Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin 2025 obligacione me maturim 20 vjeçar. Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë ankandin e parë për testimin e tregut në janar të vitit 2025, ndërsa në muajin mars është parashikuar edhe një rihapje e ankandit të muajit janar. Shuma e planifikuar për emetim në të dy ankandet është gjithsej 2.5 miliardë lekë.
Obligacionet 20 vjeçare do të jenë instrumenti më afatgjatë i emetuar nga qeveria shqiptare. Deri më sot, titujt më afatgjatë janë obligacionet 15-vjeçare, që u emetuan për herë të parë në nëntor të vitit 2021. Afërsisht tre vjet më vonë, Ministria e Financave ka vendosur të hedhë hapin e radhës në zgjatjen e maturitetit maksimal të instrumenteve të borxhit të brendshëm.
Zgjatja e maturitetit maksimal të borxhit është në parim një sinjal i forcimit të besueshmërisë së huamarrësit. Në vitet e fundit, treguesit e borxhit publik janë përmirësuar, falë ecurisë së mirë të ekonomisë pas pandemisë, forcimit të lekut në kursin e këmbimit valutor dhe një politike fiskale më konservatore, me deficite buxhetore më të ulëta.
Pasi arriti një nivel rekord prej më shumë se 74% të PBB-së në vitin 2021, borxhi publik ka ardhur në rënie të shpejtë gjatë viteve në vazhdim dhe në fund të vitit 2023 zbriti në 57.5% të PBB-së. Sipas vlerësimeve paraprake të Ministrisë së Financave në fund të 9-mujorit 2024 borxhi publik ishte sa 55.45% e PBB-së.
Ulja e borxhit bëri që agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit, S&P Global Ratings dhe Moody’s, gjatë këtij viti ta përmirësonin notën e borxhit Sovran të vendit.
Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.
Në fundin e muajit shtator 2024, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 928 ditë, nga rreth 630 ditë që kishte qenë një dekadë më parë.
Paralelisht, një strategji e tillë është ndjekur edhe me Eurobondet që emetohen në tregjet ndërkombëtare. Eurobondi i emetuar në vitin 2021 arriti maturitetin më afatgjatë deri më sot për këto instrumente, me një horizont kohor 10-vjeçar.
Përmirësimi i treguesve të borxhit publik dhe i vlerësimit të borxhit Sovran, por edhe kthimet e kënaqshme në raport me rrezikun e investimit, kanë bërë që për herë këtë vit në tregun e brendshëm të obligacioneve të investojnë edhe investitorë institucionalë nga jashtë vendit. Deri tani, këta investitorë janë orientuar kryesisht në instrumentet me maturim afatmesëm, si obligacionet 3-vjeçare dhe 5-vjeçare.
Nga këndvështrimi i investitorëve, emetimi i obligacioneve 20-vjeçare krijon mundësi për të rritur më tej kthimet nga investimi në letrat e borxhit të qeverisë. Këto instrumente mund t’u shërbejnë sidomos investitorëve institucionalë, si për shembull fondeve private të pensionit.
Nga ana tjetër, shtimi i instrumenteve të borxhit me maturim më afatgjatë krijon më shumë premisa për të zhvilluar tregun dytësor të titujve, për t’i bërë këta tituj më likuidë./ MONITOR
Simaku-Ilirjani TIRANË- Biznesmeni dhe modeli Elton Ilirjani gjeti dhe strehoi këngëtaren ikonë të muzikës shqiptare, Pa...
AUSTRI- Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Austri. Mësohet se 36-vjeçari është kapur me 12 kilogram&eu...
ATHINË- Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga atentati i djeshëm mafioz në Athinë, ku mbeti i vrarë shqiptari Irakli ...
TIRANË- Vëllai i këngëtares Parashqevi Simaku, Arben Simaku, pas telefonatës së parë me të motrën tha se ndihet s...
TIRANA- Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi ka folur sot për zhvillimet e fundit lidhur me mandatet e GJK. I...
TIRANA- Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi ka komentuar sot zhvillimet e fundit lidhur me mandatet e GJK. I ftuar në emisio...
ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Athinë ku mbeti i vrarë ...
TIRANË- Kur agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit trokitën në shtëpinë e Erjon Veliajt tek Kodra e Diellit m&eum...
kokaina AUSTRI- Një 36-vjeçar shiqptar është arrestuar të dielën në Austri, pasi u kap me 12 kilogramë kokain&eum...
ushtaret amerikane KOSOVË- Ushtarët amerikanë të KFOR-it kanë kryer patrullime gjatë ditës së sotme në ve...