
Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik një projektligj që ndryshon rrënjësisht mënyrën e taksimit të pasurive të paluajtshme, duke propozuar që taksa të mos llogaritet më mbi çmimet e referencës, por mbi vlerën reale të tregut. Nisma vjen pas vitesh kritikash për mungesën e politikave që frenuan spekulimin me pronat dhe mbajtjen e mijëra banesave e tokave jashtë qarkullimit, ndërsa çmimet janë rritur në nivelet më të larta në rajon.
Sipas projektligjit, barra fiskale do të rritet për pronat e dyta, të treta dhe tokat e pashfrytëzuara, me synimin që ato të dalin në treg për shitje ose qira. Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo ndërhyrje po vjen me shumë vonesë, pasi tregu është mbingarkuar nga ndërtimet dhe çmimet janë fryrë gjatë dekadës së fundit.
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, agjenti imobiliar Armando Shkëmbi tha se projektligji është pozitiv, por sipas tij qeveria duhej ta kishte miratuar vite më parë.
“Ky është një ligj i mirë, por është i vonuar. Ne vuajmë nga pronat boshe, si banesat ashtu edhe tokat. Pronarët nuk kanë pasur asnjë barrë fiskale dhe i kanë mbajtur pronat të ngrira, ndërsa çmimet vetëm janë rritur. Sot jemi vendi më i varfër në Europë me çmimet më të larta të pasurive të paluajtshme”, u shpreh ai.
Shkëmbi argumentoi se taksat e propozuara nuk janë të larta dhe nuk rrezikojnë tregun, por do të ushtrojnë presion mbi ata që mbajnë dhjetëra prona pa i përdorur.
“Për banesën e parë ndryshimet janë minimale. Por për shtëpinë e dytë, të tretë apo të katërt, taksa rritet gradualisht. Kjo do t’i detyrojë pronarët t’i nxjerrin pronat në treg për qira ose për shitje dhe do ta bëjë tregun më funksional”, tha ai.
Eksperti kritikoi edhe politikat e ndjekura gjatë viteve të fundit në sektorin e ndërtimit, duke theksuar se në Tiranë janë dhënë leje për rreth 17 milionë metra katrorë ndërtim, ndërkohë që popullsia nuk ka shënuar rritje që ta justifikojë këtë bum.
Sipas Shkëmbit, kombinimi i stokut të lartë të banesave me rritjen graduale të taksave do të sjellë, herët ose vonë, një korrigjim të çmimeve.
Megjithatë, ai ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si qeveria do të përcaktojë “çmimin e tregut”, mbi të cilin do të llogaritet taksa.
“Metodologjia nuk është bërë ende publike. Është një proces i vështirë, sepse çmimi i tregut nuk është një vlerë fikse. Mbetet të shihet se si do ta zbatojnë Bashkitë dhe ASHK-ja këtë sistem”, përfundoi Shkëmbi.
Fjala e tij:
Unë mendoj që ky është një ligj i mirë por është i vonuar. Pse është i mirë? Sepse ne vuajmë nga pronat boshe, si te ato për banim, edhe tokat, sepse ky ligj aplikohet edhe te tokat. Pra, po të vësh re në çdo cep të Tiranës, anës së Republikës së Shqipërisë, të duash të blesh një copë tokë çmimet janë të fryra.
Pse? Sepse pronari nuk ka peshë fiskale. Edhe thotë 'le të rrijë aty, nuk më ha bukë', janë këto shprehjet popullore 'e hedh në gjellë dhe e lë për shtëpi'. Dhe ne tani jemi më të varfrit në Europë me çmimet më të larta. Dhe sigurisht asnjë individ nuk mund të investojë apo të blejë apo të...
Tregu qarkullon kur ka taksim, por duhet të jetë taksim i drejtë, jo taksim i rëndë. Dhe unë i lexova rresht për rresht të gjitha nenet e ligjit. Nuk janë pesha fiskale të mëdhaja. Janë modeste, konservatore, se po i vure shumë të mëdhaja ti e çon në kolaps tregun. Nuk janë aq të forta si taksa, dhe po të bëjmë një llogari fare të thjeshtë. Shtëpia e parë që ka mundësi sot, taksohet si banesë, 5 mijë lekë të vjetra në muaj tek fatura e ujit. Shtëpitë e para me këtë ligj, do taksohen po aq sa janë, ndoshta pak më lart. Sepse tani taksohen mbi çmimin e referencës, do fillojnë të taksohen mbi çmimin e tregut.
Metodologjia për të nxjerrë çmimin e tregut nuk është vendosur akoma, do ta vendosin aktet nënligjore. Për shtëpinë e dytë, të tretë, taksa tani dyfishohet, trefishohet ose katërfishohet. Pra nëse ti ke një shtëpi të dytë që e përdor rrallë, nuk do paguash më 5 mijë lekë të vjetra në muaj, do paguash 10, 15 apo 20 mijë lekë të vjetra në muaj. Dhe kjo fillon e ngarkon me barrë fiskale ata që mbajnë 2, 3, 5, 10, 15, 30 prona.
Do të detyrohen t'i nxjerrin në treg për qira ose për shitje. Pra kjo është pozitive jo vetëm për banesat, po dhe për tokat. Tokat domethënë rrinë bosh pafund. Mjafton të udhëtosh nëpër Shqipëri. Nëse ti e ngarkon me një bazë të lehtë fiskale, dhe nuk janë taksa të larta, sa për ta incentivuar, ta motivosh pronarin që ose ta punojë atë, të prodhojë në këtë tokë, ose t'ia japë dikujt tjetër me qira, apo t'ia shesë, i cili e punon dhe e lejon veten të paguajë taksën. Ne kemi bërë tani gabime fatale. Cilat janë gabimet fatale? Në 10 vite në Tiranë janë dhënë 17 milionë metra katrorë leje.
Ndërkohë që popullsia nuk është rritur. Popullsia në Tiranë rritet me 2-3 mijë banorë në vit që i thonë 1 mijë familje, dhe ne ndërtojmë 10 mijë apartamente, të cilat shpërndahen: 40% pronari i tokës, 35% kleringu, 25% ndërtuesi, nuk ka rëndësi përqindja. Çfarë dua të them është që këto prona kanë qenë të ngrira, të bllokuara tani. Të gjithë i mbajnë se e shikojnë si një kallëp floriri që vetëm i rritet vlera. Nëse ne të gjithë e mbajmë këtë produkt, nuk e shesim, sigurisht që i rritet vlera.
Por nuk është një rritje e shëndetshme që vjen nga nevoja e tregut. Banesat ndërtohen për banorë. Banorët nuk janë. Dhe ne kemi ndërtuar shumë. Nëse ky ligj do ishte në fuqi që përpara 10 vitesh, tregu do qarkullonte dhe ne nuk do kishim ndërtuar kaq prona.Qyteti do ruhej nga mbindërtimi, do kishim ca hapësira të gjelbra se s'kemi ku të çojmë fëmijët tashmë, ku të luajnë fëmijët, s'kemi ku luajmë as ne si të rritur. Do ishte më pak ndërtime dhe tregu do qarkullonte, do ishte më i shëndetshëm. Tani po krijohet vala perfekte.
Ajo që ne kemi diskutuar te emisioni yt pafund, që do të thotë...E kemi paralajmëruar. Tashi nuk e vëmë dot pikën në afatin kohor se kur. Po tani, tregu mbindërtohet apo jo? Është i mbindërtuar, e kemi të konfirmuar dhe nga Censi i qeverisë i 2023-shit.Po duhet të kenë shkuar 80 se ndërtojmë nga 10 mijë në vit, ndërkohë që popullsia nuk rritet, kjo aritmetika e klasës së dytë është kjo, s'ka nevojë as për llogari të mëdhaja. Pra, tregu fryhet këtej. Gradualisht qeveria do t'i shkojë, okej e ka shtyrë për 2029-ën këtë punë, banesat, dhe 2031-shin tokën, nuk kanë për t'u aplikuar nesër në mëngjes, po herët a vonë kemi mbifurnizim të tregut, rritje të peshës fiskale dhe vemë në pikën që çmimet do venë atje ku e kanë vendin e tyre, se shumë njerëz më kritikojnë, thonë pse thua ti do ulen çmimet? Ta nxjerr analiza, unë nuk jam duke ëndërruar. Analiza thotë mbifurnizim, rritje graduale e taksimit, konkluzionin nxirreni vetë, s'po e them unë fare.
Fleksibilitet, po këtu duhet të ishim investuar ne që pronat të lëvizin, qarkullojnë. Ti e ke blerë për investim, shumë mirë, nxirre për qira në treg. Po kemi ca qira mesatare 750 euro. Sa rrogë ka shqiptari? Kjo nuk ka vend ku të qëndrojë.Po ashtu i kemi bërë ne gjithmonë llogaritë. Pra ky ligj ka dhe një specifikë tjetër. Deri vonë ka qenë parashikuar që llogaria e taksës për banesën e parë, dytë, tretë, do bëhej mbi çmimin e referencës. Tani thonë do ta bëjnë mbi çmimin e tregut. Kjo është pikëpyetje e madhe tani. Si do ta llogarisin çmimin e tregut? Pra metodologjinë do e caktojë Këshilli i Ministrave, aktet nënligjore.
Bashkitë do vendosin se sa është çmimi i tregut në këto zona. ASHK-ja dhe Bashkitë. ASHK-ja do punësojë vlerësues pronash, do angazhojë vlerësues pronash që të thonë se sa është vlera e pronave këtu. Më duket pak e vështirë për t'u implementuar çmimi i tregut. Çmimi i referencës implementohet. Çmimi i tregut është pak i vështirë, pastaj s'është as relativ. Nuk është absolut që e vendosëm kaq. Megjithatë të shohim se si do jetë metodologjia.
Është spekullante sigurisht.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Qershor07:59
Mëngjesi me diell dhe mesdita me shi, parashikimi i motit për ditën e sotme
Kushtet atmosferike gjatë ditës së premte do të jenë kryesisht të qëndrueshme, megjithëse në orët e mesdit&e...
AKTUALITET
26 Qershor07:38
Shteti duhet të paguajë 180 milionë euro për arbitrazhet ndërkombëtare
Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj shtetit shqiptar arritën në rreth 179.6...
AKTUALITET
26 Qershor07:25
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.2 lekë, në shitje me 83.2 lekë.
Euro do të blihet me 93...
AKTUALITET
26 Qershor07:09
Turistët po largohen nga frika?! Përkundrazi, po lind fenomeni i turizmit të protestës në Shqipëri
Namrata Samra, një vajzë nga India rezervoi Shqipërinë për Alpet, por u largua duke promovuar një protestë shqiptare para q...
AKTUALITET
25 Qershor23:27
AFP: Resorti i Trump hedh dritë mbi tokat “e vjedhura” të Shqipërisë
Nga AFP/ Hektarët e tokës që shqiptari Minella Balliu ka luftuar për dekada për t’i rimarrë, janë vënë në...
AKTUALITET
25 Qershor23:01
“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin
Igballe Huduti u shpall non-grata nga Republika e Shqipërisë, me argumentin se cënon sigurinë kombëtare.
Ajo ka reaguar gjatë emi...
AKTUALITET
25 Qershor22:57
Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin thirrjen: Rama jep dorëheqjen!
TIRANË- Mijëra protestues po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë përsëritur thirrjen e tyre për dor&...
AKTUALITET
25 Qershor22:38
'Shteti ka operuar si grup i strukturuar kriminal', Bushkolaj: Protesta kundër realitetit të krijuar nga narko-ekonomia
Redaktori i Syri TV thotë se Rama po mbështetet tek SPAK për të linçuar protestën kundër tij që tashmë ka hyr&eum...
AKTUALITET
25 Qershor22:25
Rama sulmon sërish protestuesit: Gjakprishur që nuk lexoni dot asnjë ligj me 10 nene
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar mbrëmjen e sotme një protestues, i cili gjatë fjalës së tij fliste për projektligje, që si...