Në protestën e banorëve të Durrësit, deputeti i opozitës, Igli Cara, theksoi për Syri TV se projekti TID po zbatohet në mënyrë abuzive dhe cenon pronat publike dhe ato me trashëgimi kulturore.
Ai denoncoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se nën petkun e zhvillimit po favorizohet një organizatë private, e cila do të marrë menaxhimin e zonës pa garë dhe në shkelje të ligjit.
Pjesë nga deklarata:
Në fakt u njoftuam që sot do të ishte i pranishëm zoti Rama në një takim me banorët që janë të prekur nga projekti TID. Ju siç e dini, ne e kemi ndjekur hap pas hapi këtë projekt dhe kemi denoncuar me fakte dhe prova abuzimin që po bëhet me pronat e durrsakëve, si dhe natyrën korruptive të projektit, i cili prek interesat e Shqipërisë, jo vetëm ekonomikisht, por edhe nga ana e trashëgimisë kulturore.
Pra, nëse lejohet, shkurtimisht do t'ju shpjegoj për çfarë bëhet fjalë. Projekti TID ka disa vite që tenton të zbatohet. Ka nisur si një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Durrësit dhe AADF-së, një organizatë jo fitimprurëse. Në pamje të parë duket si një projekt pozitiv për zhvillimin dhe revitalizimin e zonës, por hap pas hapi shihet se qeveria ka një histori abuzimesh në emër të zhvillimit, duke vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe duke përfituar ekonomikisht për miqtë e Ramës. AADF-ja thotë se do të financojë një pjesë të projektit, ndërsa pjesa më e madhe e financimit vjen nga Ministria e Kulturës, e cila do të kompensojë edhe pronat e banorëve që do të preken. Bashkia e Durrësit do të bëjë investimet në infrastrukturë, energji e të tjera, por pronat e shqiptarëve mbeten me vlerë të madhe. Marrëveshja parashikon që pasi të realizohet projekti, ai do të menaxhohet nga organizata BID.
Pyetja është si mund të jepet një pasuri kombëtare, pronat e qytetarëve të Durrësit dhe trashëgimia kulturore për menaxhim nga një organizatë tjetër. Nëse është donacion, përfitimi duhet të shkojë tek qytetarët dhe të menaxhohet nga Bashkia e Durrësit, jo nga një organizatë tjetër. Bashkia dhe Ministria e Kulturës thonë se projekti do të jetë nën BID që në fillim, por kjo bie ndesh me ligjin dhe marrëveshjet e firmosura më parë, të cilat kërkojnë miratimin e pronarit për çdo ndërhyrje në pronat me trashëgimi kulturore (Ligji nr. 169/2020). Këto procedura nuk janë respektuar, prandaj i gjithë procesi është antiligjor.
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për banorët, por për të gjithë Shqipërinë dhe asetet kombëtare. Qeveria ka bërë zakon të vjedhë asetet kombëtare dhe t’i japë miqve të saj. Një pronë që i jepet BID-it nuk reflekton interesin e qytetarëve, pasi përfitimet shkojnë tek organizata e huaj, jo tek banorët apo Bashkia e Durrësit, që gjithashtu kontribuon në kompensim dhe investim.
Kjo është antiligjore dhe bie ndesh me të drejtat e pronës të garantuara nga Kushtetuta. Çdo tjetërsim i pronës për interes publik duhet të bëhet sipas ligjit, por në këtë rast të gjitha etapat janë shkelur. Zoti Rama ndodhet sot këtu për shkak të insistimit të banorëve dhe mediave, që kanë bërë publike protestat dhe denoncimet. Megjithatë, qeveria tenton të joshë qytetarët me oferta të dyshimta, si apartamente sociale, duke mos respektuar pronat legjitime të banorëve. Për më tepër, vlera e kompensimit për metër katror është dukshëm më e ulët se ajo e vendosur nga qeveria, gjë që tregon natyrën abuzive të projektit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Shkurt15:12
'Baks–Rrjolli, toka jonë', Fadromat largohen pas rezistencës së banorëve, disa të arrestuar
Banorët e fshatit Baks-Rrjoll kanë vijuar që nga mëngjesi i sotëm protestat për të ndaluar punimet në tokat e tyre,...
AKTUALITET
14 Shkurt14:49
"Nuk na dha asnjë alternativë"/ Banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi 2 orësh me Ramën: Nuk tërhiqemi
Banorët e prekur nga projekti TID kanë dalë të zhgënjyer nga takimi mbi 2 orë me kryeministrin Edi Rama në bashkinë e Du...
AKTUALITET
14 Shkurt14:43
Unaza e Fierit në gjendje alarmante! 400 metra rrugë kthehet në makth për shoferët
Unaza e Fierit në gjendje alarmante! 400 metra rrugë kthehet në makth për shoferët. Një qytetar ka denoncuar pranë redaksis&e...
AKTUALITET
14 Shkurt14:33
Një i plagosur me mjet prerës paraqitet në një spital privat në Tiranë, detajet e para
Një i plagosur me mjet prerës paraqitet në një spital privat në Tiranë. Raportohet se i plagosuri ka deklaruar se është ...
AKTUALITET
14 Shkurt14:30
“Rama ik”/ Protestuan kundër projektit TID, shoqërohen disa qytetarë në Durrës
Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Durrësit gjatë protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të Bashkise Durrë...
AKTUALITET
14 Shkurt14:26
Denoncimi i qytetarit: Kjo grua po tallet me fenë e krishterë (VIDEO)
Në redaksinë e “Piranjat” ka mbërritur një mesazh denoncimi nga një qytetar, i cili shpreh indinjatë për disa v...
AKTUALITET
14 Shkurt14:13
AKU kontroll në një baxho në Fier. Bllokohen gjalpë, djathë dhe gjizë pa etiketë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në...
AKTUALITET
14 Shkurt13:57
Banorët të pakënaqur nga takimi në Bashki, përfaqësuesja: Të anulohen veprimet e IKMT!
Banorët që preken nga projekti TID në Durrës kanë mbetur të pakënaqur nga takimi i zhvilluar në bashki, ku i pranish&e...
AKTUALITET
14 Shkurt13:31
Dita e Shën Valentinit sjell fluks në pikën kufitare Shqipëri–Kosovë
Fundjava e përkuar me Ditën e të Dashuruarve, ka sjellë një fluks të madh automjetesh në të dyja anët e kufirit S...
AKTUALITET
14 Shkurt13:03
57-vjeçari fiksohet me gruan e shokut: “Ty të ka vdekur burri, do të vish të jetosh me mua”
Këto mesazhe dashurie dhe devotshmërie nuk janë të një të riu të magjepsur pas një vajze të bukur në të...