
1 vit më parë, gazetari i ndjerë Artur Zheji i kishte kushtuar një shkrim vdekjes, duke e përshkruar si një "Zonjë Madhështore".
Me nota ironie, Zheji shkruante se vdekja do të vendoste drejtësi dhe ndaj pushtetarëve që me "unaza të arta" dhe "kollare të shtrenjta" gërryenin Shqipërinë.
Shkrimi i plotë
Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete!
Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur në trup dhe në fytyrat e vrerosura, madhështitë e rreme të viktimave të saj të ardhshme.Dhe zagarët ndjehen zagarë dhe jo ndonjë kafshë tjetër.
Dhe kobrat ndjehen nëpërka tinzare e të pabesa, kokëulura dhe banuese të vrimave të fshehta ku thurrin planet e kafshimeve të ardhshme helmuese…
Dhe titullarët e pushtetit trullosen dhe ndjehen Askushi, kur shohin në sytë pa sy Mbretëreshën e Zezë.
Këtë Zonjë madhështore që një ditë vendos Drejtësi Hyjnore, mbi vampirët hipokritë të së përditshmes, ngjeshur dhe fshehur fort mirë, mbas kostumeve dhe kollareve të shtrenjta.
Ata, kinse të vrerosur, parakalojnë kokëulur, në funeral, buzë Zonjës Madhështore, Mbretëreshës së Zezë, me duart me unaza të arta, që ju fshehin paq njollat e gjakut që nuk ju lahen dot.
Ajo qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim.
Dhe Mbretëresha, që lodron si fllad në atë log të përzishëm, dëgjon lutjet e tyre të heshtura, që ta shtyjnë sa më shumë takimin me të, të Pakorruptueshmen Absolute!
Por Ajo, e Madhërishmja, vazhdon të lodrojë si fllad, mbi atë gumëzhitje milingonash, gjarpërinjsh e hienash dhe përkëdhel ëmbël veç ata, që njerëzisht vuajnë vërtetë për të ndjerin që Ajo ka ardhë të marrë me vete…
Këtë perceptim ndjeva kur sodisja Funeralin e Shtetit për Ismail Kadarenë në udhëtimin e tij ndërmjet dy Botëve.
Shkrimtari i mprehtë dhe ironik, virtuoz dhe vetmitar në më të shumtën e jetës së tij, vështroi së fundmi shumë nga personazhet që kishte qesëndisur dhe tallur, të mbanin rradhën në funeralin e tij.
Në të vërtetë, kjo është hakmarrja e tmerrshme e mikrobotës, ndaj atyre që i kanë shpërfillur së gjalli, ju vijnë në funeral, duke ja trazuar qetësinë që lipset në këto raste.
Ndaj dhe e mirëkuptova thellësisht Helena Kadarenë, që largoi turmën e Hiçave të shumtë, në çastet e shkurtra të ndarjes me Ismailin e saj.
Kush kupton, kupton.
Kush nuk kupton, nuk është më puna ime!
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Gusht17:51
Tronditet Van Damme: Miku im shqiptar u vra në Belgjikë (video)
Aktori i njohur Jean-Claude Van Damme ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me vdekjen e Ndue Melyshit, një 61-vjeçar shqiptar, ...
AKTUALITET
16 Korrik22:01
Forbes elozhe Shqipërisë si Mesdheu Sekret
TIRANA- Green Coast Hotel – M Gallery Collection, njësoj si në Capri, Saint-Tropez, Mykonos apo Ibiza. Ndër dekada, Mesdheu ka p&eu...
r.ll
AKTUALITET
31 Maj20:04
U qëllua me armë zjarri nga bashkëatdhetari në Podgoricë, ndërron jetë në spital 23-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)
binak kabashi
PODGORICË- I riu që u plagos nga të shtënat me armë zjarri në Podgoricë, nuk i ka mbijetuar plagëve t...
E.D
AKTUALITET
31 Maj19:28
Dy aktorët e njohur turq dënohen me burg/ Halit Ergenç dhe Riza Kocaoglu dhanë dëshmi të rreme në lidhje me protestat e Parkut Gezi
TURQI- Aktori i famshëm turk Halit Ergenc është dënuar me burgim me kusht për dhënien e dëshmisë së rreme në...
r.ll
AKTUALITET
31 Maj18:58
Ra nga lartësia teksa punonte në një pallat në ndërtim, humb jetën 48-vjeçari boshnjak në Tiranë
foto ilustruese
TIRANË- Një 48-vjeçar nga Bosnje-Hercegovina ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë. Sipas informaci...
AKTUALITET
31 Maj18:42
Skafi pëson defekt në mes të detit/ Policia kufitare e Vlorës shpëton personin në rrezik
VLORË- Policia kufitare e Vlorës ka arritur të shpëtojë një person i cili ka rrezikuar të mbytet në det, pasi skafi i ...
r.ll
AKTUALITET
31 Maj18:04
Trafikimi i armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, një mesazh zbuloi aktivitetin e grupit kriminal
foto ilustruese
TIRANË- Një rrjet i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri është çmont...
r.ll
AKTUALITET
31 Maj16:10
Të akuzuar për kultivim narkotikësh dhe dhunë në familje, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy persona
ekstradimi
TIRANË- Dy persona janë ekstraduar nga Greqia dhe Italia në vendin tonë. Një 34-vjeçar u arrestua në Greqi&...
n.f
AKTUALITET
31 Maj14:48
Gati kulla më e re në Tiranë/ "Barcelona" do të jetë 192.8 metër e lartë, e projektuar e gjitha në beton në ngjyrë tulle
TIRANË- Kulla më e re në Tiranë do të emërtohet “Barcelona” e projektuar nga studio e njohur spanjolle Ricardo Bofil...
n.f
AKTUALITET
31 Maj14:47
Bie me 13% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars
TIRANË- Pasi arriti rekord në vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ka shënuar rënie në tremujori...