AKTUALITET

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Qershor 2026, 07:16

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, por rezultatet e një ankete të realizuar në 2025-n me 6 mijë të rinj (16-28 vjeç) nga 6 vendet tregon se ende një masë aktive që beson te protesta në rrugë si mjet reagimi.

Studimi i fundit “Pulsi i Demokracisë: Gen Z në Ballkanin Perëndimor” evidentoi se mesatarisht 40.0% e të rinjve deklarojnë se do të protestonin menjëherë në sheshe nëse liria e tyre do të kërcënohej nga shtrirja e pushtetit autokratik e udhëheqësit të tyre.

Pothuajse një në pesë te rinj në rajon (21.0%) shprehet plotësisht indiferent, duke thënë se “nuk do t’i bëhej vonë” për ndryshimin e regjimit autokratik. 8.3% e të anketuarve pohuan se do të kufizoheshin vetëm në reagime virtuale përmes rrjeteve sociale, dhe një pjesë tjetër 5.8% zgjodhi menjëherë rrugën e emigrimit. Vetëm një pakicë e papërfillshme prej 5.7% në rang rajonal mbështeti hapur regjimin autokratik, ndërsa 17.5% ishin të pavendosur për rrugën që do të ndiqnin.

Anketa gjeti se në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi të rinjtë janë më të gatshëm për tu mbrojtur nga regjimet autokratike. Në kontrast, Mal të Zi dhe Bosnja kanë më shumë premisa tu hapin rrugë regjimeve autoritare.

Të rinjtë e Kosovës kanë gatishmërinë më të lartë për të protestuar

Rezultatet e anketës tregojnë se Kosova ka nivelin më të lartë të ndërgjegjësimit politik në rajon. Të rinjtë atje shfaqin edhe gatishmërinë më të madhe për të mbrojtur rendin kushtetues dhe demokratik përmes protestave.

Sipas të dhënave, 63% e rinisë së Kosovës janë të gatshëm të dalin në rrugë kundër çdo lideri që përpiqet të marrë pushtet në mënyrë të padrejtë ose duke paligjshme.

Ndërkohë, vetëm 12.7% e të rinjve nga Kosova shfaqen indiference, një nga nivelet më të ulëta në rajon. Përqindja e atyre që do të zgjidhnin të largoheshin nga vendi në rast regjimi autokratik është 4.6%, ndërsa 4.5% do të angazhoheshin vetëm online.

Po ashtu, niveli i pavendosmërisë është i ulët, në 9.8%, çka tregon se shumica e qytetarëve kanë qëndrime të qarta dhe të vendosura.

Shqipëria, rezistencë dhe emigracion

Në Shqipëri, reagimi qytetar mbetet mbi mesataren e rajonit, ku 47.8% e të anketuarve deklarojnë se do të dalin në protestë për të kundërshtuar një qeverisje autokratike. Të rinjtë shqiptare tregon gjithashtu një ndjeshmëri të lartë, pasi vetëm 12.9% që shprehen indiferentë, niveli më i ulët në Rajon pas Kosovës.

Sidoqoftë, ajo që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera është përqindja e lartë e qytetarëve që e shohin autoritarizmin si një shtysë të drejtpërdrejtë për t’u larguar nga vendi. 10.1% e shqiptarëve do të zgjidhnin të emigronin menjëherë, shifra më e lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sakaq mbështetja për një regjim autokratik është nga më të ulëtat në Rajon, me vetëm 3.4%.

Serbia, një shoqëri e polarizuar midis rrugës dhe indiferencës

Të dhënat për Serbinë dëshmojnë për një polarizim të thellë social. Nga njëra anë, gatishmëria për të protestuar është mjaft e lartë, duke përfshire 47.6% të të rinjve në rast të një regjimi autokratik, pothuajse në të njëjtat nivele me Shqipërinë.

Nga ana tjetër, shkalla e indiferencës është gjithashtu e konsiderueshme, ku 23.9% e të rinjve thonë se nuk do t’u bëhej vonë për fatet e demokracisë. Aktivizmi digjital kap shifrën 8.9%, ndërsa vetëm 3.3% do të mendonin largimin e menjëhershëm nga vendi. Serbia shfaq një vendosmëri relativisht të lartë në përgjigje, me vetëm 9.2% që janë deklaruar të pavendosur “nuk e di” si do të veproj në rastin e një regjimi të tillë.

Mali i Zi pritje më të lartë ndaj autokracisë

Mali i Zi përfaqëson pikën më kritike në Rajon, duke shfaqur nivelet më të ulëta të rezistencës dhe ato më të lartat të pasivitetit apo pranimit të autoritarizmit. Vetëm 22.2% e të rinjve malazezë do të protestonin në rrugë, shifra më e ulët në rajon.

Përkundrazi, 36.6% e tyre shprehen plotësisht indiferentë (“nuk do të më bëhej vonë”), duke udhëhequr rajonin për nga indiferenca  politike. Çka është edhe më shqetësuese, Mali i Zi ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që do ta mbështesnin hapur forcimin e autokracisë me rreth 12.0%, sa dyfishi i mesatares rajonale. Ndërkohë, 11.4% do të izoloheshin në rrjete sociale dhe vetëm 2.1% do të largoheshin nga vendi.

Bosnjë dhe Hercegovinë mes pasigurisë dhe paqartësisë institucionale

Bosnja dallohet për një përqindje të lartë te të rinjve që nuk do të dinin si të vepronin në një skenar të tillë. Për shkak të strukturës komplekse shtetërore dhe ngërçeve të vazhdueshme politike në Bosnjë dhe 31.3% e të rinjve kanë deklaruar “nuk e di”, çka tregon një mungesë të theksuar orientimi apo besimi tek reagimi kolektiv.

Vetëm 31.2% do të zgjidhnin të protestonin, ndërsa rreth 19.7% deklarojnë indiferencë totale. Mbështetja për liderin autokrat përfshiu 5.7% të rinjve të anketuar, ndërsa 6.4% zgjodhën se do ta linin vendin.

Maqedonia e Veriut, preferenca për reagim ne rrjetet sociale

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut shfaqen një profil më të fragmentuar. Rreth 28.6% e tyre do të zbrisnin në terren për të protestuar, ndërsa një përqindje e konsiderueshme prej 20.4% shprehu indiference në rast të rritjes së qeverisjes autokratike.

Ajo që vlen të theksohet është se ky shtet ka nivelin më të lartë të mobilizimit vetëm në rrjetet sociale me 13.9%, duke treguar një prirje për ta transferuar revoltën në hapësirën virtuale në vend të shesheve. Dëshira për të lënë vendin kap shifrën 8.1%, e dyta më e larta pas Shqipërisë, ndërsa 23.9% mbeten të pavendosur./ Monitor 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?