Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...

Një përfaqësi e banorëve që preken nga projekti TID Durrës dorëzuan në bashki një dokument 15 faqësh, të firmosur nga 65 banorë, që i adresohet një sërë institucionesh shtetërore si bashkia Durrës, Ministria e Kulturës, Instituti i Trashëgimisë Kulturore, AADF, etj.
Duke marrë shkas nga shfuqizimi i VKM-së nr.442, që mban datën 3.6.2020, “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Durrës”, Grupimi Qytetar kundër projektit TID kërkon nga institucionet e përfshira pezullimin e zbatimit të projektit dhe fillimin e procedurave për shfuqizimin e tij tha arkitektja Entela Koja.
Shfuqizimi i Zonës së Re për Zhvillim, që përfshinte një pjesë të konsiderueshme të qytetit bregdetar, përfshirë edhe pjesë të zonës historike në qendër të Durrësit, solli si pasojë edhe shfuqizimin e Planit të Detyruar Vendor (PDyV) përkatës, që prishte 20 pasuri të paluajtshme, të cilat përfshihen në projektin TID.
Nisur nga rrëzimi i bazës ligjore ku mbështetej PDyV-ja dhe nga fakti që pronat sipër amfiteatrit, me shfuqizimin e VKM-së i kanë shpëtuar shembjes, Grupimi Qytetar kërkon shfuqizimin e projektit, që sipas banorëve de juro është rrëzuar, raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj.
“Duan të japin përshtypjen se projekti po vijon, por në fakt projekti ka rënë që në momentin që ata diskutojnë për rishikim dhe rishikimi ka ardhur edhe tek pronat që një pjesë e mirë e banorëve tashmë po sigurojnë dokumentet e pronave që ishin lënë me vite të pambyllura. TID-i është një Plan i Detajuar Vendor dhe fakti që ata po e rishikojnë tregon që ai që është ekzistues nuk është më në fuqi. Por ata nuk e pranojnë dhe nuk e vënë në mënyrë shkresore. Ne ia kërkojmë këtë në mënyrë shkresore”,- deklaroi Koja.
“T’i vërë gishtin kokës të shfuqizojë vendimin, se e ka në dorë. Ia kërkojmë kryetares së bashkisë ta heqi urgjentisht, ta shfuqizojë se shpëtuan shumë shtëpi dhe po gëzojnë. S’ke besë tek këto. Ai vjen natën dhe të shemb. TID-i vazhdon me forcat e veta. Ne na kanë në këmbë dhe më të dhunshëm. Shtëpinë nuk e lëshon njeri për lulishte. ta harrojnë!”,- tha banorja Rita Kazazi.
Banorët bëjnë të ditur se do ta vijojnë betejën ligjore në gjykatë, ndërsa do t’i drejtohen Këshillit Bashkiak me kërkesën për të pezulluar projektin e hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), që prish mbi 80 prona të qytetarëve durrsakë në zonën historike të qytetit dhe i shpronëson ato me vlera qesharake.
Mbi 55 mijë euro janë sekuestruar nga autoritetet kufitare në Malin e Zi. Paratë ishin fshehur brenda kornizës së dritës s&...
Prej katër ditësh, situata nga zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, vijon të jetë kritike...
15 persona janë arrestuar në lidhje me protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku pati tensione dhe përplasje f...
Për gazetarin Artan Hoxha, arrestimi i Ergys Agasit nuk është gjë tjetër veçse një dorëzim i kontrolluar. I ftuar n...
Euro vijon të këmbehet me 92 lekë në blerje dhe 92.7 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 2 s...
Këto fjalë Nexhmie Zaimi shkroi në letrën dërguar vëllait të saj në Tiranë në vitin 29 janar 1980. Një ...
Në teori, kur çmimi i karburantit rritet, drejtuesit e mjeteve priren të kufizojnë përdorimin e makinës. Në Shqipëri...
Korrupsioni mbetet pengesa kryesore që ngadalëson ose pengon reformat ekonomike dhe sociale në Shqipëri, ndërsa për zhvillimin e...
Rreth 2.5 milionë euro kamatëvonesa janë reduktuar gjatë vitit 2026 për klientët që kanë zgjedhur të shlyejnë...
Ditën e sotme (2 shtator) vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike. Moti pa...