AKTUALITET

Protesta në Shkup për ‘Shqipen’/ Studenti: Ministria e Drejtësisë është “albanofobe”

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Prill 2026, 10:24

Protesta në Shkup për ‘Shqipen’/ Studenti: Ministria e

Mijëra studentë shqiptarë dhe qytetarë kanë vërshuar në sheshet e Shkupit në një protestë masive, duke kërkuar një të drejtë themelore: mundësinë për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Protesta, e cila ka mbledhur mbi 2000 studentë, profesorë dhe mbështetës, shënon kulmin e një beteje dyvjeçare kundër asaj që përfaqësuesit e tyre e quajnë një mohim historik dhe shprehje e “albanofobisë” nga ana e institucioneve shtetërore.

Mevlan Ademi, student i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, njëkohësisht organizator i protestës në një intervistë për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, tha se pakënaqësia qëndron në faktin se provimi i jurisprudencës, një hap kyç për karrierën e juristëve të ardhshëm, nuk është ofruar asnjëherë në gjuhën shqipe, pavarësisht se kjo e fundit është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Mevlani akuzoi drejtpërdrejt Ministrin e Drejtësisë për qasje “albanofobe” dhe për përgjigje “cinike”, i cili në vend që të adresojë kërkesën legjitime, ka devijuar vëmendjen te çështje dytësore si përdorimi i simboleve shtetërore.

Ironikisht, theksoi organizatori i protestës, edhe Inspektorati Shtetëror për Përdorimin e Gjuhëve ka konstatuar se moslejimi i provimit në shqip përbën shkelje ligjore dhe i ka dërguar vërejtje ministrisë, por ky vendim është injoruar.

Kjo situatë ka thelluar ndjenjën e diskriminimit te të rinjtë shqiptarë, të cilët shprehen se ndihen si “qytetarë të klasës së dytë” në vendin e tyre.

“Edhe pse shumë prej nesh e flasin rrjedhshëm gjuhën maqedonase, duke treguar se nuk kemi asgjë kundër saj, pala tjetër vazhdon të shfaqë një kompleks ndaj gjuhës sonë,” u shpreh Mevlani.

Pas protestës masive, studentët janë në pritje të një reagimi pozitiv nga institucionet, duke i lënë një afat të shkurtër qeverisë së re për të reflektuar, duke paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm të protestave përtej Maqedonisë së Veriut.

Reagimi:

Provimi i jurisprudencës, për atë që protestuam dje, nuk ka qenë asnjëherë në gjuhën shqipe, nga vitet e 50-ta të historisë të shtetit tonë. Nuk ka pasur një rast që ka qenë në gjuhën shqipe dhe ka, edhe pse provime të tjera profesionale po mbahen në gjuhën tonë amtare, ky nuk e di pse, ka një frikë të mos mbahet dhe ne po e shohim që ata po e ruajnë me çdo kusht. Ka dy vite që ka nisur kjo iniciativë dhe kemi pasur takime të shumta si me përfaqësues tanë, në ambasada të huaja, me organizata që këshillojnë për çështje të kësaj lloje, derisa kulminoi pak në janar të këtij viti, ku 400 studentë të juridikut nënshkruan një peticion dhe e dorëzuam në Ministrinë e Drejtësisë. Edhe gjatë gjithë kësaj kohe, çka vumë re ishte albanofobia e shprehur nga Ministri i Drejtësisë, e cila nuk duhet të tolerohet në një shoqëri ku përbëhet më shumë se 30% e shtetit nga shqiptarët. S'duhet të ketë frikë nga gjuha, gjuha është një vlerë e shtuar për vendin tonë.Por fatkeqësisht edhe në vitin 2026 ne do të jemi kështu, qëndrimi, edhe shumë, ne në fakt, fatkeqësisht edhe jemi mësuar që çdo dy-tri vite sa bëjmë një hap përpara, ne i bëjmë tre hapa pas. Edhe andej i kemi problemet e njëjta të brezave të kaluar, të cilat nuk janë zgjidhur, ose nuk duan t'i zgjedhin. Dje kulminoi me një protestë studentore, ne kemi patur aty mbi 2000 studentë të drejtësisë, studentë shqiptarë nga Maqedonia, edhe përsëri tema kryesore që është duke u bërë në Maqedoni nuk është përdorimi i gjuhës nga ana e portaleve dhe mediave shqiptare në Maqedoni.Por kur i shohim mediat maqedone dhe reagimi i Ministrit të Drejtësisë, gjithçka ka qenë ku janë simbolet shtetërore tona, pse nuk i mbajnë ata simbolet shtetërore tona? Domethënë përsëri ata nuk i hyjnë në themel se pse kanë dalë këta studentë, pse po protestojnë, nga çka janë të pakënaqur. Pse nuk mund t'ua mundësojmë atyre atë bilinguizmin që ata kërkojnë. Kjo është një revoltë, jo vetëm tek ne por edhe tek të gjithë qytetarët, kemi patur shumë qytetarë që na janë bashkuar në protestë, të cilët unë vazhdimisht po i falenderoj. Edhe është e qartë se këta tanë nuk e shohin dhe e kanë bërë këtë si një lloj kompleksi kundrejt gjuhës shqipe.Ka shumë afate që kanë kaluar, vetëm këtë vit që i kemi mbledhur... po flas më dy vitet e fundit, që kanë kaluar breza e breza. Edhe këtë vit dy afate kalojnë që na kanë bërë premtimin se do e bëjnë në gjuhën shqipe proviminNga 1 deri në 15 prill është afati për provimin e jurisprudencës, edhe ky afat kaloi. Duke i lënë juristët shqiptarë provimin në gjuhën maqedone. Ne normalisht përveç studentëve, dje në shesh pamë edhe shumë profesorë, shumë figura të njohura, shumë qytetarë të thjeshtë, të rinj e më të pjekur, të gjithë ishin aty. Këta presim t'i shohim, por presim t'i shohim edhe vëllezërit tanë nga Shqipëria e Kosova. Siç ne që sa herë ka patur nevojë, ja kemi ardhur në ndihmë, kësaj radhe ne juve ua kërkojmë ndihmën që të vini ju tek ne. Jo vetëm të drejtësisë, të gjithë. Të gjithë duhet të bashkuar, si ne këtu që jemi bashkuar, edhe ju të na bashkoheni neve.

Presim mos do ketë ndonjë përgjigje pozitive, se tani vetëm kemi patur përgjigjen e Ministrit të Drejtësisë, i cili si në një lloj mënyre cinike është, na ka kthyer përgjigje që nuk na thotë shumë qartë për këtë që jemi të pyetur, po na thotë për simbolet shtetërore. Por s'ka lidhje ajo, ne përsëri do i lëmë pak afat kohor të shkurtër qeverisë së re të VMRO-së që sapo të jetë e zgjedhur, të përgatitet, të paktën ta marrin këtë vendim, se protesta e organizuar nga studentët do jetë me shumë energji. E të marrin nja ca ditë, edhe pastaj ia nisim prapë për tjetrën. Folësi Unë e ndjej veten si një qytetar i klasës së dytë, i cili edhe pse e ka gjuhën e tij zyrtare, përsëri ekziston ky konflikti ndaj atij. Edhe pse ne jemi një popull që përveç maqedonasve, ne flasim, shumë shqiptarë e flasin shumë mirë maqedonishten. Dimë të komunikojmë.

Kjo tregon edhe njëherë që nuk kemi kurrgjë kundër gjuhës së tyre. Por qëndron ky kompleksi nga ana e atyre ndaj neve. realisht shihet, derisa ke një ministër të drejtësisë i cili nuk e respekton ligjin, nuk e respekton kushtetutën. Gjen arsye tjetër. Ministri i drejtësisë ka ndërruar disa herë deklaratat e tij se pse nuk lejohet provimi të hyhet në gjuhën tonë amtare. Edhe këtu shihet. Inspektorati për përdorim të gjuhës, i cili është organ i krijuar për të kontrolluar zbatimin e pikërisht atyre neneve, ka dalë me vërejtje kundër atij. I ka thënë që bën shkelje të ligjit dhe e ka, i ka dërguar vërejtje, ky ka, Ministri i Drejtësisë e ka dërguar në ankesë. Domethënë kjo përsëri tregon që edhe organet që janë kompetente për ta kontrolluar këtë gjë, janë në anën tonë. Profesorët, doktorë shkencash të drejtësisë, duan studentët ta kenë këtë të drejtë. Por përsëri Ministri i Drejtësisë."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan