AKTUALITET

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve?

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 07:39

Pse ka ngecur zbatimi i ligjit të rivlerësimit të apartamenteve?

Janë të shumtë pronarët e apartamenteve dhe drejtues të agjencive imobiliare në pritje të zbatimit të ligjit “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” me tatim 5% nga 15% që është aktualisht.

Por ndonëse ligji është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyri në fuqi më 22 janar 2026 për zbatimin e tij e tij ende nuk janë miratuar aktet nënligjore.

Burime nga Ministria e Financave sqaruan për “Monitor” se zbatimi i ligjit pritet të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencës së shitblerjes së apartamenteve të propozuara për rrethet, të cilat ende nuk janë miratuar nga Këshilli i Ministrave. Hartimi i ndryshimeve të çmimeve të reja të referencës ka përfunduar nga Ministria e Financave dhe janë dërguar për miratim në Këshillin e Ministrave.

Mësohet gjithashtu se Ministria e Financave ka përfunduar hartimin e akteve nënligjore për ligjin e rivlerësimit, por zbatimi i tij pritet të nisë vetëm pas miratimit të çmimeve të reja të referencës, të cilat do të përdoren si shembuj udhëzues në praktikë.

Po ashtu Ministri i Financave Petrit Malaj më herët në prezantimin e projektligjeve për paketën fiskale 2026, shpjegoi se ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”, do të zbatohet së bashku me VKM me çmimet e ndryshuara të referencës për rrethet.

“Një tjetër reformë, ajo e Rivlerësimit të Pasurive të Paluajtshme dhe të përcaktimit të metodologjisë për çmimeve të reja të referencës për të gjithë territorin e vendit ( përjashtuar këtu Tiranën).

Jo pa qëllim, Ministria e Financave gjykoi që këto dy nisma të prezantoheshin paralelisht, në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të kishin mundësi të përfitonin nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, duke i përafruar ato me vlerat e tregut, por nga ana tjetër do të kenë mundësinë ta kryejnë këtë rivlerësim me një normë më të reduktuar tatimore në masën 5% nga 15% që është aktualisht”.

Në muajin korrik 2025 Ministria e Financave propozoi ndryshime në VKM me çmimet e referencës së pasurive të paluajtshme, duke përfshirë zona të reja për rrethet.

Çmimet e reja pritej të hynin në fuqi nga 1 janari 2026.

Por disa javë më parë, “Monitor” mësoi se Ministria e Financave rishikoi projektvendimin e publikuar të Konsultimet Publike ku u propozua ndarje e re e zonave kadastrale, duke përfshirë për herë të parë më vete me çmime edhe zonat rurale.

Në tërësi për zonat rurale (përjashtuar atyre në zona turistike) janë propozuar çmime fiskale të barabarta me çmimet aktuale që janë në fuqi për rrethet.

Të gjitha ndryshimet me harta digjitale dhe tabela të përfunduara nga grupi i punës i janë dërguar për miratim Këshillit të Ministrave.

Me rishikimet që i janë bërë së fundmi çmimeve të referencës qeveria pritet të miratojë një ndarje të re të tyre, tashmë një hartë me 176 zona kadastrale, duke përfshirë me vetë për herë të parë edhe fshatrat.

Sipas tabelave dhe hartave digjitale, çmimet më të larta të referencës për fshatin, kryesohen nga vija e parë e ndërtimit në Gjirin të Lalzit dhe Hamallaj në vlerën e 190 mijë lekë për metër katror.

Më pas çmimet më të larta të referencave janë propozuar për vijën e parë të ndërtimit në fshatrat e Himarës, si Dhërmi dhe Palasë, me vlerë reference 140 mijë lekë/m2. Në fshatin Vuno çmimi i referencës do të jetë 100 mijë lekë dhe në Livadh 81 mijë lekë/m2.

Në Sarandë fshati më i shtrenjtë do jetë Ksamili, çmimet e referencës do të jenë 100 mijë lekë/m2. Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën bregdetare të fshatrave Radhimë dhe Orikum do të jenë 90 mijë lekë/m2 që përbëjnë dhe zonat më të shtrenjta rurale të bashkisë Vlorë. Në Velipojë çmimi i referencës do të jetë 75 mijë lekë për metër katror dhe në Tale të Lezhës 70 mijë lekë për metër katror.

Mbi çmimet e referencës bashkitë llogarisin detyrimin për taksën e ndërtesës dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nëse aktualisht për llogaritjen e bazës së taksueshme të këtyre taksave që është vlera e pronës përdoren çmimet e referencës, për zonat rurale në mungesë të tyre, përdorej çmimi i qytetit por i reduktuar 35%.

Me ndryshimet e reja të propozuara, bashkitë nuk do të kenë më të drejtë të reduktojnë çmimet e referencës për zonat rurale, por do të detyrohen të zbatojnë çmimet e reja që qeveria propozon. Projektvendimi i ndryshuar pritet të miratohet në qeveri.

Si pritet të ndikojë te oferta për shitjen e apartamenteve ligji i rivlerësimit

Ligji “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme” përcakton që në rast shitje prone, tatimi që do të paguajë pronari i llogaritur mbi diferencën e çmimit të shitjes me çmimin e blerjes, tatimi do të jetë 5% nga 15% që aplikohet për shitblerjen.

Jonian Antoni nga agjencia imobiliare “Century 21 Albania” më herët tha për “Monitor” se ky proces është i domosdoshëm çdo 5 vite për të reflektuar rritjen e tregut dhe për të ofruar mundësi për shfrytëzim më të favorshëm të pronave nga pronarët. Antoni gjithashtu theksoi se ligji mund të deformojë ofertë-kërkesën e tregut.

“Parimisht, nuk mendoj se rivlerësimi i pronave ndikon në rritjen apo uljen e kërkesë/ofertës. Mendoj se është një proces i domosdoshëm që duhet bërë çdo 5 vite, sepse vendi ynë është një vend me rritje të madhe dhe si rrjedhojë duhet t’u jepet mundësia atyre që posedojnë prona t’i rakordojnë me rritjen e tregut.

Gjithashtu, është edhe një oportunitet për të paguar më pak taksa për një familje/shitës i cili planifikon të shesë në vitin e ardhshëm apo vitet në vijim, dhe si rrjedhojë e rivlerëson me më pak taksa pronën.

Por kjo nuk mendoj se ndikon në volumin total të shit-blerjeve dhe në raportin kërkesë/ofertë.

Përkundrazi, mendoj se ky ligj e deformon pak tregun në tërësi, sidomos për pronat të cilat janë ndërtuar shumë kohë më parë dhe përfitojnë nga ky ligj. P.sh., në 2–3 muajt para ligjit, këto prona nuk shiten dhe presin ligjin; pastaj duhen 2–3 muaj të rivlerësohen, dhe pastaj dalin në treg.

Si rrjedhojë, tregut fillimisht i krijohet një vakum dhe më pas i hidhet më shumë ofertë, duke e deformuar. Rezultatet e këtij deformimi variojnë sipas periudhës së rivlerësimit”./Monitor.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan