Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

Prokuroria e Beratit ka ndarë detaje nga hetimet e zhvilluara deri në këto momente në lidhje me konstatimin e eksportit të një sasie prej 8 tonësh domate me preparatin pesticid “Chlorfenapyr” të një kompanie shqiptare drejt Kroacisë.
Përmes një njoftimi, Prokuroria bën me dije se për këtë rast ka caktuar katër vepra penale, teksa thekson se bëhet fjalë për një rast mashtrimi me produktet ushqimore, që përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkoi ndalimin e tre shtetasve M.Q., R.L. dhe G.D., mes të cilëve dy inspektorë për sigurinë ushqimore për veprën penale ‘Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve’, ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’ si dhe për ‘shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 288, 288/c, 186 dhe 248 të Kodit Penal.
Pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat në bashkëpunim me seksionin kundër Krimit Ekonomik e Financiar dhe forcat operacionale të policisë, rezultoi se autoritetet Kroate konstatuan dhe më pas asgjesuan një sasi prej rreth 8 tonë domate e eksportuar nga subjekti “Era-Fruit”, me administrator shtetasin M. Q., sasi kjo që pas analizave rezultoi me nivel të perparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.
Në lidhje me këtë sasi, rezultoi se shtetasi M. Q. ka prerë një faturë blerje fiktive nga një fermer dhe e ka përdorur për praktikat doganore dhe raportin e gjurmueshmërisë të mbajtur nga AKU Berat, duke u munduar të shmangë përgjegjësinë e tij ligjore për produktin që ka prodhuar dhe tregtuar. Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo sasi domate e rrezikshme për shëndetin e njerëzve është prodhuar dhe më pas eksportuar nga vetë shtetasi M.Q. Ky shtetas është nën akuzë për veprat penale ‘Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve’, ‘Mashtrimi me produktet ushqimore’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore rezultoi se inspektorët e AKU-së Berat, shtetasit R.L. dhe G.D., pas njoftimit nga sistemi Rasff, kryen inspektim më datë 29.08.2025 në subjektin “Era Fruit” dhe nuk konstatuan sasinë e domateve të ndodhur në magazinën e subjektit, duke plotësuar praktikën sikur aty nuk gjendej asnjë sasi domateje, duke mos bërë kështu edhe bllokimin dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt.
Këta inspektorë, kanë marrë të mireqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga shtetasi M.Q., të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme.
Nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat u sekuestruan dhe morën mostra për analiza të produkteve të ndryshme si domate, speca dhe kastraveca të konstatuara në subjektin “Era Fruit”, produkte këto të dyshuara të kontaminuara.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Mësohet se një gardist pas nj&e...
Një 54-vjeçar është arrestuar në Malësinë e Madhe, pasi u kap duke u kujdesur për disa bimë kanabisi. Mëso...
Tre persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit. Një 45-vjeçar i identifi...
Me urdhër të SPAK, është lëshuar masë sigurie për avokatin Besart Logu. Burime bëjnë me dije se ndaj tij &eu...
Tre persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Beratit pasi Kroacia bllokoi dhe asgjesoi rreth 8 ton domate m...
Policia e Beratit ka kryer një operacion me urdhër të Prokurorisë në subjektin Era Fruit në Berat i cili helmoi tregun me domate...
Një person, i identifikuar si Rame Gjomakaj është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Kukësit për ve...
Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës. Autoritetet g...
Pas kthimit pas nga Kroacia të tonelatave me domate, prokuroria e Beratit ka firmosur urdhër-arreste. Raportohet se nga operacioni i Seksioni K...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me n...