fletë thirrje të re, pikërisht ditën e sotme që për me ditën e premte në orën 15:00.

Për si mund të pyetet një ministër që hyn në SPAK, qëndron 5 minuta dhe del. Po vetëm për dhënien e kredencialeve të personit, procedura zgjat më shumë se 20 minuta. Si mund të hysh aty dhe të mbarosh pyetjen për 5 minuta? Pra nuk ka asnjë... Nuk është pyetje, rrjedhë logjike apo të rrjedhë kohore, as dhe rrjedh rrjedhë ligjore, sepse nuk është proces-pyetjesh ky.Kjo është faza e të pandehurit ku një hetimi i qartësohet statusi juridik dhe njëkohësisht i thuhet dhe akuza për të cilën po hetohet. Po në momentin që po të qartësohet akuza dhe të komunikohet zyrtarisht akuza, pa diskutim që ti në këtë moment je i pandehur dhe pastaj të ofrohet, procedura ligjore në mënyrë ligjore që ti të jesh e gatshme t'i japësh deklarimet dhe pretendimet e tua përpara oficerit të policisë gjyqësore që është në këtë rast oficeri i BKH-së. Pra ti pastaj je i lirë, të japësh deklarime apo...

Besoj se që sot që zëvendëskryeministrja ka kërkuar që të njihet me aktet hetimore të dosjes për të cilën ajo po hetohet dhe më pas të vijë në një moment të dytë dhe t'i japë sqarime, lidhur me të gjitha pretendimet dhe të gjithë faktet apo provat që ata kanë administruar në procedimin penal kundër saj. Pra, sot zyrtarisht kemi akuzë për zëvendëskryeministren e vendit, që njëkohësisht është edhe ministre e infrastrukturës dhe energjitikës që është një post që ajo e mbante dy vjet e gjysmë apo tre vjet. Po, tani është e qartë zyrtarisht nga njoftimi i SPAK-ut që sapo ka mbërritur.

Janë disa forma hetimi që ka ndjekur SPAK-u, të cilat nuk kanë të njëjtin standard për hir të së vërtetës. Kur them nuk kanë të njëjtin standard, kam parasysh precedentët që i kemi, ku në momentin që është komunikuar akuza apo janë vënë nën hetim një në mënyrë të njëtrajtshme SPAK-u i është drejtuar gjykatës dhe ka kërkuar masë sigurimi për zyrtarët e lartë. Ku kam parasysh ish-kryeministrin zotin Sali Berisha, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin zotin Ilir Meta, dhe figura të tjera të rangut të lartë apo qoftë edhe të drejtuesve të sekretariate apo drejtorive të rëndësishme të vendit. Ndërsa në këtë rast nuk kemi ende një kërkesë për caktim mase ndaj Belinda Ballukut, apo qoftë dhe zyrtarëve të tjerë të cilët janë marrë të pandehur në këtë çështje.

Çështja ka natyrën e hetimit për shkelje të barazisë në tendera, gjë të cilën e kam raportuar edhe në televizion. Bëhet fjalë për një supervizim të lidhur me një kontratë 2 milionë euro, lidhur me mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga një kompani shqiptaro-turke në tunelin e Llogarasë.

Pra, është një situatë që e vë SPAK-un përballë dy standardeve. Një standard tonë edhe merr pandehur, por njëkohësisht edhe vendos masë sigurimi ndaj subjekteve që i ka në hetim, dhe tjetër kemi edhe një tjetër rast që është rasti i Belinda Ballukut, për të cilin ende nuk kemi marrë një masë sigurimi apo në gjykatë, apo qoftë dhe të kërkuar nga SPAK-u. E njëjta gjë si me Belinda Ballukun është vepruar nga i njëjti prokuror, nga prokurori Dritan Prençi, edhe me Benet Becin, i cili edhe pse ka një akuzë zyrtare për korrupsion në SPAK, edhe pse është vënë nën hetim dhe është marrë i pandehur, sërish nuk është kërkuar marrja e një mase në gjykatë, qoftë detyrim për t’u paraqitur apo qoftë edhe një masë më të fortë për të hetuar.

Atëherë po flasim për një procedim që ka lindur rishtazi nga një hetim tjetër. Kemi të bëjmë me një çështje që si të thuash është hetuar Ervis Berberi për rastin e korrupsionit të tij në përcaktimin e tenderave në një fazë dhe pikërisht kjo dosja e parë ka lindur procedimi ku edhe Ervis Berberi, por edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë po edhe zonja Belinda Balluku tashmë janë marrë të pandehur. Nuk do të thotë që kemi një rast të hetimit dhe çështja do të mbyllet këtu.

Pa diskutim që aty janë të sekuestruara dhe që nga momenti në moment mund të ekstraktohen biseda të tjera dhe që padyshim mund të sjellin edhe në një ëh, fakte të tjera për një qëllim të lindjen e hetimit të dytë apo të tretë për Belinda Ballukut. Ajo që dihet tashmë është që ndaj Belinda Ballukut ka dhe hetime të tjera. Kallëzime që kanë bërë jo vetëm qytetarët e vendit, por edhe kallëzime që kanë bërë edhe përfaqësues të subjekteve politike, Partia Demokratike i është drejtuar me një kallëzim penal ku kërkon nisjen e hetimeve për dy gjeneratorë të TVSH-së të lidhur me një kontratë, e cila është krejtësisht e njëanshme sipas kallëzimit të zotit Bardhi, ku e akuzuar, akuzuar më konkretisht Belinda Ballukun se ka lidhur një marrëveshje me një kompani amerikane me lidhje politike nepotike që ai ka qartësuar në këtë kallëzim dhe kjo çështje vazhdon që të jetë ende.

Ndërkohë që kemi një hetim tjetër me ëh, rrugën koncesionare që është ndërtuar nga Thumana në Kashar, e cila ka një kallëzim nga banorët e zonës, ka një kallëzim edhe nga subjekte private të cilat kërkojnë nisjen e hetimeve për procedura tenderuese për dhënien e këtij koncesioni. Ka dhe çështje të tjera, padyshim që ëh, janë në verifikim në SPAK dhe që kam përshtypjen nëse do të kishim një dobësim të pushtetit të Belinda Balluku, padyshim që këto çështje do të ëh, kishin një frymëmarrje më të lehtë për t'u hetuar nga SPAK-u dhe që padyshim do ishin edhe në nivele më të larta për sa i përket abuzimit të tyre ëh, në mënyrën se si janë kryer këto procedura tenderuese.

Pra, ka mjaft raste zonja Balluku për t'u hetuar në SPAK. Ky është rasti më i vogël që ka zgjedhur SPAK-u dhe për ta çuar, si të thuash, në një rrugë që ta çojë drejt fundit. Pavarësisht se ka një lloj divergence që me këtë gjë, kjo është shumë gjë e vogël, janë trime, këto gjëra ka ardhur pikërisht në Ministrinë e Infrastrukturës. Faktikisht kjo është një hap i guximshëm dhe duhet përshëndetur. Mos bëjmë tani sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë, se në fund të fundit si me 100 milionë, si me 1 milion, akuza është e njëjtë. Dhe marrësh gabim i njëjtë. Nga ana proceduriale. Pavarësisht se dëmi ndryshon, por që procedurialisht dhe penalisht, statusi është i njëjtë. Nëse merresh i pandehur me 1 milion lekë dhe nëse merresh i pandehur dhe me 100 milion lekë, statusi juridik është i njëjtë dhe besoj biem dakord këtu.

Por që kjo gjë sjell turbulenca në jetën politike për sa i përket edhe presioneve që do mund të ushtrojë opozita në parlament në qëllim kërkimin e dorëheqjes së zëvendëskryeministres apo qoftë edhe të ministres së infrastrukturës dhe që me dobësimin E qartë. që unë përmenda dhe pak më përpara mund t'i japë një frymëmarrje SPAK-ut dhe prokurorëve të së për të marrë guximin dhe për të çuar deri në fund këto çështje të mëdha, që tashmë rrinë të arkivuara apo të pluhurosura në zyrat e SPAK-ut.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan