Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Janë identifikuar përgjegjësit e protestës në aeroportin e Brindisit pas uljes emergjente të dy fluturimeve të WizzAir, të nisura për në Tiranë. Revolta, e shpërthyer natën e 7 janarit, përfshiu rreth 400 pasagjerë të bllokuar në aeroport.
Policia Kufitare e Brindisit ka kallëzuar penalisht tre shtetas shqiptarë, të konsideruar si përgjegjësit kryesorë të revoltës që, natën mes 6 dhe 7 janarit 2026, çoi në pushtimin e zonës së qëndrimit të avionëve në aeroportin “Del Salento”.
Të tre do të përgjigjen për prishje të shërbimit publik, dhunë dhe kërcënim ndaj punonjësve publikë, dëmtim të rënduar të pasurisë publike, zënie arbitrare të ndërtesave publike dhe shkelje të rregullave të sigurisë aeroportuale.
Ngjarja lidhet me dy fluturime të WizzAir, të nisura nga Bergamo dhe Bolonja për në Tiranë, të cilat u detyruan të uleshin në Brindisi për shkak të kushteve të këqija atmosferike në aeroportin shqiptar. Rreth orës 03:00 të mëngjesit, rreth 400 pasagjerë, kryesisht me kombësi shqiptare, nisën një protestë që shumë shpejt u shndërrua në revoltë.
Një grup protestuesish, të udhëhequr nga tre të kallëzuarit, theu kordonin e sigurisë në zonën e mbërritjeve jashtë Shengenit, duke shtyrë agjentët në shërbim dhe duke dëmtuar një derë me alarm, për të arritur më pas në pistë. Brenda pak çastesh, dhjetëra persona pushtuan zonën “Apron”, duke zënë vendet ku ishin parkuar dy avionët.
Identifikimi i përgjegjësve u bë falë analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë së aeroportit, ku tre të dyshuarit dalloheshin për agresivitet dhe aftësinë për të nxitur turmën. Ata u ndaluan më pas gjatë kontrolleve kufitare në Terminalin e Costa Morena-s, teksa përpiqeshin të hipnin në tragetin drejt Vlorës.
Hetimet, të kryera nga njësia e policisë gjyqësore e Policisë Kufitare me mbështetjen e repartit special të Guardia di Finanza, konfirmuan përgjegjësitë e tre shtetasve shqiptarë. Vetëm ndërhyrja e menjëhershme e forcave të rendit – Policia Kufitare, karabinierët dhe Guardia di Finanza – shmangu pasoja më të rënda për sigurinë aeroportuale dhe trafikun ajror.
Ngjarja u mbyll po atë ditë me transferimin e të gjithë pasagjerëve në portin e Brindisit dhe imbarkimin e tyre në një traget drejt Shqipërisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet vazhdojnë nën koordinimin e Autoritetit Gjyqësor për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë revoltë që paralizoi për orë të tëra aeroportin e Pulias.
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur mëngjesin e kësaj të premte provat, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhu...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej thuajse një viti ka paditur në Gjykatën Administrative institucionin...
Një 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi tentoi të largohej nga Republika e Shqipë...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka dërguar një kërkesë zyrtare tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD...
Një aksident ka ndodhur në rrugën e Arbrit gjatë orëve të natës, në zonën e Melanit. Drejtuesi i mjetit ka humbu...
Policia ka zbardhur 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje në Tiranë, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeç...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, shtetasen Klotilda Kola 60 vjeçe, e cila hiqej si avokate dhe u pre...
Ditët e fundit në Dubai, forcat e policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe arrestuan një shtetas shqiptar 39-vjeçar n&eum...
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Aksi”, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në k&eu...
Dy vëllezër shqiptarë, persona me precedentë penalë në Greqi, janë arrestuar si autorë te dyshuar të shpërth...