AKTUALITET

Protestuesit përballen me policinë: Keni zgjedhur anën e turpit! As serbi e greku s’na e ka bërë atë që na bëtë ju

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2026, 16:57
Protestuesit përballen me policinë: Keni zgjedhur anën e turpit!

Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së 13-të studentore në Tiranë, ku të rinjtë janë përballur verbalisht me efektivët e Policisë së Shtetit, duke i akuzuar për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve gjatë ditëve të fundit. Të revoltuar nga plagosja e disa të rinjve gjatë ndërhyrjeve policore, protestuesit u janë drejtuar efektivëve me akuza të forta, duke i kritikuar për përdorimin e forcës ndaj qytetarëve.

Një prej protestuesve u ka kujtuar policëve edhe shpërblimin prej 2500 eurosh të premtuar nga kryeministri Edi Rama, duke i akuzuar se kanë zgjedhur të mbështesin qeverinë në vend që të mbrojnë qytetarët.

“Keni zgjedhur anën e turpit dhe të 2500 eurove. T’ju vijë turp! As në stadiumet e grekut, serbit dhe maqedonasit nuk na e kanë bërë atë që ua keni bërë ju të rinjve”, u shpreh protestuesi përballë efektivëve.

Deklarata vjen pas incidenteve të rënda të regjistruara gjatë protestave, ku disa pjesëmarrës kanë mbetur të lënduar nga ndërhyrjet e forcave të rendit.

Një prej rasteve që ka shkaktuar reagimet më të forta është ai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit. I riu është nisur drejt Italisë për trajtim të specializuar, me shpresën për të shpëtuar shikimin.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka paralajmëruar ndryshime ligjore që parashikojnë masa më të ashpra ndaj personave që ushtrojnë dhunë gjatë protestave, ndërsa studentët dhe aktivistët kanë kundërshtuar këto propozime.

Protesta kundër qeverisë vijon në kryeqytet, ndërsa përplasjet verbale mes demonstruesve dhe policisë pasqyrojnë tensionet e shtuara pas ngjarjeve të ditëve të fundit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?