Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...

Një projektligj i ri për menaxhimin e pyjeve në Shqipëri po lëviz në drejtim të kundërt me nevojat aktuale, duke propozuar një centralizim të thellë të ekonomisë pyjore në vend të decentralizimit të kërkuar prej kohësh. Sipas ekspertëve të fushës, kjo lëvizje rrezikon jo vetëm menaxhimin e qëndrueshëm të rreth 69% të territorit të vendit, por edhe mirëqenien e komuniteteve lokale, të cilat janë përdoruesit tradicionalë të këtyre pasurive.
I ftuar mëngjesin e sotëm në ''Kafe Shqeto", Hasan Cani, drejtues Departamenti i Pyjeve në PD tha se kjo nismë e re ligjore synon të centralizojë ekonominë pyjore, një hap që shihet si i gabuar dhe në dëm të reformës së papërfunduar për t'ua kaluar administrimin e pyjeve pronarëve fundorë.
Këta të fundit, siç janë fermerët dhe blegtorët në zonat rurale,sipas Canit nuk përfitojnë aktualisht nga ky transferim, duke e lënë reformën pezull.
Një tjetër problem madhor i ligjit është fusha e tij e kufizuar. Cani tregon se në projektiligj përmendet vetëm termin "pyje", duke anashkaluar të gjithë komponentët e tjerë jetikë të Fondit Pyjor dhe Kullosor Kombëtar.
Ky fond, që përbën një sipërfaqe gjigante të vendit, përfshin gjithashtu kullota, sipërfaqe me bimësi pyjore, sipërfaqe ujore, zona të eroduara dhe shkëmbore. Lënia jashtë e këtyre elementeve e bën ligjin të cunguar dhe "çalon shumë".
Deklarata e plotë:
“Fondi pyjor dhe kullosor kombëtar mbulon afër 69% të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Dhe këtu flitet vetëm për pyjet, pa folur për kullotat, pa folur për sipërfaqet me bimësi pyjore, pa folur për sipërfaqet ujore që ndodhen brenda fondit pyjor, pa folur për sipërfaqet e zhveshura dhe të eroduara, pa folur për sipërfaqet shkëmbore, dunat dhe rërat që ndodhen buzë deteve dhe anës së lumenjve. Flitet vetëm për termin pyje.
Objekti i këtij ligji është pyjet. Po elementët e tjerë të fondit pyjor dhe kullosor kombëtar, kush do t'i administrojë dhe menaxhojë? Njësitë e qeverisjes vendore u ka kaluar me vendim në pronësi.
Neve deri tani kemi punuar dhe luftuar që ekonomia pyjore të decentralizohet dhe pyjet, kullotat, sipërfaqet me bimësi pyjore, të shkojnë tek pronari fundor.
Dhe pronari fundor është përdoruesi tradicional, është fermeri, është blegtori, janë punonjësit e bujqësisë që ndodhen në fshatra.
Ato sot për sot nuk përfitojnë asgjë nga ky transferim pranë i pyjeve pranë bashkive dhe reforma ka mbetur në vend.
Krijimi i me ligj i një shoqërie të tillë, që unë e kam lexuar nga për nga 20 nenet që ka ky ligj, dhe si specialist nuk e kam kuptuar hyrjen, daljen dhe zhvillimin e këtij ligji.
Që në objekt të këtij ligji, që përmend vetëm fjalën pyje, duke anashkaluar të gjitha pjesët e tjera të fondit pyjor dhe kullosor, që thotë pyje, që këtu ky ligj, për mendimin tim, çalon shumë.
Struktura që ngrihet, para disa muajsh neve dëgjuam që do të shkrihet Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe Agjencia Kombëtare e zonave të mbrojtura. Plotësisht.
E kam ndjek këtë mendim dhe jam me këtë mendim se dy agjencitë janë jashtë funksioni sot për sot për të menaxhuar këtë pasuri kombëtare.
Dhe pyjet menaxhohen si një e tërë, pavarësisht formës së pronësisë, formës së qeverisjes dhe statusit të mbrojtjes, sepse ato janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.
Pyjet me kullotat, me biodiversitetin, të gjitha këto janë të ndërlidhura dhe duhet një strukturë e unifikuar kombëtare, por jo e centralizuar".
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkoh...
Kur buxheti 2025 mori miratimin e kuvendit në Shqipërisë, programi i investimeve publike ishte mjaft ambicioz me një shumë totale prej ...
Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore ngrenë alarmin për përkeqësimin e sit...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti p...
Një fëmijë trevjeçar ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në z...
Një incident i rëndë është regjistruar këtë të diel në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh, ...
Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimet e tij lidhur me problematikat e infrastrukturës në Tiranës. Braçe ka ndarë pa...
Zbardhen emrat e shtatë anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit, që dyshohen se favorizuan bashkimin e shoq&eu...
Raportimet se vajza e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Ivanka Trump kishte ardhur sërish në Vlorë për një vizit&eu...
Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vjeçare si pjes&eu...