
Një ligj kriminal dhe kancer për Shqipërinë e konsideron pastori Akil Pano projektligjin për barazinë gjinore që pritet të votohet sot në Parlament. Pastori dhe organizatori i protestës para Kuvendit, tha se ky ligj është kundërshtuar nga 98% e shqiptarëve.
“Është rast unikal që mazhoranca politike e një vendi tradicional si Shqipëria hedh një pr.ligj për ta votuar në kundërshtim me vullnetin e votuesve të saj. Është kundërshtuar nga 98 % e shqiptarëve. Shqipëria po përballet me këtë ligj kriminal një kancer që synon të ndryshojë jo vetëm perceptimin për gjininë, por edhe gjuhën e shkrimit, ligjit, diplomave, dokumenteve, tualetet neutrale në shkolla. Është ndërhyrje kirurgjikale e thellë”, tha ai për A2 CNN.
Pano thekson se ky është një ligj i censurës, pasi ka nen për sanksione nga gjoba të rënd aderi në burgosje. Sipas tij ky pr.ligj i quajtur për barazinë gjinore nuk ka lidhje me barazinë, por me ripërkufizimin e gjinisë.
“Ky është ligj i censurës që na kthen tek agjitacioni e propaganda. Gjuha me ndjeshmëri gjinore nënkupton se çdo qytetar dhe përfaqësues e njeri fetar nuk mund të jenë të ndershëm, me lirinë e besimit, e fjalës në të kundërt do të përballen me sanksione nga gjoba deri te burgimi se kanë futur nenet e gjuhës me ndjeshmëri gjinore. Nëse unë them pas miratimit të këtij ligji se ekzistojnë vetëm dy gjini, kjo gjuhë quhet diskriminuese për komunitetin LGBT. Ka një nen për sanksionet që fillojnë me gjoba të rënda 1.mln lekë të vjetra deri të burgosje. Kemi të bëjmë me një shoqëri kontrolli e censure, ku njerëzve u rrezikohet liria e besimit, ndërgjegjes dhe fjalës”, paralajmëron pastori.
Akoma më shqetësues sipas tij është edhe neni për ideologjizimin e fëmijëve.
“Kemi nenin për ideologjizimin e fëmijëve i gjithë zinxhir parauniversitar nga kopshte e shkolla do dëgjojnë ideologji nga grupet LGBT dhe ndryshim e transformim i kurrikulave në përputhje me këtë ligj. Djemtë në shkolla do dëgjojnë që mbase janë vajza të burgosura në trupat e vajzave apo vajza në trupat e djemve. Në këtë ligj emetohet si gjini e shumëfishtë e ndërthurur dhe gjithëpërfshirësi pra që nuk është me natyrë biologjike, por konstrukt social dhe kjo do t’u mësohet fëmijëve. Kemi të bëjmë me barazinë gjinore në sport dhe lejimin e transgjinorëve në sport”, thekaoi Pano.
Ai e quan spekulim se miratimi i këtij ligji është kusht për anëtarësimin në BE dhe thotë se vetëm dy vende të unionit e kanë atë.
“Është spekuluar shumë me idenë se është kusht për t’u bërë vend anëtar i BE. Janë vetëm dy vende në BE që e kanë këtë ligj; Gjermania dhe Malta, 25 vende të tjera e njohin gjininë në binaritetin mashkull femër”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 Nëntor10:36
I dënuar me mbi 5 vjet burg, kapet në Milot 28-vjeçari (Emri)
Në kuadër të planit të masave për kapjen e shtetasve në kërkim, policia e Lezhës ka vënë në pranga nj&e...
AKTUALITET
6 Nëntor10:35
Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit
Kemi një situatë të tillë-pronari i kompanicë farmaceutike, Nadir Çausholli, krijon dy kompani të tjera, “Medex Alban...
AKTUALITET
6 Nëntor10:31
Një minutë heshtje për Fatos Nanon në Kuvend! Sot në rend dite edhe projekt-ligji për barazinë gjinore
Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe një prej...
AKTUALITET
6 Nëntor10:24
Mediat e Turqisë: Kompania turke shkakton krizë politike në Shqipëri, fitoi 32 mln euro pa vënë asnjë tullë
Skandali i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me tunelin e Llogarasë po bën jehonë edhe në mediat turke. Gazeta e njohur e Stambollit, S&...
AKTUALITET
6 Nëntor10:16
Dorëhiqet nga policia Ritvan Pali, Ilir Proda i uli gradat pas arrestimit të Altin Morinës
Ritvan Pali, ish-shefi i Komisariatit nr. 2 që arrestoi të shumëkërkuarin Altin Morina, një ish-efektiv i RENEA-s i dyshuar për ...
AKTUALITET
6 Nëntor10:10
“Ka vetëm dy gjini”/ Nis protesta para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore
Kur sot pritet të kalohet në kuvend nga maxhoranca projekt-ligji për barazinë gjinore, qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur...
AKTUALITET
6 Nëntor10:06
Prokuroria lëshon urdhër arresti për avokatinë në Vlorë! Si u vodhi mbi 19 milionë lekë dy klientëve
Prokuroria e Vlorës ka lëshuar urdhër arresti ditën e sotme për një avokat. Sipas njoftimit, avokati akuzohet për veprat pe...
AKTUALITET
6 Nëntor09:59
Plagosja e 24-vjeçarit në Bathore/ Vihet në pranga autori, policia jep detajet për ngjarjen
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Bathore, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 2...
AKTUALITET
6 Nëntor09:34
Akuza për korrupsion/ “Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”, AMP arreston policin në Durrës
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrup...
AKTUALITET
6 Nëntor08:45
Kuçovë/ Sekuestrohen armë, municion dhe drogë, në pranga dy persona
Dy persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni policor, i cili u zhvillua në zonën e Kuçovës dhe Dimalit...