Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Rritja e interesit turistik për Shqipërinë ka sjellë në vëmendje nevojën për të zhvilluar disa hallka të tjera të rëndësishme që rrisin përfitimet për ekonomitë lokale. Bëhet fjalë për zhvillimin e aftësive krijuese dhe nxitjen e zejtarisë dhe produkteve tradicionale që janë një element i rëndësishëm i turizmit. Pikërisht këtë synon të arrijë një konsulencë e ofruar përmes programit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe aksesit në zonat me potencial turistik.
Konkretisht në sistemin e prokurimeve të BERZH, Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) çeli një tjetër procedurë prokurimi që ka në objekt të saj “Zhvillimin e aftësive dhe nismave mbështetëse të ndjeshme gjinore për rimëkëmbjen e zejeve, tregtisë dhe produkteve tradicionale”. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave sipas të dhënave në faqen e BERZH është data 2 dhjetor.
Projekti i BERZH që përfshin një sërë zonash turistike në vend përmbledh jo vetëm aspektet e konsulencës por edhe të punimeve civile në segmente rrugore të rëndësishme. Kështu pak ditë më parë BERZH njoftoi fituesin për rrugën Shirokë-Zogaj dhe kufi me Malin e Zi një rrugë kjo e kërkuar prej vitesh nga banorët e zonës por edhe si nevojë e zhvillimit turistik që ka pësuar ky rajon.
Me një ofertë 4.7 milionë euro kompania fituese pritet që të plotësojë gjithashtu përveç përmirësimit të rrugës edhe furnizimin me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura. Më herët gjatë korrikut nga ana e FSHZH u çel tenderi për rrugën e Velipojës e cila është gjithashtu një zonë me potencial të lartë turistik.
Ky projekt që zhvillohet gjithashtu në Bashkinë e Shkodrës, është një vazhdim i projektit të urës së re mbi lumin Buna në zonën kufitare Shqipëri-Mali i Zi. Ai do të lidhë urën mbi lumin Buna me rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, pikën e kalimit kufitar dhe infrastrukturën ndihmëse. Projekti bën pjesë në programin që BERZH për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike dhe që po zbatohet prej disa vitesh. Ai ka një vlerë prej 40 milionë euro të financuara me grante dhe kredi të Bashkimit Europian, BERZH por edhe kontribut nga buxheti i shtetit./Monitor
Tirane TIRANË- Pensionistët janë mbledhur ditën e sotme përpara Kryeministrisë ndërsa po protestojnë për ...
Foto ilustruese GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një të moshuarve në në Kamena Vurlë...
Foto ilustruese SARANDË- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur r...
Foto ilustruese DURRËS- Një operacion policor është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Plazhit në Durrës. M&eu...
I moshuari TIRANË- Pensionistët janë mbledhur ditën e sotme përpara Kryeministrisë ndërsa po protestojnë p&eum...
Foto ilustruese DIBËR- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Peshkopi-Maqellarë&rdquo...
Foto ilustruese BERAT- Dy 18-vjeçarë janë arrestuar ditën e sotme në Berat pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje në...
foto ilustruese TIRANË- Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 39-vjeçar...
Foto ilustruese TIRANË- Ndryshimet klimatike por edhe fenomenet natyrore më ekstreme si efekt i tyre, kanë kthyer vëmendjen kudo në...
Foto ilustruese TIRANË- Një krahasim i Bankës Botërore për vendet e Rajonit ECA (përfshin 19 vende në zhvillim që n...