Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
TIRANË- Këshilli i Ministrave gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka vendosur që Fondi Shqiptar i Zhvillimit të jetë autoriteti kontraktor për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, lidhur me projektin për rehabilitimin e sheshit "Nënë Tereza". Në projekt përfshihet ndërtimi i një Muzeu Arkeologjik nëntokësor dhe parkimi nëntokësor.
Në funksion të zbatimit të projektit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse për projektimin, zbatimin e mbikëqyrjen e projektit, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës.
Gjithashtu do të kryejë paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit në emër të institucioneve publike përfituese pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme për këtë qëllim.
Vendimi i Këshillit të Ministrave
Vendim për ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e projektit “Ndërtimi i Muzeut Arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Ngarkimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si autoritet kontraktor dhe njësi zbatuese, për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, për realizimin e projektit “Ndërtimi i muzeut arkeologjik nëntokësor, parkimi nëntokësor dhe rehabilitimi i sheshit “Nënë Tereza””.
2. Në funksion të zbatimit të projektit, të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ngarkohet të kryejë:
a) të gjitha procedurat, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, duke lidhur edhe kontratat përkatëse për projektimin, zbatimin e mbikëqyrjen e projektit, si dhe të ndjekë zbatimin e tyre e të projektit përkatës;
b) paraqitjen e kërkesave për miratimin e lejeve të zhvillimit dhe të ndërtimit në emër të institucioneve publike përfituese pranë autoritetit kompetent të zhvillimit të territorit, si dhe ndjekjen e të gjitha veprimeve e të procedurave të nevojshme për këtë qëllim, sipas legjislacionit në fuqi për zhvillimin e territorit.
3. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Tiranë mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi, në funksion të zhvillimit të projektit të përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi.
4. Efektet financiare përballohen nga buxheti i miratuar për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
5. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh që prekin sistemin arsimor parauniversitar, Forcat e Armatosura, Policinë e...
Një zjarr është regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim të Muzeut Nënujor, du...
Një 21-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar ...
Janë zbardhur disa nga komunikimet mes modeles shqiptare Misse Beqiri Maloku me Jeffrey Epstein. Nga bisedat e publikuara kuptohet se mes tyre kishte nj&...
Banorët e fshatit shumicë, në Tropojë vuajnë për shkak të mungesës së rrugës, e cila i ka kufizuar t...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është shkarkuar nga detyra kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsioni...
Durim Bami, i ekstraduar një ditë më parë nga Dubai drejt Shqipërisë, ka paraqitur kërkesë zyrtare për t’u ...
Një magazinë me materiale druralumini në fshatin Gështenjas të Pogradecit po rrezikohet nga flakët. Zjarri dyshohet të ket...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos,...
Përplasjet e banorëve me efektivët e policisë sa vijnë dhe përshkallëzohen nga dita në ditë teksa ata tentojnë...