VIDEO/ Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan ...
Protesta e studentëve, së cilës i janë bashkuar edhe mbështetësit e Partisë Demokratike para Ministrisë së Arsimi...
Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe ...
Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. ...

Pas një debati të fortë në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale, duke e cilësuar procesin e miratimit të ligjit për Qeverisjen Elektronike si një përpjekje të nxituar për të shmangur përgjegjësinë dhe hetimin.
“Së fundmi, me një shpejtësi të jashtëzakonshme – me shpejtësinë e atyre që duan t’i shpëtojnë ligjit, të mbrojnë veten nga hetimi – në Parlamentin e Shqipërisë është duke u diskutuar ligji për Qeverisjen Elektronike,” – shprehet Tabaku në video.
Sipas saj, projektligji krijon një strukturë të re biznesi që do të operojë dhe mirëmbajë të gjithë sistemet dhe të dhënat e Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë databaza shtetërore, të dhëna personale, dosje hetimore dhe sisteme të ndjeshme si TIMS.
“Ligji i qeverisjes elektronike krijon një biznes i cili do të ketë në dorë të operojë, të mirëmbajë të gjithë sistemet, të gjithë të dhënat e Republikës së Shqipërisë. Çfarë do të thotë kjo? Nëse deri dje një individ po e kryente këtë në mënyrë jo ligjore, tashmë është ligjëruar ta bëjë këtë,” – thekson ajo.
Tabaku e lidh këtë zhvillim me hetimet e mëparshme për menaxhimin e tenderave në fushën e teknologjisë, duke argumentuar se në vend që të ketë auditim dhe transparencë, po krijohet një mekanizëm i ri që formalizon atë që më parë ishte nën akuzë.
“Në qoftë se deri dje një grup i strukturuar kriminal menaxhonte tenderat, i ndante tenderat, tashmë do ta bëjë këtë në mënyrë ligjore, nëpërmjet ligjit që po debatohet,” – deklaron Tabaku.
Ajo paralajmëron se rreziku shkon përtej tenderave: bëhet fjalë për aksesin dhe kontrollin mbi të dhënat personale të qytetarëve dhe informacionin strategjik të shtetit.
“Nëse deri dje të dhënat personale të shqiptarëve ishin të rrezikuara… sot janë të ligjëruara që t’i kenë e t’i fusin duart tek të dhënat e shqiptarëve,” – shprehet ajo .
Në përfundim, Tabaku e cilësoi situatën si një shenjë të qartë të kapjes së shtetit.
“Ky është shtet i kapur. Këtë duhet ta ndryshojmë. Nuk na duhet një Republikë e të Korruptuarve. Nuk na duhet një qeveri e të korruptuarve. Na duhet Republika e Shqipërisë, të drejtat që kanë e që duhet të kenë qytetarët e Shqipërisë,” – përfundon ajo
Gjykata e Posaçme vendosi arrest në burg për italianin Cosimo Notaristefano, që u arrestua në kuadër të aksionit të ...
Dy vajza të reja nga Kazakistani janë arrestuar në Tiranë, pasi ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Sipas Pol...
Eksportet nuk po dalin nga trendi rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur dhe janarin me tkurrje. Sipas INSTAT, në Ja...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Lezhë, në vendin e njohur si Kryqëzimi i Rrilës. Sipas Polic...
Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht 6 tifozë të Elbasanit pas incidenteve në stadiumin “Loro Boriçi”. Verdheblut...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel ka dënuar bosin e mafies Franc Çopja me 25 vjet burg të hënën në mbrë...
Vaksina MMR, ose siç njihet ndryshe vaksina trivalente kundër fruthit, rubeolës dhe parotitit lufton tri sëmundje infektive dhe aplikohe...
Më 16 shkurt 2026, një 23-vjeçare nga Sukthi u dërgua me urgjencë në spitalin e Durrësit, pasi dyshohet se kishte konsumu...
Prej dy javësh, banorët e zonës së Baks-Rrjollit në Malësinë e Madhe janë ngritur në protestë për nj&eu...
Një rrëshqitje masive ka ndodhur në fshatin Ketol, me madhësinë e katër fushave të futbollit. Tokat e mbjella janë shk...