Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...

Ndonëse sistemi i self-care filloi të bëhej funksional për bizneset, që nga pasditja e djeshme dhe sot Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKSHI konfirmoi për “Monitor” se është në rregull, sërish subjektet raportojnë probleme.
“Nuk shkarkoj dot asnjë faturë, akoma nuk punon tamam”, thotë I.K, një ekonomiste.
“Nuk punon ende, duhet ta tentosh 20 herë dhe sërish del mesazhi ‘ju lutem kontaktoni administratorin'” thotë një tjetër.
“Fakti që u hap një moment mori 2-3 komanda nuk mjafton për t’u quajtur funksional. Është totalisht jo funksional, nëse të duhet të provosh gjithë ditën për një veprim që kërkon 3 klikime, nuk besoj se mund të quhet funksional”, thotë Armand Mala, kontabilist.
“Shumicën e kohës nuk punon e nuk janë transmetuar të gjitha dhënat deri sot. As fatura nuk shkarkon dot veç sheh, thotë E.S, një ekonomiste.
Të tjerë ankohen që edhe kur arrijë ta aksesojnë faturat e blerjes u shfaqën fillimisht deri ato të datës 21 janar e më pas në 24 janar.
Burime nga AKSHI thanë sërish se sistemi punon. “Ndoshta ka pak ngarkesë por është totalisht funksional. Është rikonfirmuar disa herë sot”.
Për javë me radhë, aktiviteti i subjekteve u bllokua, për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga e-Albania.
Dy ditë më parë, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.
Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve.
Sipas shoqatës, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj që raporton softueri dhe asaj që ka “gllabëruar” serveri tatimor është kthyer në një mision të pamundur. Pa këtë pasqyrë të qartë, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet në një ushtrim hamendësimi, duke cënuar parimin bazë të vërtetësisë./Monitor.al
Një sherr për motive të dobëta, ka shkuar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave në Sarand&eu...
Ish e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago, ka kërkuar heqjen e masës “Arrest në shtëpi”, në Gjykatën e Lartë. Gjy...
Ka dalë në dritë një tjetër skandal lidhur me gjyqtaren famoze, Irena Gjoka. Përveç mashtrimit me formularin e de...
Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autost...
SPAK çon për gjykim ish-drejtuesin e Prokurorisë Sarandë, një avokat dhe dy biznesmenë Kledian Llaho, i akuzuar për vepr...
Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi njoftoi të enjten se ka vendosur t’i japë fund bllokimit të pikave kufitare për ma...
Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë tek “Ura e Spatharit”, në Vaun e Dejës. Nj&eum...
Moderatori i njohur Florian Agalliu ka shënuar një fitore të rëndësishme në betejën ligjore ndaj Radio Televizionit Shqipta...
Transferohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë, kalimtari i lënduar tre ditë më parë në “përleshjen&...
Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon institucioneve ndërhyrje urgjente për realizimin e këtyre masave: Vendosja e Policis&eum...