Skandal në Lushnjë/ Këngë dhe duartrokitje për Enver Hoxhën në ambientet e Muzeut, e pranishme edhe kryebashkiakja
Një aktivitet i organizuar në ambientet e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit të Lushnjës, ka shkaktuar r...
Një aktivitet i organizuar në ambientet e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit të Lushnjës, ka shkaktuar r...
Vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili u eliminua mëngjesin e sotëm në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencis...
Ka 3 muaj që Komisioni i Prokurimit Publik mban në sirtar një procedurë jetike për institucione strategjike. Që në 23 qersh...
Deputeti i PL, Tedi Blushi ka kërkuar interpelancë me kryeminsitrin Edi Rama, pas dënimit t ëish krerëve të UÇK në H...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 58-vjecares Lumturi Patushi nga bashkëshorti i saj. Nipi 14-vjecar i gruas njoftoi policinë pas vrasje dhe...
Një 39-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se punësohej përkohësisht në biznese të ndrys...
Një qytetar, i cili kishte zgjedhur të kalonte të dielën pranë Liqenit të Kombinatit së bashku me familjen dhe fëmij&e...
Pas atentatit në Sarandë, ku mbeti i vrarë Artan Myrtaj dhe u plagos një kalimtar, autoritetet ligjzbatuese janë vënë n&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj komentoi edhe çështjen e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar...
Është nisur me helikopter drejt Tiranës Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, që u plagos sot në 20 shtator në atentatin në...

Vrasja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili u eliminua mëngjesin e sotëm në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencisë në Sarandë, ka kthyer në vëmendje të shkuarën e errët dhe bashkëpunimin e tij me Ramadan Zoton, i njohur si “Dane”, i cili korrikun e vitit të shkuar plagosi me armë zjarri dy të rinjtë nga Kamza.
Më 17 korrik të 2025, “Dane” plagosi me pistoletë Gëzim Hajdarajn, 33 vjeç, dhe Ernest Lamën, 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.
Brenda ditës së ngjarjes, rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda prej orësh zhvilluan operacione për arrestimin e 43-vjeçarit të shumëkërkuar, Ramadan Zoto, alias Ramadan Canaj, i cili hapi zjarr 4 herë, duke i lënë të plagosur në një rrugë kryesore të lagjes nr. 4 në Sarandë.
Në momentin e ngjarjes mësohet se dhe Gëzim Hajdaraj ishte i armatosur, por ai nuk arriti të kundërpërgjigjej, ndërsa, për shkak të gjendjes së rënduar pas plumbave të marra, dy të rinjtë nga Kamza u nisën në gjendje të rëndë me helikopter nga lagjja numër 4 e Sarandës, aty ku ndodhi ngjarja, në drejtim të Tiranës.
Bashkë me Zoton, korrikun e 2025, policia u vendos në kërkim dhe të 3 personave të tjerë për “përkrahje të autorit të krimit”.
Njëri prej tyre është dhe vëllai i “Danes”, Erjon Canaj, 36 vjeç, dhe dy shokët Artan Murtaj, 43 vjeç, dhe Klaus Jaçaj, 31 vjeç, të cilët rezultojnë me precedentë të ndryshëm penalë.
Pas plagosjes së dy të rinjve, në Sarandë nisi një sagë hakmarrjeje.
Në fillim të muajit tetor të 2025, u vra me tritol babai i Klaus Jaçajt, Isuf Jaçaj, ngjarje e cila ndodhi pak para mesnatës.
Automjeti tip fuoristradë ku ndodhej Isuf Jaçaj u përfshi nga një shpërthim i fortë që i mori jetën atij në vend.
Pas tritolit të vendosur ndaj Isuf Jaçajt, raportohet se në shënjestër ishin dhe prona të Ramadan Zotos, të cilat u hodhën në erë.
Në lidhje me plagosjen e Hajdarajt dhe Lames, Ramadan Zoto përfundoi prapa hekurave, ndërsa Artan Myrtaj dhe Klaus Jaçaj, të cilët u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, fituan lirinë brenda pak kohësh. Asokohe, në kërkim të policisë vendase ishte Erjon Canaj, vëllai i “Danes”.
Plagosja e të rinjve nga Kamza në lagjen numër 4 të Sarandës, në korrikun e 2025, nuk u përmbyll vetëm me arrestime dhe përballje me drejtësinë.
Të afërm të Gëzim Hajdarajt dhe Ernest Lames janë përbetuar që do të marrin hak për gjakun e tyre, të cilët prej më shumë se një viti po vijojnë me hakmarrjen.
Pas vrasjes së babait të Klaus Jaçajt, Isufit, ngjarje e ndodhur në tetorin e 2025, sot iu mor jeta Artan Myrtajt, i cili përkrahu “Danen” pasi plagosi dy të rinjtë.
4 plumbat të cilët prekën para një viti Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën, sot e kësaj dite po i kushtojnë jetën personave që tentuan të mbanin ngjarjen e fshehtë.
Pista kryesore e hetimit dhe të gjitha dyshimet e vrasjes së Artan Myrtajt, i cili dha frymën e fundit para syve të nënës së tij, çojnë në ngjarjen e vitit 2025, ku u plagosën dy të rinjtë nga Kamza, miq të Ervis Lamit, një personazh i njohur i botës së krimit në Shqipëri.
Ka 3 muaj që Komisioni i Prokurimit Publik mban në sirtar një procedurë jetike për institucione strategjike. Që në 23 qersh...
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 58-vjecares Lumturi Patushi nga bashkëshorti i saj. Nipi 14-vjecar i gruas njoftoi policinë pas vrasje dhe...
Një 39-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se punësohej përkohësisht në biznese të ndrys...
Një qytetar, i cili kishte zgjedhur të kalonte të dielën pranë Liqenit të Kombinatit së bashku me familjen dhe fëmij&e...
Pas atentatit në Sarandë, ku mbeti i vrarë Artan Myrtaj dhe u plagos një kalimtar, autoritetet ligjzbatuese janë vënë n&eum...
Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur “Ferm&...
Është nisur me helikopter drejt Tiranës Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, që u plagos sot në 20 shtator në atentatin në...
Një atentat me armë zjarri tronditi mëngjesin e sotëm qendrën e Sarandës, pranë ish-agjencisë së vjetër, ku ...
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Sarandë. Mësohet se 44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u vra në ...
Policia ka reaguar zyrtarisht pas atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një person u vra me armë zjarri dhe...