EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...

“Më mirë të dish sesa të kesh” konfirmohet plotësisht në mënyrën se si qeveria shqiptare zbaton buxhetin publik.
Cikli i mbarë tek të ardhurat buxhetore nuk po shfrytëzohet me maturi në anën e shpenzimeve. Efikasiteti i dobët i shpenzimeve publike, mosrealizimi i objektivave siç janë planifikuar dhe përdorimi i buxhetit në fund të vitit ul edhe më tej efikasitetin, të konfirmuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në fund të muajit tetor, suficiti buxhetor arriti në mbi 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Kjo shumë ishte 73 për qind më e lartë se plani i suficitit në këtë periudhë prej 28 miliardë lekësh. Akumulimi i suficitit gjithashtu po shoqërohet me marrjen e borxhit të ri, edhe pse rreth 2 miliardë euro nga kreditë e nënshkruara nuk janë disbursuar.
Të dhënat tregojnë se ky suficit vjen kryesisht nga mosrealizimi i shpenzimeve, si në këtë rast me rreth 22 miliardë lekë, ku shumica e fondeve janë mosrealizim nga investimet kapitale dhe shpenzimet operative.
Buxheti është efektiv kur fondet që janë planifikuar përdoren ashtu siç është parashikuar për të ndikuar në ekonomi, për të përmirësuar shërbimet dhe objektivat e qeverisë. Akumulimi i likuiditeteve lajmëron pasoja edhe për ekonominë e gjerë, sepse shpenzimet publike, sidomos ato të investimeve, kanë rol të rëndësishëm në nxitjen e aktivitetit ekonomik.
Praktikat e viteve të kaluara kanë treguar se i gjithë suficiti i akumuluar gjatë vitit bashkë me deficitin e planifikuar prej 60 miliardë lekësh, që përbëjnë një shumë prej 108 miliardë lekësh rreth 1.1 miliardë euro, përdoren në dhjetor.
Përdorimi i buxhetit në dhjetor shoqërohet me mungesë transparence dhe financimin e qindra projekteve pas afateve të përcaktuara në ligjin organik të buxhetit.
Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi zbatimin e buxhetit 2024, likuiditetet totale janë luhatur nga 40 deri në 137 miliardë lekë dhe u karakterizuan nga një administrim i dobët.
Sipas KLSH, dhjetori është shndërruar në muajin ku janë përqendruar shumica e shpenzimeve, si ato korente ashtu edhe ato kapitale. Shpenzimet korente kanë qenë gati dyfish më të larta se mesatarja mujore, ndërsa investimet kapitale janë rritur deri në pesëfish.
Vetëm në periudhën shtator–dhjetor janë detajuar për herë të parë 245 projekte investimi me vlerë totale 14.8 miliardë lekë, ku një pjesë e fondeve rezulton të jetë përdorur për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
Për më tepër, në dhjetor janë mbyllur 323 projekte të nisura gjatë muajve të mëparshëm, ndërsa dhjetëra projekte të tjera kanë qëndruar aktive për vetëm dy ose tre muaj, një praktikë që tregon planifikim të dobët dhe menaxhim joefikas të investimeve./ Monitor

Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në të gjitha qytetet zhvi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësir...
Informacionet e reja që kanë dalë së fundmi zbulojnë se personat që kanë menaxhuar pasuritë e vëllait të Ceno ...
Media italiane ka publikuar emrat e 24 personave të dyshuar për të cilët u lëshuan fletë arreste nga Gjykata e Breshias pasi jan...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është drejt shkarkimit nga posti, të cilin e mban prej 16 muajsh. Ai e mori detyrën në mënyr&eu...
Korrupsioni në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) vijon të ngrejë shqetësime serioze duke abuzuar me fondet q&...
Një trafikant droge shqiptar është dënuar me më shumë se tre vjet burg, pas një hetimi të Agjencisë Kombëtare ...
Akil Gjeçi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë mesnatës në autostr...
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare çështjen e dekretimit të ministres Diella. Partia Demokratike paditi dekretin për n...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten më 27 nëntor deklarimin fajtor të oficerit të Komisiariati...