
Avokati i Popullit ka publikuar një raport paraprak mbi zhvillimin e protestës së opozitës një ditë më parë (22 mars), ku thuhet se ka raportime për dhunë policore dhe mungesa protokollesh në përdorimin e gazit lotsjellës.
Grupi i punës së Avokatit të Popullit ka vizituar spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.
Nga të dhënat paraprake, Avokati i Popullit sqaron se të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.
Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.
Teksa inkurajon vetëm tubimet paqësore, Avokati i Popullit i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës.
“Gjithashtu thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave si gazi lotsjellës apo uji”, thuhet në raportin e Avokatit të Popullit.
Njoftimi:
Avokati i Popullit monitoroi përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e diel në kryeqytet.
Grupi i punës së institucionit vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.
Nga të dhënat paraprake, të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.
Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.
Raporti e detajuar do të publikohet në përfundim të hetimit administrativ.
Avokati i Popullit gjen rastin të theksojë se ndërsa inkurajon vetëm tubimet paqësore, i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës.
Gjithashtu thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave si gazi lotsjellës apo uji.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Mars09:37
“Mali’ i dosjeve dhe kolapsi i Gjykatës së Apelit/ 75 vjeçari ka kaluar gjysmën e jetës së tij në dyert e gjykatave
Bashkim Bulku, 75 vjeç, e ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në dyert e gjykatave. Të martën e 16 marsit, ai gjen...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
23 Mars09:28
SKANDAL/ Efektivi i policisë ofendon protestuesit: Hajde të q*fsha motrën
Gjatë protestës së opozitës, u shënuan incidente të shumta.
Përveç sasisë së shumtë të gazit lo...
AKTUALITET
23 Mars08:43
Protesta e opozitës, 14 të arrestuar dhe 9 të tjerë nën hetim!
14 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së dhunshme të zhvilluar nga mbështetës të Partisë Demokratike, nd...
AKTUALITET
23 Mars08:40
Nuk gjenin punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500 euro, sa në Greqi
Për shkak të mosfunksionimit të skemës për punonjës të huaj, pasi shumë prej tyre e përdorin Shqipërinë...
AKTUALITET
23 Mars08:16
Kulla plot, por Shqipëria e dyta në Europë për strehim të pasigurt, 12.7% e popullsisë në vështirësi
Shqipëria renditet e dyta pas Turqisë për përqindjen e lartë të popullsisë që vuan nga problemet e strehimit në r...
AKTUALITET
23 Mars08:09
Aksidenti në Vlorë/ Shkon në tre numri i viktimave, 40-vjeçari nuk i mbijeton plagëve
Një aksident tragjik rrugor ka tronditur mbrëmjen e së dielës zonën e Drashovicës, në aksin Vlorë–Kotë...
AKTUALITET
23 Mars07:41
Kush e minoi kanalin e Korfuzit më 1946-n? Dëshmia e Mehmet Shehut dhe Letra e Enverit për Titon
Ndjekja e rrethanave gjeopolitike në Ballkan e sidomos në Shqipëri të bëjnë të mendosh se ne shqiptarët paskemi pasur ...
AKTUALITET
23 Mars07:38
Vendet bosh të punës në Shqipëri po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n
Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluz...
AKTUALITET
23 Mars07:23
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
23 Mars07:15
Rikthehen reshjet kështu që mos i harroni çadrat! Ja si do të jetë moti për ditën e sotme
Sot vendi ynë pritet të përballet me mot të paqëndrueshëm. Qielli do të jetë kryesisht i vranët, me vranësir...