AKTUALITET

Presion i fortë nga Brukseli/ Maxhoranca zbythet nga neni që ndalon pezullimin e zyrtarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 21:21

Presion i fortë nga Brukseli/ Maxhoranca zbythet nga neni që ndalon

Vrulli i madh i maxhorancës për të bllokuar pezullimin e zyrtarëve të lartë nga gjykatat duket se po zbehet në mënyrë të heshtur. Fiks një javë më parë, në 16 shkurt, maxhoranca depozitoi me urgjencë një projektligj për të ndaluar SPAK dhe Gjykatën e Posaçme që të pezullonin nga detyra anëtarët e qeverisë dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Drafti i propozuar nga vet kryeministri Edi Rama, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndryshonte nenin 242 të Kodit të Proçedurës Penale duke u dhënë imunitet nga masa e pezullimit, anëtarëve të qeverisë, Kryeministrit, Presidentit, Avokatit të Popullit, kryetarin të KLSH-së dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por pas depozitimit me urgjencë duket se maxhoranca ka ngritur frenat e dorës. Një burim nga brenda maxhorancës i tha Kapitalit se direktiva e ardhur nga lart është ajo që projektlgji të mbahet njëherë në sirtar dhe të mos avancohet me miratimin e tij, fillimisht në Komisionet Parlamentare dhe më pas në seancë.

Por cila është arsyeja e shfryrjes kaq të shpejtë të vrullit të maxhorancës për t'i vënë kufirin tek thana SPAK-ut dhe gjykatave? Arsyeja është një tjetër kufi, që këtë herë i është vënë vetë maxhorancës.

Presion i fortë nga Brukseli/ Maxhoranca zbythet nga neni që ndalon

Menjëherë sapo Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht projektligjin në Kuvend, në Tiranë mbërriten mesazhe të qarta nga Brukseli. Bashkimi Europian nuk mund t'u njoh qeveritarëve të Shqipërisë privilegje që nuk ua njeh zyrtarëve të tij.

Në Bruksel, drejtësia është e lirë të hetojë, kontrolloje e madje edhe të arrestojë eurodeputetë dhe zyrtarë të lartë të Parlamentit apo Komisionit Europian. Të gjithë këta nuk gëzojnë asnjë imunitet përballë drejtësisë, ndaj Brukseli nuk mund t'ia njohë këtë privilegj zyrtarëve të një vendi që aspiron për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Mesazhi për Edi Ramën dhe maxhorancën ka qenë i qartë; Kufizimet ligjore, që bllokojnë institucionet e drejtësisë janë një vijë e kuqe, e cila kthen pas procesin e anëtarësimit në BE.

Madje jo vetëm kaq. Paralelisht maxhoranca është paralajmëruar se mesazhet e Brukselit për këto cështje nuk do të jenë më konfidenciale, por do të shpallen publikisht.

Ky presion i drejtëpërdrejtë duket se ka qenë arsyeja se pse Edi Rama po tërhiqet në heshtje nga firma e tij. /Kapitali/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?