
Brenda vetëm dy muajve, disa nga akset rrugore më të kushtueshme në Shqipëri kanë pësuar shembje, rrëshqitje dherash dhe çarje të rrezikshme, duke nxjerrë në pah një situatë alarmante për sigurinë publike dhe përdorimin e fondeve shtetërore.
Në Senisht të Maliqit, rruga u shemb dhe la 8 familje të izoluara për tre muaj rresht, pa akses normal. Ndërhyrja e institucioneve ishte e vonuar, ndërsa banorët mbetën pa zgjidhje konkrete.
Në aksin Peshkopi–Lurë, rrëshqitjet e dherave shkaktuan rrezik real për tragjedi, duke e bërë kalimin të pasigurt. Ky segment, pjesë e investimeve për zhvillimin e zonës turistike, ka kushtuar mbi 10 milionë euro, por standardet e sigurisë rezultuan minimale.
Probleme serioze janë shfaqur edhe në Rrugën e Arbrit, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend. Investimi fillestar për këtë aks ishte rreth 250 milionë euro, ndërsa financimi total është rritur në vite në mbi 400 milionë euro. Pavarësisht kostos së jashtëzakonshme, disa segmente po përballen me çarje, rrëshqitje dhe rrezik bllokimi, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi cilësinë e punimeve.
Në juglindje të vendit, rruga e re Korçë–Ersekë, me një kosto rreth 72 milionë euro për 35 kilometra, ka pësuar shembje në segmente të saj, vetëm pak kohë pas përfundimit. Një aks i ri, por pa jetëgjatësi.
Rasti më flagrant mbetet Qukës–Qafë Plloçë, e njohur si “rruga e florinjtë”.
Ky aks, me gjatësi rreth 43 kilometra, ka kushtuar 260 milionë euro, afro 6 milionë euro për kilometër. Vetëm pak javë pas inaugurimit, rruga pësoi çarje dhe shembje, të dokumentuara edhe me video. Ndërkohë, janë hapur menjëherë tenderë shtesë për mirëmbajtje, duke shtuar dyshimet për mënyrën e ndërtimit dhe kontrollit të punimeve.
Të gjitha këto raste kanë ndodhur në një periudhë të shkurtër kohore dhe tregojnë një model të përsëritur, rrugë të shtrenjta, por të pasigurta. Në krye të institucionit përgjegjës për këto investime qëndron ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK për çështje korrupsioni, por vazhdon të mbajë detyrën.
Pavarësisht situatës, nuk ka pasur asnjë dorëheqje apo mbajtje përgjegjësie politike. Ndërkohë, qeveria vijon të flasë për “investime historike” dhe “rrugë me standarde europiane”, por realiteti në terren tregon të kundërtën, miliarda euro të shpenzuara dhe qytetarë që rrezikojnë jetën çdo ditë.
Shembjet e fundit ngrenë sërish pyetjen, kush mban përgjegjë kur një rrugë e re, e ndërtuar me paratë publike, shembet pas shiut të parë?
Deri tani, përgjigjja zyrtare mungon./Piranjat.news
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 Shkurt18:20
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Që prej datës 3 shkurt , fati i bariut Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai mendohet se është rrë...
AKTUALITET
6 Shkurt18:07
Mbetjet toksike të Kurum, Gjykata e Durrësit vendos për 20 prej të akuzuarve
Në Gjykatën e Durrësit u zhvillua sot seanca për të akuzuarit për importin e mbetjeve të rrezikshme të Kurum. Më ko...
AKTUALITET
6 Shkurt17:40
Ndërtuan shtëpi bari, tre shqiptarë rrezikojnë deri në 4 vite burg në Belgjikë. Detaje nga operacioni
Tre shtetas shqiptarë rrezikojnë dënime nga një deri në katër vite burg në Belgjikë, pasi akuzohen se janë për...
AKTUALITET
6 Shkurt17:56
Ekzekutimi i snajperistit, flet nga burgu shqiptari i ekstraduar nga Brukseli. Çfarë thotë ai
Një burrë shqiptar është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e një burri tjetër, i cili u qëllua në kokë ng...
AKTUALITET
6 Shkurt17:45
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash në zonën e “Qafës së Vishës”, bllokohet njëri krah i rrugës
Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut orët e fundit, kanë kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe dherave në zonën &ldquo...
AKTUALITET
6 Shkurt17:38
Nga efektivët e Gardës, tek Burgjet, AMP dhe punonjësit e Shëndetësisë, ja sa do rriten pagat
Qeveria ka vendosur indeksimin e pagave për disa nga strukturat e vendit, duke përfshirë Gardën e Republikës, punonjësit e Policis...
AKTUALITET
6 Shkurt17:23
Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 automjete të dëmtuara
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 automjete janë përplasur me njëri-tjetr...
AKTUALITET
6 Shkurt17:19
EMRAT/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
TIRANË- Qeveria i ka propozuar Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së...
AKTUALITET
6 Shkurt17:15
Si u përdor “Diella” nga rrjeti rus Pravda për të përhapur dezinformim
Në fillim të dhjetorit, një media satirike kroate publikoi një tekst humoristik, sipas të cilit ministrja shqiptare ishte arrestuar pas...
AKTUALITET
6 Shkurt17:07
Kanalet dhe pusetat të papastruara, Shkodra përmbytet brenda pak minutash
Pak minuta reshje shiu kanë mjaftuar që qyteti i Shkodrës dhe zonat përreth të përmbyten, duke shkaktuar probleme serioze në ...