AKTUALITET

'Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës'/ Bozdo: PD do propozojë një ligj kontrollues

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 10:43

'Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shumë vende po ndërmarrin masa urgjente për të përballuar rritjen e çmimeve të naftës, qeveria shqiptare nuk ka paraqitur asnjë iniciativë konkrete.

Bozdo tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka miratuar planin për të hedhur në treg 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, ndërsa vende si Gjermania, Austria dhe Japonia kanë nisur të përdorin rezervat e tyre për të stabilizuar tregun. Ai shtoi se edhe vendet e rajonit, si Greqia dhe Maqedonia e Veriut, kanë marrë masa për të kontrolluar çmimet dhe për të përballuar krizën energjetike.

Sipas tij, edhe Komisioni Evropian ka kërkuar uljen e taksave për energjinë, ndërsa Italia po shqyrton rikthimin e mekanizmit të akcizës së ndryshueshme për të ulur çmimin e karburanteve.

Bozdo kritikoi qeverinë shqiptare duke thënë se ajo përfiton më shumë të ardhura nga rritja e çmimeve, por nuk po i përdor këto të ardhura për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë. Ai ngriti shqetësimin edhe për rezervat strategjike të naftës në vend dhe kërkoi nga Autoriteti i Konkurrencës të hetojë rritjen e njëkohshme të çmimeve nga kompanitë e tregtimit të karburanteve.

Deputeti demokrat bëri të ditur se të hënën grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në Kuvend një projektligj që synon të detyrojë qeverinë të marrë masa automatike për kontrollin e çmimeve të karburanteve në raste krizash energjetike globale.

Bozdo: Në një vendim urgjent, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë miraton planin për të lëshuar 400 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të saj. Kësaj kërkese ju bashkuan menjëherë Gjermania dhe Austria, duke zyrtarizuar lëshimin e rezervave strategjike të naftës. Japonia gjithashtu, ka ndërmarrë hapat e saj duke lëshuar dhe ajo këto rezerva me qëllim normalizimin e furnizimit me lëndë djegëse si dhe qetësimin e çmimeve të naftës në bursën ndërkombëtare. Por gjithashtu masa të menjëhershme dhe efikase po marrin vendet fqinj me ne.

Greqia ka ngritur borde të cilat kontrollojnë dhe minimizojnë fitimet e kompanive të tregtimit të karburanteve dhe ushqimeve bazë të shportës. Ndërsa Maqedonia e Veriut ka shpallur emergjencën energjetike dhe po lëshon në treg rezervat e saj të naftës. Ndërkaq, komisioneri evropian për energjinë, Dan Jørgensen, doli publikisht me një thirrje të fortë drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ato të ulin menjëherë taksat për energjinë, përfshirë akcizën mbi karburantet, për të përballuar rritjen e çmimeve të shkaktuara nga lufta në Iran dhe bllokimi i ngushticës së Hormuzit.

Qeveria italiane njoftoi zyrtarisht se po punon për të riaktivizuar mekanizmin e njohur si akciza e ndryshueshme, mekanizëm i cili ul automatikisht akcizën kur rritet çmimi i naftës bruto. Ky mekanizëm funksionon duke përdorur të ardhurat shtesë nga TVSH-ja që kur rritet çmimi i naftës, ku qeveria është përfitues i vetëm. Nga ana tjetër qëndron qeveria shqiptare, e cila për momentin nuk ka asnjë ide dhe nuk dimë të ketë shprehur ndonjë iniciativë për të bërë në zbatim këto mekanizma që vendet e Bashkimit Evropian dhe fqinjët tanë në rajon po ndërmarrin me shpejtësi.

Është shumë shqetësues fakti se qeveria shqiptare, edhe pse fiton më shumë kur çmimi i naftës rritet, dhe kjo gjë po ndodh, nuk ka ndërmend t'i përdorë këto të ardhura shtesë, të pamerituara për qytetarët e saj dhe ekonominë e saj. Por ka një fakt tjetër po aq shqetësues, rezervat e naftës. Angazhimi ynë pranë agjencisë ndërkombëtare të energjisë si dhe ndaj direktivës përkatëse të Bashkimit Evropian sanksionon detyrimin ligjor që kompanitë shqiptare të mbajnë një rezervë nafte të barabartë me 61 ditë konsum apo 90 ditë importe. Për fat të keq është e vështirë sot të imagjinohet se një rezervë e tillë ekziston dhe aq më tepër se mund të aktivizohet me kërkesën më të parë nga qeveria në kushtet e emergjencës energjetike.

Pra, ndërsa të gjitha vendet e Bashkimit Evropian praktikisht po vrapojnë të ngrenë pa humbur kohë, instrumentet për t'u përballur me krizën që tashmë po troket. Me synimin e vetëm të mbrojtjes së qytetarëve të tyre dhe ekonomisë kombëtare, qeveria shqiptare nuk ka ndërmend të bëjë asgjë të tillë. Ditët e fundit, rritjet e menjëhershme dhe të njëkohshme të çmimit të naftës nga të gjithë tregtarët në Shqipëri, treguan se kjo rritje është e organizuar dhe me shumë gjasa përmban elementë të kundraligjshëm. Për këtë i bëjmë thirrje autoritetit të konkurrencës të monitorojë sjelljen e kompanive në këtë treg nga shumë afër dhe të ndërhyjë menjëherë në rast se verifikohen situata kartel dhe abuzimi me çmimin e naftës si dhe të ushqimeve bazë të shportës.

Nuk është hera e parë që përballë krizave botërore qeveria e Edi Ramës nuk reagon. Rasti i fundit ishte pandemia COVID, ku përveç ndalim qarkullimit masat e tjera ishin inekzistente. Për pasojë gjatë pandemisë qeveria u pasurua vërtet nga rritja e çmimeve, por vetëm pak përqind e këtyre të ardhurave ju kthyen qytetarëve dhe ekonomisë mbrapsht. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë dot kështu. Përgjigja ndaj krizave nuk mund të jetë humor i qeverisë së Edi Ramës.

Qytetarët paguajnë taksa për t'u mbrojtur në situata të tilla dhe për të mos u lënë në mëshirë të fatit. Për këtë arsye, ditën e hënë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në kuvend një projektligj që do ta detyrojë qeverinë në në rastin e krizave energjetike të shkaktuara nga situata globale, nga forca madhore, të marrë automatikisht masa për të mbajtur nën kontroll çmimin e karburantit. Me anë të këtij projektligji ne synojmë të zgjidhim atë që të gjitha qeveritë e rajonit dhe të Bashkimit Evropian e dhe zgjidhin si pasojë e detyrimit të tyre për t'i shërbyer qytetarëve të tyre. Sepse kur qeveritë, kur qeverisë nuk ja ndjen, ne duhet të kemi një mekanizëm detyrues që ndihmon shqiptarët dhe ekonominë kombëtare. Është detyrim i opozitës t'ju japë zgjidhje ligjore situatave të tilla kur qartazi mungon vullneti i qeverisë tonë për këtë gjë. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan