Një park i ri fotovoltaik është miratuar nga qeveria në mbledhjen e kësaj të premteje. Parku me kontratë plot 49 vite, është miratuar në fshatin Sheq Marinas të Fierit.
Kontratat e qeverisë është lidhur me kompaninë Solen Energy, e cila sipas vendimit, do të detyrohet t’i japë shtetit 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike ose vlerën monetare përkatëse.
Në bazë të vendimit, kontrata duhet të zbatohet për një periudhë brenda tre vitesh.
Vendimi
“MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, ME VENDNDODHJE NË SHEQ-MARINAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “SOLEN ENERGY”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Sheq-Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier, nga shoqëria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M31413007M;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 128 MW;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në Sheq-Marinas, Bashkia Fier, Qarku Fier;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe pozicioni i projektit, sipas aneksit 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i) të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat e detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë, sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “SOLEN ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
/PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 Shkurt18:21
“Kurthi i mjaltit”/ Si turistë edhe nga Shqipëria përfunduan në rrjetin e zhvatësve në Madrid
Policia Kombëtare spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale në Madrid të dedikuar për mashtrimin e turistëve t&e...
AKTUALITET
6 Shkurt18:30
Pse përmbytet Shqipëria sa herë bie shi dhe pse rrugët miliona euro shemben brenda një dite?
Brenda vetëm dy muajve, disa nga akset rrugore më të kushtueshme në Shqipëri kanë pësuar shembje, rrëshqitje dherash d...
AKTUALITET
6 Shkurt18:20
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Që prej datës 3 shkurt , fati i bariut Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai mendohet se është rrë...
AKTUALITET
6 Shkurt18:07
Mbetjet toksike të Kurum, Gjykata e Durrësit vendos për 20 prej të akuzuarve
Në Gjykatën e Durrësit u zhvillua sot seanca për të akuzuarit për importin e mbetjeve të rrezikshme të Kurum. Më ko...
AKTUALITET
6 Shkurt17:40
Ndërtuan shtëpi bari, tre shqiptarë rrezikojnë deri në 4 vite burg në Belgjikë. Detaje nga operacioni
Tre shtetas shqiptarë rrezikojnë dënime nga një deri në katër vite burg në Belgjikë, pasi akuzohen se janë për...
AKTUALITET
6 Shkurt17:56
Ekzekutimi i snajperistit, flet nga burgu shqiptari i ekstraduar nga Brukseli. Çfarë thotë ai
Një burrë shqiptar është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e një burri tjetër, i cili u qëllua në kokë ng...
AKTUALITET
6 Shkurt17:45
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash në zonën e “Qafës së Vishës”, bllokohet njëri krah i rrugës
Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut orët e fundit, kanë kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe dherave në zonën &ldquo...
AKTUALITET
6 Shkurt17:38
Nga efektivët e Gardës, tek Burgjet, AMP dhe punonjësit e Shëndetësisë, ja sa do rriten pagat
Qeveria ka vendosur indeksimin e pagave për disa nga strukturat e vendit, duke përfshirë Gardën e Republikës, punonjësit e Policis...
AKTUALITET
6 Shkurt17:23
Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 automjete të dëmtuara
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 automjete janë përplasur me njëri-tjetr...
AKTUALITET
6 Shkurt17:19
EMRAT/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
TIRANË- Qeveria i ka propozuar Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së...