“Keni paralajmëruar nesër anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...

KOSOVA- Banka Botërore ka njoftuar miratimin e ndihmës financiare prej 89.7 milionë dollarësh (87.2 milionë euro) për dy projekte të reja në Kosovë. Këto projekte synojnë forcimin e konkurrencës së sektorit privat dhe zhvillimin e infrastrukturës së transportit dhe tregtisë. Lajmi u bë i ditur të enjten përmes një deklarate për shtyp nga huadhënësi global. Projektet do të financohen përmes kredisë koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA). Projekti i Zhvillimit të Sektorit Financiar, me një vlerë prej 52 milionë dollarësh, dhe Projekti i Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit (TTFP) 2.0, me një buxhet prej 37.7 milionë dollarësh, do të kontribuojnë në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Ky projekt synon të rrisë stabilitetin financiar dhe përfshirjen ekonomike në Kosovë. Përmes tij, do të forcohen kapacitetet e Fondit të Sigurimit të Depozitave, do të sigurohet financim për firmat e pashërbyera dhe do të përmirësohen proceset e pagesave. Projekti synon gjithashtu të ndihmojë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) duke krijuar mekanizma për garanci kredie përmes Fondit Kosovar për Garanci të Kredive. Ky fond pritet të tërheqë deri në 200 milionë dollarë investime nga sektori privat.
Një tjetër objektiv i projektit është themelimi i Bankës Kombëtare për Zhvillim, e cila do të financojë projekte strategjike në përputhje me prioritetet e qeverisë së Kosovës. Fokusi i këtij projekti është në përmirësimin e infrastrukturës dhe sistemeve teknologjike për të ulur kostot e tregtisë dhe për të rritur efikasitetin e transportit. Përmes këtij projekti, do të implementohen sisteme elektronike të tarifave në rrugët kryesore dhe do të përmirësohet siguria në 21 vendkalime hekurudhore dhe një pjesë rrugore me rrezik të lartë. Këto investime do të lehtësojnë tregtinë ndërkufitare dhe do të forcojnë lidhjet ekonomike të Kosovës me vendet fqinje. Massimiliano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, theksoi rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Përqendrimi në përmirësimin e qasjes në financa për firmat dhe lehtësimi i lidhjes është një faktor kyç për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, dhe do të sjellë përfitime të qarta për Kosovën dhe qytetarët e saj. Këto projekte paraqesin një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të klimës së biznesit dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, duke synuar krijimin e mundësive të reja për sipërmarrësit dhe forcimin e lidhjeve tregtare të vendit me rajonin dhe më gjerë”./ Monitor
VLORA- Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Aeroportin e Vlorës, ku një drejtues kamioni mësohet se ka humbur jet&eu...
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të j...
Foto ilustruese TIRANË - Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat...
KOSOVA- Në Kosovë, shoqata e gazetarëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile reaguan me shqetësim të premten ...
Skënder Brataj TIRANË - Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shën...
KOSOVA- Policia e Kosovës njoftoi të premten vonë se e ka arrestuar një burrë dhe ka konfiskuar mjete shpërthyese, municion dhe ...
KRUJA-Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidh...
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Dimal. Mësohet se një 25-vjeçar ka p&e...
ITALIA- 13-vjeçarja me origjinë shqiptare Jennifer Alcani, e cila u aksidentua në Itali ka ndërruar jetë në spital. Sipas...
Klodiana Lala TIRANË - Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e Berishë...