Reagimi i fortë i PPE: Të dëgjohet zëri i të rinjve shqiptarë, vendit i duhet një qeveri e përgjegjshme
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Pa konsultim publik dhe në mungesë të plotë transparence, pas dështimit të inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, mbetjet urbane të këtyre qyteteve do të depozitohen në Shkodër. Qeveria ka vendosur që për vitin 2026, 14 bashki të qarqeve Fier dhe Elbasan, mbetjet urbane t’i depozitojnë në Bushat, ndërsa pagesa për transportimin e tyre do të subvencionohet nga qeveria. Ndërkohë, qeveria ka hapur një tender me 680 mijë euro fond për zgjerimin e landfillit të Elbasanit dhe Fierit.
Pas dështimit zyrtar të inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, qeveria projekton një tjetër hap skandaloz për menaxhimin e mbetjeve urbane. Gjatë vitit 2026, qeveria ka vendosur që mbetjet urbane të shtatë bashkive të qarkut Elbasan dhe gjashtë bashkive të qarkut Fier, t’i depozitojë në landfillin e mbetjeve urbane në zonën e Bushatit në Shkodër.
Pa transparencë dhe konsultim publik, në dokumentet që shoqërojnë ligjin për buxhetin e vitit 2026, qeveria ka depozituar edhe një dokument, i cili parashikon që mbetjet urbane të 14 bashkive në Elbasan dhe Fier, të transportohen dhe më pas të depozitohen në landfillin e Bushatit në Shkodër. Sipas këtij drafti, qeveria do të marrë përsipër të subvencionojë bashkitë e qarkut Elbasan, Fier dhe bashkitë e vetë qarkut Shkodër, të cilat do të transportojnë mbetjet urbane në landfillin e Bushatit.
Nëpërmjet këtij dokumenti, qeveria vulos përfundimisht dështimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, por njëkohësisht edhe mbylljen e përkohshme të landfilleve në këto dy qytete. Pavarësisht mungesës së transparencës publike, plani për dërgimin e mbetjeve urbane të qarkut Elbasan dhe Fier në landfillin e Bushatit, duket se ka qenë i mirëmenduar nga qeveria. Vetëm një ditë para depozitimit të projektbuxhetit në Kuvend, Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi një tender me vlerë 680 mijë euro, i cili ka si objekt zgjerimin e landfilleve ekzistuese në Elbasan dhe Fier.
Tenderi parashikon që landfillet ekzistuese të zgjerohen për një periudhë prej 5 muajsh, ndërsa parashikimi është që ato të ndërtohen për të pasur një kapacitet depozitimi mbetjesh për 20 vitet e ardhshme. Këto të dhëna konfirmojnë jo vetëm dështimin e aferës qindra milionë euro të tre inceneratorëve, por njëkohësisht edhe mungesën e vizionit dhe strategjisë për menaxhimin e mbetjeve urbane nga qeveria.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar dokumentin përfundimtar të analizës së tregjeve të telefonisë...
TIRANË- Një 26-vjeçar i identifikuar si Ersi Çekani është arrestuar një ditë më parë nga policia, nd&...
Gazetari Osman Stafa ka vijuar me denoncimet në lidhje me mungesën e medikamenteve në Spitalin e Onkologjikut për pacientët e diagnos...
Në Gjykatën e Vlorës do të mbahet sot seanca gjyqësore për Bertil Alliaj, i cili qëlloi për vdekje me 5 plumba kush&eu...
Policia e Lushnjës ka finalizuar me sukses një tjetër goditje ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në...
Teksa SPAK ka vënë nën hetim Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për nj...
DIARIO DE ALICANTE Policia e Spanjës ka çmontuar një grup kriminal me origjinë shqiptare, i cili merrej me kultivimin masiv të marij...
Pesë inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur n...
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit për armëmbajtje pa leje. Blutë njoftojnë se i riu u kap n&...
Një 26-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Selanik në një apartament Airbnb në rrugën Orfanidou 8, n&eu...