
Protesta e 34-të qytetare para Kryeministrisë është shoqëruar me leximin e një deklarate, përmes së cilës organizatorët kanë dënuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë përplasjeve të një dite më parë para Kuvendit.
Deklarata u lexua nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu referua edhe shqetësimeve të ngritura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit lidhur me përdorimin e forcës nga policia.
"Protesta është e drejtë kushtetuese. Çdo përpjekje për ta frikësuar apo shtypur përbën shkelje të një të drejte themelore. Dënojmë përdorimin e gazit pa paralajmërim dhe shtyrjen e protestuesve. Monitorimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka konstatuar tejkalim të kompetencave të policisë," deklaroi Vatnikaj.
Në deklaratë, organizatorët i kërkuan Policisë së Shtetit të japë shpjegime për ndërhyrjen e djeshme dhe kërkuan zhvillimin e një hetimi të pavarur.
"I kërkojmë Policisë së Shtetit të japë shpjegime dhe të mundësojë një hetim të pavarur për tejkalimin e kompetencave. Çdo efektiv duhet të mbajë përgjegjësi. Dhuna e ushtruar ndaj një protestuesi në Zvërnec nuk ishte rast i izoluar, sepse edhe dje një grup protestuesish u përball me dhunë joproporcionale" u shpreh aktivistja.
Në fund të deklaratës, protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të arrestuar gjatë protestës së djeshme.
"Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të protestuesve. Ndalimet arbitrare dhe dhuna nuk mund të përdoren si mjet frikësimi" deklaroi Vatnikaj.
Deklarata u lexua në podiumin e protestës, ndërsa tubimi para Kryeministrisë vijon në ditën e 34-të me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për lirimin e protestuesve të arrestuar.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Korrik20:00
Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, thirrje Ramës: Liro protestuesit e arrestuar
Qytetarët kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillohet tubimi i ditës së 34-t të protestë...
AKTUALITET
3 Korrik19:57
Makthi i çdo fundjave, trafiku paralizon sërish aksin Tiranë-Elbasan
Edhe kjo fundjavë ka nisur me trafik të rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, një situatë që tashmë është kt...
AKTUALITET
3 Korrik19:44
"Rama jepe dorëheqjen"/ Shqiptarët 34 ditë protestë kundër qeverisë, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Ka nisur marshimi i protestuesve në ditën e 34-të të protestës qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Pa...
AKTUALITET
3 Korrik19:27
'Flluska e ndërtimit po shfryhet'/ Hoxhaj: Çmimet e apartamenteve kanë nisur të bien nga frika e hetimeve të SPAK
Gazetari Julian Hoxhaj deklaroi se zhvillimet e dy muajve të fundit tregojnë se modeli mbi të cilin, është mbështetur ekonomi...
AKTUALITET
3 Korrik19:22
Sot dita e 34 e revoltës për largimin e Edi Ramës, nis grumbullimi i protestuesve
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin "Skënderbej", aty ku do të startojë protesta e ditës së 34-të kundër...
AKTUALITET
3 Korrik19:07
Vangjel Tavo del në përgjimet e dosjes Aruba, trafikantët plan për të rrëmbyer Gjirin e Gramës
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e njohur si ‘Aruba’, personazhet e së cilës, rezultojnë të...
AKTUALITET
3 Korrik19:02
Republika e betonit, aleancat mes pushtetit, krimit dhe ndërtimit!
Nga kalvari i një familjeje për të mbrojtur tokën në Petrelë, te Elvis Doçi, i cili tentoi të investonte në n...
AKTUALITET
3 Korrik18:01
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 29-vjeçarja gjendet e mbytur në det
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në plazhin e Porto Novos në Vlorë, ku një 29...
AKTUALITET
3 Korrik17:51
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në Vlorë “kampione” e abuzimit, 45 punonjës u gjetën me shkelje në 64 tendera
Një duzinë punonjësish të Bashkisë së Vlorës janë gjetur me shkelje të rënda nga institucionet kontrolluese,...
AKTUALITET
3 Korrik17:38
"I armatosur dhe dokumente false", SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës: BKH u ndihmua nga Antimafia Italiane
Momenti i arrestimit të Adi Çobës
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë det...