Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Prindërit e Martin Canit i cili u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Përveç amabasadës letra i drejtohet edhe institucioneve shqiptare, Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.
Në letrën e tyre thuhet se po bëhen tentativa për të manipuluar ngjarjen dhe për të shpëtuar fajtorët e vrasjes së djalit të tyre 14-vjeçar. Më tej shprehen se djali u vra në ambientet e shkollës, e konsideruar si institucioni më i sigurt i shtetit shqiptar, dhe për këtë askush nuk po merr përgjegjësi apo të japë dorëheqje.
“U vra në institucionin e shkollës që konsiderohej institucion i sigurt i shtetit shqiptar. Ka tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të shpëtuar fajtorët. Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit.”, thuhet mes të tjerash në letër.
LETRA E PLOTË:
Me që po ju drejtohemi juve, jemi Angel dhe Florina Cani, prindërit djaloshit 14-vjecar Martin Cani, që prej 3 javësh mungon në vatrën tonë familjare, pasi u vra në kohën kur ne besonim që e kishim të sigurtë në shkollë, institucion që administrohet nga shteti shqiptar.
Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit. Dhe më e pabesueshme dhe e pafalshmja është që po na vrasin dhe neve si prindër si dhe Henrin, vëllain e Martinit me tentativën për të tjetërsuar e manipuluar, duke mos e zbardhur ngjarjen qëllimisht, vetëm e vetëm për të shpëtuar fajtorët, të cilët ndryshe nga Martini jetojnë mbi Dhe.
E them këtë nisur nga informacionet që njerëzit përkrah meje kanë. Diskutimet dhe debatet që po bëhen nëpër studio televizive nga gazetarë të kronikës, prokurorë, avokatë, dhe ish-punonjës policie. Si dhe i frikësohemi edhe mënyrës sesi ka ndodhur në tragjedi të tjera ku autorët i kanë ndihmuar t’i shpëtojnë ndëshkimit.
Kam besim te ju si nëna e një djalit të mrekullueshëm dhe si përfaqësuesja e një Kombi që ka të shenjtë drejtësinë.
Ju lutem më ndihmoni duke ndjekur me seriozitet sjelljen dhe veprimet e institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë, të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.
Ne e dimë që Martini nuk kthehet më në këtë jetë mes nesh, por të paktën drejtësia mbi ata që më vranë dhe po më rivrasin djalin, do na japë mundësinë të jemi më të qetë e të fokusohemi te Henri, vëllai i Martinit, i cili nuk e di që Martini, nuk e sheh më, nuk e puth më, e nuk fle me të, si deri para 3 javësh.
Me respekt e dhimbje në Shpirt,
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
TIRANA- Drafti mbi të cilin do të punohet për një prej komponentëve siç është “Konsolidimi i reformë...
Edi Lulo ATHINË- Policia greke dy ditë pas vrasjes mafioze të regjistruar në Athinë ka rihapur edhe njëherë hetimet...
Nuredin Dumani TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar ditën e sotme q&e...
parashqevi simaku TIRANË- Rikthimi i Parashqevi Simakut pas zhdukjes së saj prej disa vitesh, ka qenë kryefjala e ditëve të fundit...
autori dhe viktima TIRANË- Seanca gjyqësore në ngarkim të autorit të vrasjes së Martin Canit ka nisur në Gjykat&eum...
parate dhe ilacet TIRANË- Pesë shqiptarë të Kosovës janë arrestuar sot në Rinas pasi tentuan të kalonin në kuf...
BERAT- Një 47-vjeçar me inicialet G. S., ka ndërruar jetë në Berat pasi gjatë punimeve nga një subjekt privat, ë...
TIRANA- Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për shitjen e lëndës narkotike ekstazis në ish-Bllok...
Durres DURRËS- Një 50-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ardh...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK ka kërkuar që dës...