
Afërdita Halili, aktiviste për të drejtat e kafshëve nga studioja e 'Kafe Shqeto' ka lëshuar akuza të rënda, duke pretenduar se zyrtarë të Bashkisë së Tiranës janë të përfshirë drejtpërdrejt në helmimin dhe vrasjen sistematike të qenve të rrugës dhe atyre me pronarë. Gjatë intervistës ajo ka bërë publikë emrat e tre personave që orkestrojnë këtë skemë makabre. Sipas denoncueses, "vrasësit e vërtetë" janë drejtoresha Hermiona Hajdinaj, së bashku me Arbëresha Kaimin dhe Vemitër Papën.
Halili pohoi se ky i fundit "del rregullisht në liqen, përditë me qese në dorë", duke aluduar për vendosjen e helmit në zonat publike ku rrezikohen edhe fëmijët. Aktivistja theksoi se denoncimet e saj të mëparshme ishin rrëzuar për mungesë faktesh, por tashmë këmbëngul se ka prova të mjaftueshme. Motivet pas këtyre veprimeve, janë dy: një urrejtje ndaj kafshëve dhe më kryesorja, një skemë për përfitimin e fondeve publike.
Ajo lidhi vrasjet me menaxhimin e strehës së qenve në Tufinë, për të cilën pretendoi se janë alokuar "dhjetëra mijëra euro" dhe mbi "512 milionë fonde nga shteti", ndërkohë që streha ndodhet në një "gjendje skandaloze".
Kështu, vrasja e kafshëve shihet si një mënyrë për të justifikuar dhe përvetësuar këto fonde. Aktivistja përshkroi një operacion të mirëorganizuar, ku dy makina të bashkisë mbledhin qen çdo ditë.
Ajo tha se në strehë vriten "të paktën katër qen në ditë", duke arritur në rreth 80 në muaj. Këto shifra tronditëse fshihen pas një fasade reklamash për adoptim, të cilat i cilësoi si "gënjeshtra", pasi realiteti është vrasja e kafshëve.
Pjesë nga deklarata në 'Kafe Shqeto':
"Atëherë, unë e kam ditur me kohë, e kam thënë disa herë, e kam ngritur zërin disa herë dhe sot po e deklaroj.
Vrasësit e vërtetë të qenve endacak, të qenve me pronarë, mos të them se ndoshta kanë rrezikuar disa herë dhe fëmijët që luajnë sidomos në zonën e liqenit, që janë helmimet pafund, është direkt dora e shtetit, direkt bashkia, direkt drejtoresha Hermiona Hajdinaj. Dhe rasti konkret është Hermiona Hajdinaj, është Arbëresha Kaimi dhe Vemitër Papa. Që ky i fundit del rregullisht në liqen, përditë me qese në dorë."
Qëllimi. E para, qëllim, unë për veten time mendimi im qoftë dhe i gabuar, urrejtje që kanë ndaj kafshëve. E dyta, besnik të punës së partisë, duke vrarë qentë, duke marrë fondet. Se nëse doni të dini për atë strehë që është bërë..."
Për atë strehë që është hapur në Tufinë, janë rrëzuar dhjetëra mijëra... Me euro, po pikërisht, me euro. Dhe streha është në gjendje skandaloze.
Mos e lini për verifikime, unë kam foto dhe video sa të duash si kanë qenë, sepse ata duhet t'i kapësh flagrant, jo t'i lajmërosh që po vijmë, po duhet të shkosh flagrant t'i kapësh. Dhe plus që deri para dy viteve, se tash dy vjet unë jam shkëputur nga streha se plasi lufta me ato dhe nuk, nuk kam të drejtë unë të shkoj në strehë, sepse aty i vrasin, bëjnë eutanazi.
Pra, çdo ditë, nuk po flas për vitet e kaluara që kam marrë dhe nga 10 qen në ditë, por unë të garantoj ty, unë të jap targat e makinave, të jap vendin nga nisen, pra sepse unë nuk jam vetëm që i dua kafshët, jam një aktiviste që unë rri gjithë kohën në terren dhe i zbuloj se ku shkojnë çfarë bëjnë.
Dalin dy makina të bashkisë, një fugon edhe një kamionçinë. Të paktën, hiç hiç hiç, sikur nga dy qen të marrin të dy, i thonë katër qen në ditë. Në javë i thonë 20 qen. Në muaj i thonë 80 qen. Mund të na i bëjë llogarinë këta në vit sa qen mblidhen?
Sa qen adoptohen, që nuk adopton as kërkush? Sepse kultura e këtyre për adoptim është zero. Këta bëjnë një reklamë gjoja nxjerrin dy-tre qen aty edhe këto janë thonë për adoptim, gënjejnë sepse ata i vrasin. Nuk ka ditë që në atë strehë mos të vriten të paktën, të paktën katër qen."
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Nëntor09:30
Sot do të mbahet konferenca e 7-të Ndërqeveritare në Bruksel, hapet grup-kapitulli i fundit i negociatave
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajnë sot në Bruksel Konferencën e 7-të Ndërqeveritare.
Takimi do të shërbejë p...
AKTUALITET
17 Nëntor09:18
Protesta e opozitës/ Bardh Spahia: Kanë shkatërruar parlamentarizmin, është mohuar fjala e lirë
Opozita shqiptare i është rikthyer protestave, duke nisur me një tubim para Kryeministrisë pasditen e kësaj të hëne, në...
AKTUALITET
17 Nëntor08:55
Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave/ Mbi 202 mijë përfitues nga shlyerja e detyrimeve tatimore dhe doganore
Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendror...
AKTUALITET
17 Nëntor08:36
Dosja Veliaj/ Sot në GJKKO do të vendoset nëse do të kaloj ose jo për gjykim
Ditën e sotme në GJKKO do të mbahet seanca e radhës paraprake për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së ti...
AKTUALITET
17 Nëntor08:00
Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.6 lekë, në shitje me 83.6 lekë.
Euro do të blihet me 96...
AKTUALITET
17 Nëntor07:55
Sot seanca gjyqësore paraprake për Metën në GJKKO
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca paraprake për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
N&...
AKTUALITET
17 Nëntor07:46
Keydata: Si janë rritur në 20 vite çmimet e apartamenteve për 32 zonat kadastrale
Sipas të dhënave të indeksit “Keydata”, të vëna në dispozicion për Monitor në 32 zonat kadastrale të ...
AKTUALITET
17 Nëntor07:38
Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI, ndër nivelet më të ulëta në kontinent
Shqipëria pozicionohet ndër vendet me përdorimin më të ulët të inteligjencës artificiale, sipas të dhënave t...
AKTUALITET
17 Nëntor07:14
Opozita protestë sot, ora 18:00, para Kryeministrisë: Afera e tunelit të Llogarasë, Rama-Balluku janë bashkë
Kryetari i PD, Sali Berisha
Partia Demokratike ka thirrur sot, protestën para kryeministrisë.
Tubimi i cili pritet të nisë në or&...
AKTUALITET
17 Nëntor06:59
Java nis me shtrëngata shiu, dëborë dhe ngrica!
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh...