
Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier, pasi udhëtonin me një automjet të tipit Audi, të armatosur. Në pranga ranë një 40-vjeçar i identifikuar si Gentian Ndreko (Gentian Selaci) dhe një 31-vjeçare e identifikuar si Ana Pelanaj, të cilët u ndaluan nga efektivët e Policisë në lagjen “Apollonia” për një kontroll rutinë.
Gjatë kontrollit të automjetit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja tentuan të largoheshin, por u kapën menjëherë nga efektivët. Në çantën marsup të 40-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Si pasojë, ndaj të dy të arrestuarve janë ngritur akuza të ndryshme. Ndreko-Selaci, banues në fshatin Sulaj, akuzohet për "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë". Ndërsa, Pelanaj, banuese në fshatin Portëz, akuzohet për "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë".
Njoftimi i policisë:
Qarkullonin të armatosur dhe nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.
Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Audi”, lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasditën e djeshme, në lagjen “Apollonia” kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.
Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasja A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Tetor10:39
Përplasi me automjet një person që lëvizte me motor, e pëson 49-vjeçari
Një aksident ka ndodhur në sheshin "Prek Cali" në Shkodër, ku si pasojë e një manovre të gabuar nga drejtuesi i një au...
AKTUALITET
4 Tetor10:26
U kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur, bien në pranga dy shoferët
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u konstatuan se po drejtonin automjetet e tyre në gjendje...
AKTUALITET
4 Tetor10:10
Grabiti çantën me një shumë të konsiderueshme eurosh, i moshuari përfundon në prangat e policisë
Një vjedhje e ndodhur në një lokal në Tiranë është zbardhur në kohë rekord, pasi autori është identifik...
AKTUALITET
4 Tetor10:17
Alpet shqiptare nën petkun e dëborës, pamjet magjepsëse nga veriu (Video)
Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të...
AKTUALITET
4 Tetor10:02
Aksidentoi një ditë më parë me kamion një 46-vjeçar që lëvizte me biçikletë, nis procedimi penal ndaj shtetasit maqedonas
Policia e Shkodrës ka njoftuar këtë të shtunë, se në lidhje me aksidentin e një dite më pare në aksin rrugor &ldq...
AKTUALITET
4 Tetor10:10
IMT zbarkon në Kombinat, pritet shembja e disa objekteve
IMT ka zbarkuar sot në Kombinat, ku do të shembë disa ndërtesa. Objektet në fjalë janë disa biznese, pronarët, e t&eum...
AKTUALITET
4 Tetor09:47
Përplasje fizike për motive të dobëta, procedohen penalisht 7 persona
Dy raste konfliktesh fizike janë regjistruar në Tiranë, ku është nisur procedimi në gjendje të lirë për disa indi...
AKTUALITET
4 Tetor09:54
IKMT rikthehet në Theth, faza e dytë e shembjes së objekteve pa leje. Do të prishen 30 ndërtesa (VIDEO)
IKMT është rikthyer sërish në Theth, ku fadromat kanë shembur 35 objekte të tjera pa leje, kryesisht bujtina dhe ndërtime t...
AKTUALITET
4 Tetor09:43
Tenton të vetëvr*tet pas një debati me bashkëshorten, transportohet me urgjencë drejt spitalit 51-vjeçari
Një 51-vjeçar është dërguar në spital për mjekim, pasi dyshohet se ka dëmtuar veten me një mjet prerës pas...
AKTUALITET
4 Tetor09:35
Nuk iu binden urdhrit të policisë, procedohen në gjendje të lirë dy të rinjtë
Dy persona janë proceduar penalisht pasi nuk kanë respektuar urdhrat e punonjësve të policisë.
Një 29-vjeçar ësht&e...