Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Zëvendës Sekretarj së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, në një deklaratë për media, tha se projektligji “Për barazinë gjinore” nuk ka për qëllim të mbrojë të drejtat e grave apo të promovojë barazinë reale të mundësive, por përkundrazi, cënon themelet e familjes shqiptare, moralin shoqëror dhe sovranitetin kulturor të vendit.
Ajo kritikoi qeverinë për mungesë të politikave që mbështesin familjet e reja dhe të rinjtë, duke e akuzuar se po imponon koncepte ideologjike dhe ligje që shkojnë në kundërshtim me identitetin kombëtar dhe vlerat tradicionale, ndërsa Shqipëria përballet me shpopullim, plakje të popullsisë dhe rënie dramatike të lindshmërisë.
Haxhiu theksoi se Partia e Lirisë do të qëndrojë kundër çdo ligji që dobëson familjen dhe të drejtën e prindërve për edukimin e fëmijëve të tyre.
Deklarata për media:
Projektligjit “Për barazinë gjinore”, nuk synon mbrojtjen e grave apo barazinë e mundësive të grave, por cënon drejtpërdrejt themelet e familjes shqiptare, moralin shoqëror dhe sovranitetin kulturor të vendit tonë.
Ndërsa Shqipëria po përballet me shpopullim masiv, plakje të popullsisë dhe rënie dramatike të lindshmërisë, qeveria nuk sjell politika që mbështesin familjen dhe të rinjtë, por përkundrazi urdhëron votimin e ligjeve që e dobësojnë familjen. Partia socialiste po e thellon edhe më tepër krizën demografike që rrezikon vetë ripërtëritjen e kombit shqiptar.
Qeveria në vend që të ofrojë mbështetje reale për familjet e reja përmes politikave të strehimit, lehtësive fiskale, përmirësimit të arsimit dhe shëndetësisë apo zbutjes së varfërisë, përpiqet të imponojë koncepte ideologjike që bien ndesh me identitetin tonë kombëtar dhe me vlerat tradicionale mbi të cilat është ndërtuar shoqëria shqiptare.
Përkufizimi i gjinisë si “konstrukt social”, futja e termave si “identitet gjinor” dhe “shprehje gjinore”, si dhe përfshirja e edukimit gjinor në shkolla, përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në sistemin arsimor dhe në të drejtën kushtetuese të prindërve për të edukuar fëmijët e tyre. Po ashtu, dispozitat që mundësojnë zëvendësimin e koncepteve biologjike të burrit dhe gruas, rrezikojnë të hapin rrugën për interpretime që bien ndesh me Kodin e Familjes dhe me parimet themelore të rendit shoqëror.
Shqiptarët po ikin cdo ditë. Cdo ditë ikin të rinjtë. Lindjet janë në nivelin më të ulët që nga vitet ’30. Ndërkohë qeveria nuk sjell politika për nxitjen e lindshmërisë, për ndihmën e familjeve të reja, për subvencionimin e çerdheve apo për strehim të përballueshëm. Qeveria sjell ligje që e sulmojnë vetë familjen dhe përpiqen ta zëvendësojnë atë me nocione të paqarta, që i shërbejnë axhendave sorosiane.
Pse nuk flasim për ndihmën ekonomike për nënat e reja?
Pse nuk flasim për uljen e kostove të jetesës, për sigurimin e një shtëpie për çdo familje të re?
Pse nuk flasim për mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara, për arsimin cilësor dhe për kujdesin shëndetësor falas për nënat dhe fëmijët?
Sepse kjo qeveri nuk ka prioritet shqiptarët, por projektet që i vijnë nga jashtë, me fonde që pasurojnë xhepat e tyre. Ky ligj nuk është për barazi, por për nënshtrim ndaj axhendave që duan të zhbëjnë dallimet natyrore mes burrit dhe gruas, për të shkatërruar themelet e familjes shqiptare.
Partia e Lirisë kundërshton çdo përpjekje për të zëvendësuar barazinë reale të mundësive midis burrit dhe gruas me barazi artificiale e cila përdoret për të imponuar diversitet të detyruar në çdo fushë të jetës shoqërore.
Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për politika që mbrojnë familjen, nxisin lindshmërinë, mbështesin prindërit dhe forcojnë unitetin shoqëror, jo për eksperimente ideologjike që prodhojnë ndasi, konfuzion dhe cënojnë identitetin kombëtar.
Partia e Lirisë do të qëndrojë fort kundër çdo ligji që synon të shkatërrojë themelet morale e shoqërore të kombit shqiptar dhe do të kërkojë rishikimin e çdo neni që cënon familjen, sovranitetin dhe të drejtën e prindërve për edukimin e fëmijëve të tyre.
Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit ka hyrë në ditën e 32, ndërsa tensioni mes punëtorëve dhe...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin ndaj dy oficerëve të policisë së shtetit në Shkodër pasi dyshohet se kan&e...
Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në zonën e Freskut në Tiranë. Në pamjet e siguruara nga Piranjat.al...
Drejtuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka komentuar procesin dhe rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale që u mbaj...
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtur ditën e djeshme në ...
Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjyaktën e Apelit, ka shprehur keqardhje për ngjarjen tragjike nëpë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të demokratëve tha se ligji për barazinë...
Një 34-vjeçar u shpall në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përndjekur ish-vjehrrin e tij. Ndërkaq, në...
Disa persona përfunduan në prangat e policisë së Tiranës nën akuza për vepra të ndryshme penale. Specialistët p&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit të demokratëve kundërshtoi heqjen e të drejtës ...